• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

“Mësimet që nuk i nxorëm nga ebola”

19/04/2020
in Bota
A A
“Mësimet që nuk i nxorëm nga ebola”
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Epidemia e ebolës në vitin 2014 e detyroi administratën amerikane të merrte një sërë masash parandaluese. Në dhjetor 2014, Kongresi miratoi një fund prej 1 miliard dollarësh, që administrata i përdori për të adresuar disa dobësi thelbësore. Me këtë fond, SHBA në partneritet me 60 vende të tjera nisi të fuqizonte mekanizmat e testimit për të zbuluar patogjenët kur ata dalin për herë të parë dhe për të forcuar reagimin e sistemit shëndetësor. Në kuadër të këtij fondi u krijua një rrjet i qendrave të trajtimit të ebolës: 35 spitale në të gjithë Shtetet e Bashkuara, plus një numër laboratorësh që u caktuan nga qeveria federale.

Aty nga fundi i mandatit të Obamës u krijua një entitet i ri në Shtëpinë e Bardhë, i quajtur Direktorati i Sigurisë së Shëndetit Global.

Christopher Kirchhoff, ekspert i politikave të teknologjisë, që ka punuar si këshilltar i Presidentit për Sigurinë Kombëtare, analizonaspektet që nuk funksionuan në rastin e ebolës.

“Zyra në fjalë u shpërbë në maj të vitit 2018. Por rasti i ebolës na mësoi se penaliteti për mungesën e veprimit është i madh, kjo sepse epidemitë rriten në mënyrë eksponenciale. Çdo ditë vonese në përgjigje, do të thotë përballje me një kurbë më të shpejtë eksponenciale që e bën situatën të ndryshojë nga e kontrollueshme në jashtë kontrollit. Në këtë pikë jemi sot. Ju duhet të imagjinoni që prania e një zyre me një staf profesionistësh në shfaqjen e sëmundjeve infektive do të kishte qenë në gjendje të ndihmonte qeverinë amerikane të ishte më e shkathët në ato ditë me rëndësi të veçantë, kur më shumë aftësi mund të ishin përdorur online dhe mund të na kishin ndihmuar t’i dilnim para kurbës”, thotë ai.

Numri i të prekurve me ebola në SHBA ishte i vogël, por në vendet e Afrikës Perëndimore ajo pati përmasa të mëdha. Administrata Obama dërgoi në atë kohë 3000 trupa ushtarake për t’i ardhur në ndihmë personelit shëndetësor në në Nigeri dhe vende të tjera të kontinentit. Kirchhoff thotë se me ritmet që kishte epidemia në gusht 2014, situata mund të shkonte më keq.

Kirchhoff e sheh shumë të rëndësishëm rolin e sektorit privat, edhe në rastin e koronavirusit.

“Ka pasur kontribute të jashtëzakonshme gjatë shpërthimit të ebolës si nga sektori privat ashtu edhe nga sektori filantropik. Paul Allen premtoi 100 milion dollarë për të luftuar Ebolën, dhe fondacioni i tij arriti të transportonte në mënyrë të sigurtë personat e infektuar me Ebola me aeroplan në mënyrë që ata merrnin shërbim të kualifikuar. Kjo ishte një aftësi që as ushtria amerikane nuk e kishte. Ne po shohim të njëjtën gjë sot, ku Fondacioni Gates në Seattle nxori kitet e testeve përpara se ta bënte qeveria. Në Schmidt Futures, për të cilin unë punoj, ne po mendojmë shumë për rolin që mund të luajë teknologjia. Një nga përpjekjet që ne kemi financuar tashmë është përdorimi i mjeteve të edukimit online për të trajnuar njerëzit të përdorin ventilatorë. Rezulton se kemi shumë pak ventilatorë, por kemi edhe më pak njerëz qëe janë të aftë t’i përdorin ata”.

Ai sjell shembullin e kompanive tenologjike që kanë punuar për aplikacionet e gjurmimit.

“Ka një garë të madhe në vendet perëndimore për të arritur të bëjnë gjurmimin e kontaktit bazuar mbi vendndodhjen e secilit, çka bëhet përmes smartfonëve, në një mënyrë të tillë që të ruhet privatësia. Mund të jetë një mjet jashtëzakonisht i fuqishëm – veçanërisht në fazat e fundit të një shpërthimi, kur vijmë në një situatë me vetëm disa bartës që megjithatë mund të infektojnë të tjerët. Ashtu si te ebola, gjurmimi i kontaktit është mënyra e vetme, në fundin e një shpërthimi epidemik, për t’u siguruar që përhapja të ndalet. Kjo u hap njerëzve të teknologjisë një dritare të rëndësishme për të eksperimentuar me aftësi të ndryshme që mund të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme”, thotë ai.

Por sa na shërbejnë epidemi si ebola për të kuptuar se di duhet të reagojmë në raste pandemish? Kirchhoff thotë se duhen investime në infrastrukturën shëndetësore në SHBA dhe në botë.

“Ajo që po jetojmë tani do të jetë e vështirë të harrohet. Kështu që unë mendoj se do të ketë një përqendrim intensiv se si të parandalojmë një rezultat si ky në të ardhmen, por nuk do të ketë asnjë zëvendësim të lidershipit për të parë përmes ndryshimeve shumë domethënëse që janë të domosdoshme nëse duam të rrisim kapacitetin tonë në të gjitha frontet për shpërthimet e epidemive. Unë mendoj se ka një mundësi të madhe për Kongresin që të udhëheqë me investime, të cilat jo vetëm që do të na ndihmojnë të reagojmë sot, por do të na ndihmojë të rritim kapacitetin e sistemeve tona të reagimit në të ardhmen. Investimet për të ndihmuar spitalet në të gjithë Shtetet e Bashkuara të jenë në gjendje të rritin kapacitetet në rast urgjence; investime në aftësinë tonë për të prodhuar me shpejtësi testimin diagnostik; investimet në infrastrukturën tonë të shëndetit publik në nivel shtetëror dhe lokal; investimet në të gjithë botën, veçanërisht në vendet që nuk janë vetë të pajisura mirë për të përballuar shpërthimin e sëmundjeve të reja. Dhe kjo punë mund të fillojë tani”, thotë Kirchhoff.

Share204Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In