• Kontakt
Monday, February 2, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

METAMORFOZA/ Drejt 25 prillit me portretin aspak simpatik të Metës: A mund të sjellë kjo disfatën e radhës e opozitës?

13/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
METAMORFOZA/ Drejt 25 prillit me portretin aspak simpatik të Metës: A mund të sjellë kjo disfatën e radhës e opozitës?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy ditë më parë, në fjalimin e Asamblesë socialiste, kryeministri Rama paralajmëroi një fushatë interesante, që në fakt, edhe pa e thënë, qartazi që do jetë e tillë, si asnjë para saj.

E kjo, bash prej metamorfozës së paimagjinueshme deri dje të njeriut që mban postin e kreut të shtetit: Ilir Meta.

Një politikan tipik krizash e kurrë idesh apo vizionesh, inatçor dhe me një boshësi shqetësuese intelektuale, ai ka vënë në sprovë shoqërinë e po ashtu dhe gazetarinë, mes qasjes politike ndaj tij apo psiqike.

Me një sjellje kontraverse, me deklarime po aq, ekstrem dhe depresiv, në rrethana të tjera, nëse nuk do ishte president apo të kish një post tjetër të lartë shtetëror, ajo çfarë shfaq e thotë do shërbente si argëtim, por fakti që në dorën e tij është një prej vulave të shtetit, i ndodhur me staturën e presidentit, bën që të ketë dhe ai ithtarët e vet, sidomos për patriotizimin e zbuluar së fundi, ku nuk duron dot t’i vësh në diskutim atdhedashurinë e Vojo Kushit, për të cilin u hodh përpjetë një natë më parë në një intervistë televizive, a thua se njeriu mbi tank i historiografisë komuniste ka qenë i LSI-së.

Sepse, është Berisha, ai që është, me dobësitë e cenet e veta, por dhe sot është ai që ka qenë gjithnjë. Po ashtu dhe Rama. Askush prej tyre nuk përbën një befasi, për të cilën nuk di se si dhe nga ç’anë t’i përgjigjesh e t’i qasesh. Ndërsa kjo që po ndodh me Metën, metamorfozën e tij neurotike, ka kapur gafil shumëkënd, pasi nuk posedojnë asnjë protokoll reagues. Vaksinë jo e jo!

Dhe, dilema më e madhe sot përballë Metës është: ky bën vetë – pra, e ka studiuar dhe më pas ka zgjedhur këtë metodë me elementë tërbimi politik për kalkulimet politike të 25 prillit – apo nuk është i ndërgjegjshëm për ç’thotë e bën, aq sa duhet parë si pacient?

Sepse, një ndër detajet e egarshanisë së tij politike, të pangjashme në lloj, e të paparë deri më sot në politikën shqiptare, te asnjë personazh qendror i saj, madje as të vetë Meta më parë, është heqja dorë prej çdo limiti. Pra, është e vështirë dhe gati e pamundur që të mendosh se gjithsesi, sado me teprime, i ka vënë vetes një kufi etik. Jo, ky kufi s’ekziston më dhe duhet të jesh i përgatitur të dëgjosh gjithçka që imagjinata s’ka mundur dot ta mendojë deri sot.

Por politikisht, a vërtet mund të ketë rezultat kjo në votat e 25 prillit? Patjetër që po, po ku, te cili hambar, te ai i opozitës apo i mazhorancës?

Ka plot referenca për të kuptuar se tërbimi i Metës nuk mund të prodhojë vota përballë qetësisë politike të Ramës, ligjërimi sarkastik i të cilit vijon të jetë arma më e fortë e tij, aspak e konsumuar.

Madje instikivisht, në një dimension kulturor më shumë se politik, masa preferon ta ketë Ramën personazh qëndror për atë çfarë ofron: lakonik, prodhimtar, argëtues e serioz njëherësh, arsyetues, fantazues, imponues. Rama ka dështuar në frymë por vijon të përçojë frymë! Dhe, një dobësi e çorientim i rivalëve përballë, pa lakonicitet ligjërimor, aspak prodhimtarë, aspak argëtues, as arsyetues, as fantazues, e mbi të gjitha aspak imponues, ka bërë që Rama të jetë akoma në kuota politike të pakonkurrueshme.

Rama mundet vetëm nga një sishok të tij në profil, të cilin opozita as nuk e ka patur e as nuk e ka. Dhe te ky profil, ajo që bën diferenën nuk është potenca politike, aftësia shahistike në të, por elementi etik dhe kulturor. Kush injoron këto dy elementë te ndjesitë e elektoratit shqiptar, është i destinuar të dështojë dhe mos kuptojë se nga i vjen dështimi.

Për këtë, vëreni me kujdes komentet poshtë biografive që ofron Rama së fundi, ku përfshin dhe shumë figura historike. Me një stil të panjohur deri më sot, ai josh atë pjesë të kultivuar që ndoshta s’e honeps si model qeverisës, por që e bën për vete në tjera ndjesi, e që janë ato kulturore. Aty, në komente, vërshojnë komplimenta pa fund. Dhe kjo patjetër që është votë, gjersa është pa konkurrent.

Duke iu rikthyer fenomenit “Meta”, jo mazhoranca por opozita duhet të jetë tejet e shqetësuar nga metamorfoza e tij. I shndërruar figurë qendrore të mendimit opozitar me sjelljen e tij depresive, ai jo vetëm që e lë Bashën në hije, por ia ngjesh këtë depresivitet të gjithë opozitës, duke e bërë atë që ajo të shihet ftohtësisht në dy plane: etik dhe kulturor. Një opozitë me portretin bazë, atë të Metës së shpërfytyruar, do jetë disfata e saj më 25 prill.

Janë 30 vjet politikë pluraliste me garë partish e liderësh, të mjaftueshme për ta njohur elektoratin, indiciet te vota; të mjaftueshme për të patur përvojën e duhur dhe luajtur me finesë e intelekt shahun politik. Dhe kur ke përballë një kampion elektoral si Rama në 20 vite, përballë 30 të kundërshtarëve – dyshes Berisha-Meta – që janë de facto udhëheqësit e frymës opozitare, çështja komplikohet shumë për këtë të fundit. Dhe sekreti mbetet aty, te njohja e votuesit, ku kryesorja është të mos merret për budalla.

Dhe kjo është bash ajo çfarë bën Meta: e merr lehtësisht dhe çmendurisht për budalla! (Tesheshi)

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In