• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Mes Turqisë dhe Greqisë është, edhe Edi Rama, edhe Shqipëria!

11/01/2021
in Blog
A A
Videoja e ministrave dhe zyrtarëve që bëri “namin” në rrjet me mashtrimin klasik “alla kazan”! Vjen reagimi zyrtar i qeverisë: Ja çfarë do ndodhë ditën e hënë!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Ka një pëprjekje të kritikëve të Edi Ramës për t’u tallur me idenë që Turqia dhe Greqia mund të takohen për bisedime dypalëshe në Tiranë, në përpjekjet e tyre për të zgjidhur problemet e mbartura. Në këtë histori ballkanike ka dy elementë. E para, që ka shumë rëndësi është çuarja te gatishëmria për bisedime. E dyta, është vendi ku do të takohen.

Në të vërtetë kryeministri Edi Rama është përfshirë në përpjekjet për rivendosjen e dialgut mes Turqisë dhe Greqisë, ndërprerë në vitin 2016, pra ka arritur të ngrejë nivelin e gatishmërisë së dy palëve për të biseduar, pas një udhëtimi tri ditor në Ankara dhe Athinë.

Edhe pse formalisht Edi Rama ka shkuar në Turqi për vizitë zyrtare, axhenda diplomatike e tij ka qenë rivendosja e kontakteve mes dy fqinjëve të zemëruar me njëri- tjetrin, për shkak të konfliktit për kufirin detar mes tyre, dhe retorikën e fortë nacionaliste që i shtyn të dy palët drejt konfrontimit.

Por objektivi i kryeministrit shqiptar nuk është që bisedimet të zhvillohen doemos në Tiranë, por që të dy palët të nisin bisedimet. Tiranën e kanë përzgjedhur për vend bisedimesh autoritetet turke, të cilat kanë refuzuar disa shtete perëndimore.

Roli i kryeministrit të Shqipërisë, ka qenë rivendosja e kontakteve mes palëve dhe kësaj ja ka arritur, pasi sot të dy palët shprehën gatishmërinë për këtë gjë.

Pas takimit të kryeministrit Rama me kryeministrin grek Micotakis në shtëpinë e tij, pala greke ka pranuar të vendosë kontakte në nivel politik me Turqinë për të diskutuar çështjet e mbetura pezull, duke shmangur formalitetin e takimeve në nivel ekspertësh teknik.

Nga ana e tij, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ka një histori më pak antigreke se personalitetet e tjera të Turqisë. Ai ka një histori përkrahje për qytetarët grekë që kanë pasur prona në Stamboll, të cileve ua ka kthyer kur ka qenë kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe ka pranuar marrëveshjen për Qipron në vitin 2004, pas së cilës ka pasur probleme politike në Turqi, për shkak të mënyrës se si e ka interpretuar Greqia dhe disa vende të Bashkimit Europian marrëveshjen e tij.

Kjo i jep atij më shumë shanse për bisedime të drejtëpërdrejta me palën greke në nivel politik, për tejkalimin e krizës së Egjeut, e cila disa muaj më parë shkoi në pikën kritike.

Vendimi i Turqisë për t’i zhvilluar bisedimet në Tiranë, nuk ka të bëj personalisht me ndonjë lobim të Edi Ramës, por ka të bëjë me rolin që Shqipëria po luan për rivendosjen e dialogut. Ky vendim i Turqisë ende nuk ka marrë formë përfundimtare nga Athina, e cila duket se nuk ndjehet shumë rehat nga ky zhvillim.

Por pjesa më e rendësishme e këtij procesi është gatishmëria për bisedime dhe jo vendi, dhe nëse mbetet për vendin, askush nuk ka ndërmend të djegë bisedimet për të.

Nëse nga gjithë ky proces i vështirë harxhohet energji për të pranuar Tiranën si vend pajtimi, atëhere do të thotë që problem nuk është tek vendi, por tek vendimi për të folur me njëri- tjetrin.

Por nëse takimi mes tyre bëhet në Tiranë, atëhere sigurisht që Edi Rama ka arritur dy suksese, njërin personal, që ka aktivizuar nëj dialog të shuar para pesë vitesh, dhe tjetrin kombëtar, që këtë ngjarje e ka zhvendosur në kryeqytetin tonë. Edhe pse ky është edhe kryeqytet i Ilir Metës dhe Sali Brishës, kjo nuk ja ul rëndësinë takimit.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In