• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

“Mes 3 mijë e ca viktimave të Berishës, me siguri ndonjëri do të jetë …”! Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rëndësishme dhe lëshon paralajmërimin e frikshëm: E shkuara nis nesër!

03/11/2021
in Blog
A A
“Mes 3 mijë e ca viktimave të Berishës, me siguri ndonjëri do të jetë …”! Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rëndësishme dhe lëshon paralajmërimin e frikshëm: E shkuara nis nesër!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Frrok Çupi ngre alarmin për harresën që po përpiqemi t’i bëjmë të shkuarës, nisur kjo nga rikthimi i ish-kryeministrit Sali Berisha përmes ‘Foltores’. Çupi shkruan se të gjithë ata që i vijnë pas janë të entuziazmuar dhe e shikojnë këtë si një moment të rikthimit të ‘liderit histolrik’

Mirëpo për Çupin kjo është e rrezikshme, pasi nëse falim ata që kanë bërë krime në të shkuarën, ata do ta shohin këtë si një gjë normale dhe do të godasin sërish.

Komenti i plotë:

E shkuara nis nesër

Dje ishte ‘dita e të shumtëve’, një procesion i katolikëve në kujtim të të vdekurve. Në varrezat e Tufinës pashë mijëra, po mijëra familjarë e të afërt që ishin mbledhur e flisnin me njeriun e dashur njësoj si të ishte aty i gjallë. Njerëzit tanë, një nga një, e mbajnë në duar prej floriri të shkuarën e tyre.

Po kur mblidhemi në tufë, ç’dreqin ndodh që e shkuara ‘nuk ekziston’?! Kam kohë që më shqetëson ‘thesi i së shkuarës’. Njerëzit dhe qeverinë dhe politikën dhe drejtësinë, i shikoj që përditë e nisin mëngjesin me këtë thes të mallkuar në kurriz; ecin si të përgjumur rrugës me të gjithë dhe i drejtohen lumit ku hedhin të shkuarën. E shkuara nis prapë nesër…

Gjithçka ka ndodhur deri më sot, e hedhim në greminë. Pastaj prapë nesër. Unë po tmerrohem kur dëgjoj disa politikanë që thonë: ‘Hë mo!, edhe ju, me Berishën!? Prapë me ’97-ën?…, prapë me ’98-ën?…, prapë me Haklajt?…, prapë me vrasjen e të katërve në 21 janar?…, prapë me Gërdecin?’.

Nuk dua të besoj se ndonjëri prej këtyre të jetë nga ata që dje ishte në varreza për procesionin e ‘të shumtëve’. Por që mes 3000 e ca viktimave të Berishës, me siguri ndonjëri do të jetë edhe ‘i pikëlluari’ mbi varrin e shkaktuar nga Berisha, por edhe i ‘dashuruar për Berishën’, njëkohësisht. Dje kam parë në televizion një politikan, kandidat për kryetar në PD, që rrihte këmbën dhe pyeste: ‘çfarë u bëri Berisha, o të padrejtë!?’. Si ky ka plot, por ky ka edhe një kryq tjetër mbi shpinë: Djaloshi është nga Vlora.

Babicën e ka plot me varre të sulmit shtetëror të vitit 1997, edhe Dukatin e Novoselën…, nga deti dalin ende eshtra të marsit 97… Mifoli mban dëshmitë tragjike: Aty u përplasën forcat e ushtrisë së Berishës me djemtë e Vlorës; aty desh hidhte në erë Urën e të izolonte Vlorën; këtij korridori u nisën avionët për të sulmuar popullin me armë kimike; bregut të detit çdo natë patrullonin djemtë e Vlorës ‘kundër dushmanit’- siç e quajtën Berishën. Me siguri djaloshi politikan që tund këmbën për Berishën, është nga ata që nuk ka qenë kurrë në varreza për ‘procesionin e të shumtëve’; ose ka qenë e prapë i nevojitet thesi në kokë për të tjerët.

Ç’na ka bërë thesi i të shkuarës?

