• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mesazhet/ Berisha-Meta shantazh anëtareve të Kushtueses Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllarit, sinjal edhe Vitore Tushës, shtyhet seanca për shkarkimin e Presidentit

17/01/2022
in Aktualitet, Debat
A A
Mesazhet/ Berisha-Meta shantazh anëtareve të Kushtueses Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllarit, sinjal edhe Vitore Tushës, shtyhet seanca për shkarkimin e Presidentit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Doci

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datën 1 shkurt 2022 mbledhjen për shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta, për shkelje të mbi 20 neneve të Kushtetutës, për provokim të cenimit të marrëdhënieve me SHBA, cenimin e sigurisë publike, thirrje për veprime të dhunshme etj.

Seanca e planifikuar për t’u mbajtur nesër, është shtyrë me pretendimin e se relatori i çështjes Përparim Kalo është infektuar me COVID.

Disa ditë para seancës së planifikuar, Ilir Meta ka shprehur shenja pasigurie dhe nervozizmi, duke iu bashkuar shantazhit të Sali Berishës ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Tre ditë më parë, Ilir Meta u përfshi në luftën që ka plasur brenda PD-së, duke u rreshtuar në krah të aleatit të tij, Sali Berisha. Teksa mbrojti Berishën dhe sulmoi Bashën, Ilir Meta kërcënoi anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët nuk njohën dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Meta kërkoi procedim disiplinor për anëtarët e Kushtetueses, të cilët nuk votojnë sipas vullnetit të tij dhe Berishës.

“Nga studimi i materialit, Presidenti ka konstatuar se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, barra bie mbi relatoren e çështjes, ka të dhëna që kanë kryer shkelje profesionale dhe etike. Veprimtari në kundërshtim me parashikimet e ligjit dhe legjitimon fillimin e një procedimi disiplinor”, tha Meta.

Relatorja e çështjes së zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 ishte anëtarja Fiona Papajorgji, të cilës i referohet mesazhi me natyrë shantazhuese i Ilir Metës. Mesazhet kërcënuese të Metës tingëllojnë edhe për kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, vota e të cilës nuk është më një votë e sigurt për Sali Berishën dhe Metën. Vitore Tusha është emëruar nga Sali Berisha në Gjykatën Kushtetuese në mars të vitit 2008.

Pasi u zgjodh President, Meta kërkoi ta afronte Vitore Tushën, të cilën e propozoi edhe si kandidate për kryetare të KLSH-së. Meta dhe Berisha kërkuan largimin e Ardian Dovoranit nga KED dhe Gjykata e Lartë me pretendimin se i kishte mbaruar mandatin, ndërsa një gjë të tillë nuk e kërkuan për Vitore Tushën, të cilës i ka mbaruar mandati gjithashtu që në vitin 2017.

Vitore Tusha ka dhënë disa shenja të qarta se vota e saj mund të jetë pro shkarkimit të Ilir Metës. Zonja Tusha ftoi Ardian Dvoranin në KED kur Meta dhe Berisha e larguan me luftë, si dhe votoi kundra Metës për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 si dhe për çështjen e ligjit vetëqeverisjes vendore. Në këto rrethana, kërcënimi i Metës mund të jetë një mesazh edhe për Vitore Tushën, vota e të cilës është vendimtare për fatin e Metës.

Ndërkaq, disa ditë para mesazhit të Metës, aleati i tij Sali Berisha shantazhoi hapur anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari. Berisha foli për ‘zonjën Alibeaj’ duke aluduar për një histori rozës të zonjës Xhaferllari me deputetin e PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili është rreshtuar në krah të Bashës dhe SHBA-ve.

Jo vetëm kaq. Por, duke e lidhur Marsida Xhaferllarin me Alibeajn, Berisha hodhi akuza për përpjekje për të diktuar votën e Xhaferllarit, duke ushtruar presion mbi këtë të fundit. “Është thjesht një akt për të marrë peng zotin Alibeaj që të votojë ashtu si do Edi Rama, që zonja Alibeaj në Gjykatën Kushtetuese të votojë sipas oreksit të Edi Ramës”, ka pohuar Berisha.

Marsida Xhaferllari ka qenë avokate e qeverisë së Berishës në çështje të rëndësishme, përfshirë edhe në mbrojtjen e marrëveshjes së detit me Greqinë në Gjykatën Kushtetuese. Xhaferllari ka qenë gjithashtu bashkëpunëtore e dy ish ministrave të Berishës në ministrinë e Drejtësisë, Enkelejd Alibeajt dhe Eduart Halimit. Xhaferllari ka qenë bashkëpunëtore e Ilir Metës në ish-KLD, ku Meta ishte kryetar, ndërsa ajo kryeinspektore.

Në këto rrethana, Ilir Meta u investua duke e emëruar Xhaferllarin në Gjykatën Kushtetuese, në vend të Arta Vorpsit, pa Veting dhe e renditur jashtë treshes fituese në listë. Pozicionimi i Alibeajt në krah të Bashës, ka alarmuar Metën dhe Berishën për mundësinë e humbjes së votës së Marsida Xhaferllarit, e cila u rreshtuar kundra Metës për zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Aktualisht, Berisha dhe Meta kanë vetëm një votë të sigurt, atë të Sonila Bejtjas, bashkëshortja e analistit Andi Bejtja, themelues i televizionit të familjes Berisha.

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

20/08/2025
Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

19/08/2025
Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

19/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In