• Kontakt
Friday, July 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta vazhdon betejën me “mullinjtë e erës”…dekretet, me mazhorancës: Kërkon nga SPAK të hetohen deputetët e Komisionit të Ekonomisë

18/06/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Meta në alarm nga ndryshimet ligjore, propozon kryetarin e ri të KLSH dhe sulmon Ruçin, kriteri ekonomik rrezikon kandidatin e presidentit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ilir Meta i ka shpallur sërish luftë mazhorancës socialiste. Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka rrëzuar tre dekretet e presidentit Meta, sikundër është ai për heqjen e TVSH-së së jahteve, të koncesionit në Porto-Romano, Durrës dhe për shërbimet e pagesave. Por procedura e ndjekur nga Komisioni i Ekonomisë, duket se ka alarmuar tej mase kreun e shtetit, i cili ka shpërthyer ditën e djeshme në sulme dhe akuza në adresë të deputetëve.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, zoti Meta shprehet se një veprim i tillë, pra kthimi i dekreteve të tij është bërë e përsëritur dhe në shkelje flagrante me ligjin, teksa e quan procedurën e ndjekur nga mazhoranca si një “korrupsion legjislativ”. “Këto veprime kanë për synim keqinformimin e publikut, fshehjen e anti-kushtetutshmërisë së këtyre ligjeve, cenimin e interesit publik, si dhe fshehjen e kostove që do të prodhojnë këto ligje, kosto që do të duhet t`i paguajnë të gjithë qytetarët shqiptarë në të ardhmen.

Procesi ligjbërës po shpërdorohet haptazi, në mënyrën më flagrante të mundshme, ku tashmë nuk po shkelet ligji për të kryer favore, por po bëhen ligje të posaçme për t`i realizuar ato. Në gjuhën juridike, kjo do të thotë “korrupsion legjislativ”, që është akti më i rëndë i shpërdorimit të pushtetit publik”, deklaroi ai.

SPAK të hetojë deputetët

Më tej, presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje SPAK-ut që të nisë hetimet për të gjitha procedurat e propozimit dhe shqyrtimit të këtyre ligjeve për të vënë përpara përgjegjësisë autorët, të cilët përmes ligjit sipas tij, duan të përmbushin qëllimet e tyre favorizuese klienteliste.

Madje, kreu i shtetit theksoi se ka ardhur koha që SPAK të nisë hetimet për anëtarët e Komisionit të Ekonomisë. “Ligji nuk mund të bëhet për një individ, as për dy. Ligji i adresohet gjithë shoqërisë dhe të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara tij. Nëse ligji përdoret për të krijuar ombrellë mbrojtëse nga përgjegjësia penale e vendimmarrjeve në fusha sensitive, atëherë Kuvendi nuk po kujdeset më për të mirën publike, por për interesa të një grupi njerëzish të lidhur drejtpërdrejt me shumicën parlamentare.

Procesi ligjbërës dhe interesat klienteliste nuk mund të fusin në qorrsokak procesin e integrimit europian. I bëjmë thirrje Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) të nisë hetimet për të gjitha procedurat e propozimit dhe shqyrtimit të këtyre ligjeve për të vënë përpara përgjegjësisë autorët, të cilët përmes ligjit duan të përmbushin qëllimet e tyre favorizuese klienteliste”, u shpreh ai.

Meta: Kuvendi “injoroi” Presidencën

Por në kushtet kur Komisioni i Ekonomisë dhe Financave nuk i mori në konsideratë vërejtjet e Presidentit Ilir Meta për 3 ligje që kanë të bëjnë me taksa dhe investime, duke i kaluar ato pa ndryshime, kreu i shtetit kritikoi Kuvendin për faktin se ky i fundit e ka injoruar atë.

Sipas Metës, Komisioni i Ekonomisë nuk ka ftuar asnjë përfaqësues të Presidentit në seancë dëgjimore dhe nuk kanë dëgjuar asnjë argument para së të merrnin këtë vendim. “Komisioni për Ekonominë dhe Financat nuk ka njoftuar Institucionin e Presidentit të Republikës për të qenë prezent në shqyrtimin e dekreteve, përmes përfaqësuesve të tij.

Ky veprim i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është i përsëritur, sidomos kur shqyrtohen dekrete për kthimin e ligjeve që denoncojnë antikushtetushmërinë e tyre, cenimin e interesit publik e kombëtar, si dhe cenimin e financave të shtetit me ligje speciale me efekt favorizues për një grup të caktuar individësh. Ky veprim i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është i papranueshëm dhe në kundërshtim me parimet kushtetuese të transparencës në procesin legjislativ.

Qëllimisht, kur shqyrtohen Dekretet e Presidentit të Republikës, ftohen për të qenë të pranishëm vetëm përfaqësues të Qeverisë, që bëjnë reklamimin e radhës së ligjit, duke fshehur të metat e rënda që paraqesin këto akte të reja ligjore”, nënvizoi presidenti Ilir Meta./Rigels Seliman

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Refugjati, jeta e të cilit u kthye në një nga filmat më të famshëm të Steven Spielberg…  “The Terminal”

Refugjati, jeta e të cilit u kthye në një nga filmat më të famshëm të Steven Spielberg… “The Terminal”

17/07/2025
Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

In memorie! Fadil Hasa ylli i humorit ka 7 vite që i mungon Durrësit dhe Shqipërisë

17/07/2025
Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In