• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Mesazhi i kobshëm që i dha Berisha vizitorit në zyrën e tij para 21 janarit për t’ia përcjellë Ramës: Do të goditet me snajper vetëm nëse nuk e shpon plumbi!

26/01/2020
in Blog
A A
Artikulli i “Bild” që i nxori ‘të palarat’  Lulzim Bashës: Shpërthen me fjalor rruge “mjerani” Sali, që e di mirë se çfarë gatuan për shqiptarët
1.8k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mustafa Nano

Përpara disa ditësh u bënë 9 vjet nga dita ku në bulevardin qendror të Tiranës u vranë 4 vetë të pafajshëm, të paarmatosur, të parrezikshëm.

Sa herë që vjen data 21 janar, debati lidhur me përgjegjësitë mbi atë ngjarje mbi atë që ndodhi atë ditë, del gjithmonë gjithnjë një bandill, del gjithmonë një karafil i cili përsëri të njëjtën gjë sureale e të çuditshme.

Pak a shumë thotë që; u vranë vërtet 4 vetë atë ditë por fajin e ka edhe ai që i çoi protestuesit përpara kryeministrisë.

Po e përsëris, pretendimi i tyre është që ka faj edhe ai që i çoi protestuesit përpara kryeministrisë, a thua se kryeministria apo vendi përpara kryeministrisë ishte një thertore, apo është akoma një thertore dhe njerëzit që shkojnë atje janë dele që shkojnë për tu futur në thikë.

Kjo është një nga gjërat më të çmendura që mund të dëgjoj veshi. Për mua është një qëndrim, ose idiot ose i poshtër, ose të dyja bashkë. Të dyja bashkë nuk qëndrojnë se si rregull kush është idiot nuk është i poshtër dhe anasjelltas, kush është i poshtër nuk është i idiot.

Por pse e thonë këtë? E thonë këtë sepse duan shumë që Edi Ramën ta bëjnë edhe vrasës. Edi Rama është çdo gjë tjetër e kësaj bote, por vrasës nuk është.

Ai ka bërë çdo gjë tjetër që kanë bërë edhe paraardhësit e tij madje në disa rrethana ka bërë edhe gjëra që ndonjë paraardhës nuk i ka bërë, por vrasje nuk ka bërë, për fat të mirë ai nuk ka vrarë.

Lidhur me pretendimin në fjalë, me pohimin që thotë se, fajin e ka ai që i çoi protestuesit përpara kryeministrisë, absurditeti i kësaj fraze del edhe nga një fakt shumë i thjeshtë, kjo frazë nuk ka kuptim sepse po të kishte kuptim do ishin vrarë njerëz edhe përpara datës 21 janar ë vitit 2011.

Do ishin vrarë njerëz edhe pas kësaj date. Në vitin e shkuar, për javë të tëra u zhvilluan disa protesta të opozitës ku secila prej tyre ishte e ngjashme me atë të 21 janarit 2011.

Secila prej atyre protestave u parapri nga kanosje të tipit nuk kemi çfarë të bëjmë, protestën e drejton populli, ne nuk jemi më përgjegjës, populli do ti tërheqë zvarrë ata që drejtojnë vendin, pra protestat u paraprinë nga kanosje të tilla, tamam siç ndodhi në 21 janar. Protestat e vitit të kaluar për javë të tëra ishin të dhunshme, pati njerëz të lënduar.

Pra ishin protesta identike por nuk pati të vrarë, dhe kjo ishte diferenca esenciale kjo ishte gjëja që dallonte protestën e 21 janarit me protestat e zhvilluara vitin e kaluar. Pra nuk pati viktima.

Viktima nuk pati sepse autoritetet këtë herë nuk e kanë çuar kurrë në mendje që mund të shtinin mbi trupa njerëzish, arsyeja është shumë e thjeshtë, autoritetet këtë radhë më shumë ishin të merakosur që të mbronin jetën e protestuesve se sa të mbronin jetën e atyre që nuk ishin protestues. Kjo pra është arsyeja kryesore që nuk pati viktima.

Pse ndodhi ajo që ndodhi në 21 janar?

Sipas meje, ndodhi ajo që ndodhi, sepse në zyrën e kryeministrit, ishte një vrasës psikopat, sepse në zyrën e kryeministrit ishte një njeri i cili kur i shkoi një ambasador apo një njeri i huaj i rëndësishëm, kur i shkoi një partner i huaj ndërkombëtar, 2 apo 3 ditë përpara se të ndodhte protesta e 21 janarit, dhe i kërkoi që ai si Kryeministër i vendit të Shqipërisë, të bënte kujdes gjatë datës 21 janar, duke qenë se pritej një protestë e fortë, përgjigja e tij ishte shokuese, skandaloze, ishte e ndyrë, ishte ndyrësisht e ndyrë, ai i tha atij të huajit që ti thoshte Edi Ramës që:

“Po preke gjënë më të vogël, do jenë 5 snajper, në të 4 anët dhe unë do jem nga dritarja dhe në mënyrë absolute do goditet, vetëm po nuk e çpoi plumbi”

Ky është shpjegimi i datës 21 janar i vitit 2011. Kështu që pyetja nuk duhet bërë, kush ishte ai apo kush ishin ata që çuan protestuesit përpara kryeministrisë.

Pyetja duhet bërë kush ishin ata që në zyrën e kryeministrit çuan një zuzar të tillë, që flet për snajperë, për plumba dhe flet për mundësinë që edhe ai vetë do qëllonte në një rrethanë të tillë.

Ky monolog është për të gjithë ata që akoma vazhdojnë të mendojnë në mënyrë idiotike se ka faj edhe ai që i çoi njerëzit, protestuesit, të protestonin përpara kryeministrisë, ky ishte monologu im për sonte.

Share257Tweet161


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

15/06/2025
Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit me lot dhe dhimbje nga të afërmit miqtë dhe artëdashësit e shumtë

VIDEO/ Profecia e një skene…Vdekja le të presë! Filmi i fundit i Margarita Xhepës: “Si do që të vejë puna, ju nuk duhet ta ndërprisni”!

11/06/2025
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

11/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In