• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta tallet me shqiptarët: Politikë me një “krimb-fshikëz” në pishat e Kolonjës! Të pyeste Panaritin

03/05/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Meta tallet me shqiptarët: Politikë me një “krimb-fshikëz” në pishat e Kolonjës! Të pyeste Panaritin
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk është lajm i ri thyerja e karantinës nga ana e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta. E ka këtë privilegj kreu i shtetit. Madje akoma më shumë se aq! Meta ka disa ditë që “shkeli” në çdo cep jugun e vendit, nga Skrapari në Tepelenë dhe nga Erseka në Kolonjë.

Siç është bërë dhe zakon tashmë për udhëheqësit tanë të shtetit që lëvizin me eskortë dhe makina që paguhen nga qytetarët shqiptarë, sa herë ndalen bëjnë foto e video dhe i hedhin në rrjet.

Herë me varkë duke hedhur rrjetat për peshk dhe herë në udhëtim në pyje, shqiptarët janë të detyruar të shohin se si po e kalon ditën Presidenti i tyre.

Meta për këtë punën e peshkimit me rrjetë, duhet të pyesë Panaritin sepse vijon periudha e shumimit të peshkut dhe mund të dëmtojë procesin e rëndësishëm të hedhjes së vezëve dhe pllenimin e tyre.

Ditën e sotme, Presidenti ka lënë mënjanë kënaqësinë e shijimit të natyrës, për t’ju rikthyer një apeli për mbrojtjen e pishave në mbarë vendin. Madje bën sikur këtë “krimbin-fshikëz” që kap pishat dhe i zhvesh nga gjethet halorë, po e zbulon ai për herë të parë. Ndonëse ka bërë kërdinë për vite me radhë në ato pyje që kanë shpëtuar nga dora e njeriut.

Meta ka publikuar në ‘Facebook’ një video, ku shfaqet nga Kolonja dhe ka marrë si shembull pishat e ndodhura aty. Kreu i shtetin thekson se përveç luftës me Covid-19, duhet t’i kushtojmë vëmendjen e duhur se si të shpëtojmë këtë pasuri të madhe natyrore të Shqipërisë.

“Ndërsa lufta me virusin e padukshëm COVID-19 po përparon dhe do fitohet shumë shpejt, një betejë të gjatë e të vështirë kemi me një armik të dukshëm, procesionarien. E cila prej kohësh po helmon, degradon dhe shkatërron pishat tona të jashtëzakonshme, jo vetëm në Kolonjë e qarkun e Korçës, por anë e mbanë vendit.

Vetëm duke i kushtuar pa vonesë vëmendjen e duhur kësaj beteje do mund të shpëtojmë këtë pasuri të madhe natyrore të popullit dhe të vendit tonë’, tha Meta.

Por ministrinë e Mjedisit dhe ministrinë e Bujqësisë për katër vite rresht LSI e ka pasur. Drejtoria e yjeve kapërcente herë në një ministri e herë në tjetrën, sipas fuqisë se ministrit respektiv. Edmond Panariti apo Lefter Koka duhej ta kishin hedhur si shqetësim, jo të zëvendësonin inxhinierët e pyjeve në të gjithë vendin me mësues fizkulture dhe gjeografie. Apo të financonin magazinat e “bananeve” që “pillnin” kokainë kolumbiane të Arbër Kuliçit me paratë e shtetit.

Eshtë një pesticid që nuk kushton shumë ai që mund të përdoret për ta zhdukur procesionarien, këtë “kancer” që po shkatërron pyjet halorë në Shqipëri. Mjafton që Meta dhe jo vetëm ai të ndalojnë këto “shëtitjet” për të zbuluar bukuritë shqiptare në të dy anët e kufirit dhe me paratë e kursyera të blejnë pesticidin. Do të shpëtonin pyjet halorë. Enver Hoxha e bënte, madje dhe me metoda mekanike duke organizuar aksione për heqjen e tij. Të organizohemi të gjithë.

Njëherësh, ka ardhur koha që Meta të lërë talljen me shqiptarët, teksa apelon sa herë është në udhëtimet e tij të shijimit të kënaqësisë natyrore./Pamfleti

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

23/07/2025
“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In