1.Na ka bërë namin në shtëpinë tonë:

Ti do të nisësh të ndërtosh një çerdhe për familjen, dhe mbledh gurët, mbledh çimento dhe tjegulla… Por mes murit ke harruar inerte, ke lënë zgavra dhe ndotje. Atëherë shtëpia nuk ta ka jetën të gjatë. As shtëpia e përbashkët, po kështu. A nuk ishim ne shqiptarët që pamë intelektualët e viteve 1945- 48 tek i nisnin drejt pushkatimit dhe burgjeve? Po ‘hajt’ thamë se ‘nuk jemi ne’. Deri në fund të regjimit, kur u shemb shtëpia, u bënë 6000 e ca të pushkatuar dhe të gjithë ne- ‘kockë e lëkurë’.

Edhe shtëpinë e dytë post- komuniste e ndërtuam si të parën, plot krime nëpër zgavra muresh. U harrua e para, tani po hedhin pas krahëve të dytën. Po sikur harresa të mos ndodhë kurrë, por njeriu të bëjë sikur…? Atëherë edhe më keq, pushtetin xhelat të Berishës do ta kujtojmë pas Berishës dhe atëherë do të hamë njëri tjetrin. Harresa nuk arrihet kurrë, ajo veçse transformohet në fenomene tmerrësisht të rrezikshme- sipas Frojdit. Sikur të harrojmë edhe sot, atëherë do të na duhet që gjithçka ta falim si ‘të kaluar’.

2.Do të hapeshin burgjet dhe çmendinat

Një baba që abuzoi pardje në Kamzë me të bijën 6 vjeç derisa e la për vdekje, do të na vijë në shkolla e kopshte që të shikojë fëmijët cili vlen e cili jo; vrasësi i një nëne do të na dalë në çdo rrugicë; ai që vrau tetë familjarë në Vlorë do të shpallet ‘hero’. Do të lirohen të gjithë të burgosurit për krimet më të rënda: Vrasës, pedofilë, hajdutë, trafikantë… Edhe të sëmurët psikikë do të dalin rrugëve, me të drejtë.

Pse?

Sepse aktet e tyre nuk janë kryer nesër, ato janë kryer dje dhe i përkasin ‘të kaluarës’. Fajtorët do të mbrohen nga avokati se ‘e kanë kryer krimin dje’. Në këtë moment krimi humb fuqinë mbi autorin, sepse akti hyn në ‘histori’. A nuk shikoni që ‘Gërdeci’ po shtyhet për ‘në histori’; 26 të vrarët nuk janë më në varre. Edhe autori i gjithë tmerreve pas vitit ’90, zoti Berisha, po quhet lider ‘historik’. Por kjo nuk e zgjidh punën, e bën me tramautike: Në fushën e ‘historisë’ autori dhe viktima do të përplasen për vdekje, mijëra herë më tragjikisht se në çastin e kryerjes së krimit.

3.A nuk po na fusin në rreth vicioz?

Shikoni një cikël shumë të ngushtë: Në sallën e foltores, për shembull, hyjnë të ndershëm por naivë, të burgosur, pijanecë, gjobaxhinj, të turr-a-vrapit për të rrëmbyer sa të munden, budallenj…; dhe kërkojnë pushtet me çdo kusht. Kur dalin nga sallat, si foltorësit ashtu edhe foltorësi, mendojnë se janë tjetërkush, jo ata që hynë. Të gjithëve u duket vetja ‘i pastruar’. E di pse? Sepse mendojnë se me kaq mbollën në mendjen njerëzore farën makabër të krimit sikur krimi ka ndodhur ‘në të shkuarën historike’, jo në të tashmen as në të nesërmen.

Si dilet nga rrethi vicioz?

Dilet vetëm duke krijuar hapësirën; vetëm në hapësirë ‘individi arrin vetë në përfundime”, thotë Andreas Hamburger, profesor në International Psyhoanalytic University. E kaluara nuk përsëritet vazhdimisht./ Fjala.al

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In