• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta gjen intrigë të re për shtyrjen e shkarkimit! Thirrje për aplikime për zëvendësimin e anëtarit të Kushtetueses, Përparim Kalo, afati mbaron nesër

04/02/2022
in Aktualitet
A A
Meta gjen intrigë të re për shtyrjen e shkarkimit! Thirrje për aplikime për zëvendësimin e anëtarit të Kushtetueses, Përparim Kalo, afati mbaron nesër
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me 22 dhjetor të vitit 2021, me kërkesë të kryetares Vitore Tusha, Gjykata Kushtetuese ka vendosur mbarimin e mandatit për dy anëtarë të saj, Përparim Kalos dhe Altin Binajt.

Kalo, i cili është edhe relator në ccështjen e shkarkimit të Presidentit, krijon vakancë e cila duhet të zëvendësohet nga Presidenti i Republikës. Në lidhje me këtë Meta ka hapur sot thirrjen për aplikime. Afati për aplikime përfundon nesër ndaj Meta bën thirrje që të ketë sa më shumë aplikime.

“Ftoj çdo person të interesuar jurist të kualifikuar, të ndershëm, të pavarur dhe me integritet, që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj, të marrë pjesë në këtë procedurë konkurrimi të hapur dhe publik, dhe të paraqesë apikimin e tij pranë Institucionit të Presidentit të Republikës”, shkruan Meta.

Kujtojmë se Përparim Kalo u emërua nga Presidenti Ilir Meta si anëtar i Gjykatës Kushtetuese në 17 dhjetor 2020 në vend të Besnik Imerajt, i cili dha dorëheqjen në vitin 2018. Imeraj ishte emëruar në 25 prill 2013. Mandati 9-vjeçar i tij mbaronte në prill 2022. Përparim Kalo tha se nuk kishte një mandat 9-vjeçar kur u emërua, por do të vijonte mandatin e Imerajt.

Njoftimi i Presidentit

Në datën 13 Janar 2022, pas njoftimit nga Gjykata Kushtetuese, në cilësinë e organit të emërtesës, kam dekretuar shpalljen e procedurave të thirrjes për aplikim për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim plotësimin e një “vakance të plotë”, me mandat 9-vjeçar, që krijohet në këtë Gjykatë më datë 08.04.2022.

Kjo vakancë krijohet për shkak se në datën 8 prill 2022, gjyqtarit aktual z. Përparim Kalo i përfundon mandati kushtetues për të cilin ai u emërua në dhjetor 2020.

Thirrja për aplikime është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës, në Fletoren Zyrtare, në shtypin e shkruar dhe në të gjitha mjetet e informimit publik.

Afati për paraqitjen e aplikimeve përfundon ditën e nesërme më 4 shkurt 2022.

Me qëllim nxitjen sa më shumë të konkurrencës dhe paraqitjen e sa më shumë kandidaturave cilësore për këtë vend vakant në Gjykatën Kushtetuese;

Përsëris dhe një herë thirrjen dhe ftoj çdo person të interesuar jurist të kualifikuar, të ndershëm, të pavarur dhe me integritet, që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj, të marrë pjesë në këtë procedurë konkurrimi të hapur dhe publik, dhe të paraqesë apikimin e tij pranë Institucionit të Presidentit të Republikës.

Institucioni i Presidentit të Republikës, do të bëjë transparent çdo rezultat të këtij procesi dhe do të ndjekë me përpikmëri të gjithë procedurat e verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi në përputhje me Kushtetutën dhe procedurën e parashikuar në ligj.

Për kujtesën dhe lehtësinë tuaj më poshtë gjeni linkun ku gjendet e publikuar thirrja për aplikime:

???? https://president.al/njoftim-shpallje-per-hapjen-e…/

Gjithashtu, me vullnetin që Gjykata e Lartë të jetë sa më shpejt funksionale me të gjithë trupën e nevojshme të saj, si President i Republikës, gjej rastin t`i bëj edhe një herë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor, por dhe gjithë institucioneve të tjera të përfshira në këtë proces, të angazhohen dhe të bashkëpunojnë me impenjim të plotë, të pandërprerë, dhe me transparencë, me qëllim përfundimin pa vonesë të procedurave për plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë numrin e gjyqtarëve (19), për të bërë të mundur kështu që, kjo Gjykatë jo vetëm të përmbushë misionin e saj sublim, por dhe zhbllokimin e procesit të emërimeve të tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që i takojnë për emërim Gjykatës së Lartë.

Pavarësia dhe paanshmëria e sistemit të drejtësisë, sidomos për gjyqtarë të karrierës duhet të garantohet jo vetëm në dukje, por dhe në themel të saj, dhe çdo emërim i ri apo rritje në detyrë, duhet të ruajë të pacenuar parimin themelore të një gjykate të paanshme, të pavarur dhe të caktuar me ligj, dhe sipas ligjit.

Vetëm kjo rrit besimin e gjithë shoqërisë tek sistemi i drejtësisë, që duhet të sigurojë në vijimësi një staturë, që garanton pavarësi e paanësi të gjyqtarëve, si dhe veprime të paanshme të sistemit gjyqësor në shërbimin të interesit publik.

Share212Tweet133


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

03/08/2025
Sot  dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

Sot dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

03/08/2025
Violeta Manushi, “Zonja nga qyteti” që “shkatërroi”… “Pallatin 176”,  ikona që sot ka ditëlindjen e perjetësisë

Ikona Violeta Manushi: “Publiku është si fëmija i vogël, nuk e gënjen dot! O të do, o nuk të do”

03/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In