• Kontakt
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mesazhi i papritur i Lulzim Bashës për revolucionin e pashmangshëm

01/07/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Mesazhi i papritur i Lulzim Bashës për revolucionin e pashmangshëm

Kreu i PD, Lulzim Basha, duke takuar sociologun Endrit Mertiri, teksa aktoret, perfaqesuesit e Aleances per mbrojtjen e teatrit dhe qytetare protestojne me banderola dhe flamuj shqiptar pas shembjes se Teatrit Kombetar ne kohen e koronavirusit, Covid 19. Tubimi u mbeshtet nga opozita dhe artistet deklaruan se do te vijojne tubimet dhe qendresen kunder qeverise Rama. /r/n/r/nDP Leader Lulzim Basha meets sociologist Endrit Mertiri, as actors, representatives of the Alliance for the Protection of Theater and citizens protesting after the demolition of the National Theater during the coronavirus, Covid 19 pandemic. The rally was backed by the opposition and artists stated that protests and resistance against the Rama government will continue.

1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ai nuk është asfare i vështirë për t’u kuptuar. Përveçse kur e bën kinse. Shumë rrallë. Si rasti i një postimi të fundit në Twitter…

Kur një kohë kur drafti për zgjedhoren u hartua me bekimin e tij, kur flitet për mobilizim strukturash në bazë e për fitore të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Lulzim Basha, ka habitur jo pak me një postim në Tëitter, kur i rikthehet aksiomës së tij të preferuar (deri para një viti) revolucionit.

“Those who make peaceful revolution impossible will make violent revolution inevitable”, citon Basha, ish-presidentin amerikan.

E thënë në shqip: “Ata që e bëjnë të pamundur revolucionin paqësor do ta bëjnë të pashmangshëm revolucionin e dhunshëm”.

Pyetja që lind është; çfarë po e shqetëson Lulzim Bashën?

Një thënie e shkëputur nga një fjalim i Kennedy në mars të vitit 1962 e risjell sot nga Lulzim Basha habit jo vetëm për kohën kur thuhet, por edhe kontekstin.

John F.Kennedy foli për revolucion në përvjetorin e aleancës për progres që atëbotë në thelb simbolizonte nisjen e një bashkëpunimi ekonomik midis SH.B.A. dhe Amerikës Latine.

Në ditët e sotme, e parë ftohtë, të ngjan asfare e kuptimtë një fjali e tillë pasi në tryezën politike (të paktën publikisht) nuk po shohim ndonjë aleancë të çfarë do lloj forme që do të deformonte apo më keq akoma përmbyste ekuilibrat politik për të shkuar më pas tek nevoja e revolucionit.

Kjo është pjesa e dukshme që edhe po na çudit. Por nën tryezë po luhet jo pak një aleancë mes mazhorancës dhe një pjese të deputetëve të opozitës parlamentare për të kaluar disa ndryshime kushtetuese që në thelb ndalojnë koalicionet parazgjedhore.

Nëse kjo ndodh, atëherë shanset e PD-se për të ardhur në pushtet nuk janë aspak optimiste. Sepse në historikun e zgjedhjeve në Shqipëri, PS si forcë politike ka dalë gjithnjë e para. Dhe me këtë skemë, i lind po Edi Ramës e drejta për të formuar qeverinë e mandatit të tretë me parti të tjera, nëse nuk merr shumicën

A e ka Lulzim Basha një formë paralajmërimi postimin e tij për këtë lëvizje, që kalon për miratim ose jo në fund të muajit Korrik nga Kuvendi? Kjo mbetet për t’u parë.

Ajo që dimë më siguri është se Lulzim Basha e përcjell ketë mesazh në një kohë krejt paqeje (ndryshe nga një vit më parë) ku në çdo takim si me fermerë apo investitorë, si me qytetarë apo banorë të zonave rurale ai po sillet si kryeministër, ku jep premtime për heqja taksash, ku thërret se do të anulojë vendime të qeverisë Rama sapo “të marrë pushtetin”, kur qan hallet me popullin për situatën në vend, e ku trumbetimet politike alla revolucionare të tij po duken si gjë e largët e kohës së shkuar, kur Lulzim Basha nuk doli aspak i fituar.

Rikthimi i tij tek tezat e revolucionit lë shumë pikëpyetje për kurbën politike në të ardhmen, që pritet të ndryshojë shpejt (fund korriku), atëherë kur Rama do të tentojë të bëjë lëvizjen e parë konkrete në favor të së ardhmes së tij në politikë.(SI)

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

U mbushën 11 vjet që është ndarë nga jeta aktori gjirokastrit  mjeshtri  Aristotel Stefani.

U mbushën 11 vjet që është ndarë nga jeta aktori gjirokastrit mjeshtri Aristotel Stefani.

14/01/2026
12 vite nga ndarja e “Shqiponjës” së skenës shqiptare “Nderi i Kombit” Rexhep Çeliku

12 vite nga ndarja e “Shqiponjës” së skenës shqiptare “Nderi i Kombit” Rexhep Çeliku

14/01/2026
Shkodrani Gjon Karma, aktori i madh i roleve të vogla, krijuesi i arkivit të Teatrit Kombëtar…sot ka ditëlindjen

Në kujtim të Gjon Karmës, aktorit të madh shkodran i pa arritshëm si mjeshtër në rolet e karaktereve

14/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In