• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Mevlan Shanaj: Regjisori Viktor Gjika me filmin “Gjeneral Gramafoni” i dha Shqipërisë personalitet në imazh

05/06/2023
in Nostalgji
A A
Mevlan Shanaj: Regjisori Viktor Gjika me filmin “Gjeneral Gramafoni” i dha Shqipërisë personalitet në imazh
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Premiera e filmit të restauruar “Gjeneral Gramafoni” bëri bashkë artistët mbrëmjen e së enjtes.

Me regji nga Viktor Gjika filmi prodhim i vitit 1978 iu nënshtrua më parë restaurimit dhe pas këtij procesi, Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit shfaqi për publikun premierën e filmit të restauruar “Gjeneral Gramafoni”.

Me regji nga Viktor Gjika, skenari i filmit është nga Vath Koreshi dhe muzikë nga Aleksandër Peçi. Regjisori Mevlan Shanaj ishte i pranishëm në premierën e filmit të restauruar dhe shprehet se “Gjeneral Gramafoni” është një ndër filmat më të njohur të ekranit shqiptar.

Regjisori Shanaj thotë se me këtë film regjisori Viktor Gjika i dha Shqipërisë personalitet në imazh. “Më 20 prill u promovua libri Ester Gjika, “Film, pas filmi, unë e bija e ….” Viktor Gjikës dhe njëkohësisht u shfaq “Gjeneral Gramafoni” i restauruar!

Një ndër filmat më të njohur të ekranit shqiptar, ku Bujar Lako erdhi si gjeneral dhe ashtu mbeti deri në fund!

Regjisori Viktor Gjika me këtë film konsolidoi jo vetëm veten si violina e parë e ekranit shqiptar, por i dha Shqipërisë personalitet në imazh”, shprehet regjisori Mevlan Shanaj për këtë film pas premierës. Premiera e filmit të restauruar “Gjeneral Gramafoni” u shfaq në kinemanë Cineplexx (TEG) mbrëmjen e datës 20.

Në filmin “Gjeneral Gramafoni” me regji nga Viktor Gjika aktorë në role janë Bujar Lako, Guljelm Radoja, Sheri Mita, Reshat Arbana, Sandër Prosi, Kadri Roshi, Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Dhimitër Orgocka, Sulejman Pitarka, Muhamet Sheri, etj.

Në mesin e viteve ’30 fillon penetrimi dhe parapërgatitja e pushtimit Italian të vitit 1939. Halit Berati, një klarinetist virtuoz dhe Parandili ftohen nga një sipërmarrës italian të incizojnë në pllaka gramafoni, meloditë e tyre të cilat do të shiten së bashku me muzikën italiane të kohës së fashizmit. Gjatë kësaj kohe fillojnë grevat e punëtorëve të naftës ku Halil Berati është punëtor.

Puna me restaurimin e filmit

Falë bashkëpunimit mes Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit dhe Fondazione Gramsci di Puglia në kuadër të projektit “Për një rrjet institucionesh kulturore midis Pulias dhe Shqipërisë”, u krye në qendrën DABIMUS srl në Bari, restaurimi digjital i filmit “Gjeneral Gramafoni”.

AQSHF shprehej më parë se ishte një film kult i kinematografisë shqiptare me skenar nga Vath Koreshi dhe muzikë të stilizuar bukur nga mjeshtri Aleksandër Peçi, nën regjinë e të madhit Viktor Gjika, që vinte për publikun i restauruar mjeshtërisht në studion e qendrës DABIMUS srl nën drejtimin e profesorit Nicola Barbuti.

Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit shprehet se filmi i restauruar “Gjeneral Gramafoni” mund të ndiqet edhe online për disa ditë. “Për kënaqësinë e të gjithëve filmi i restauruar “Gjeneral Gramafoni” mund të ndiqet online në 4K, për 1 javë, në kanalin YouTube të AQSHF-së dhe më pas do të jetë i disponueshëm për subjektet që përcjellin filmin në publik, sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara nga legjislacioni shqiptar në fuqi”, thuhet nga Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit. Viktor Gjika lindi më 23 qershor 1937 në Korçë dhe vdiq më 3 mars 2009 Tiranë. Ishte një nga regjisorët më të rëndësishëm dhe të shquar të filmit shqiptar. /Nga Julia Vrapi

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In