• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

“Mendova vetëvrasjen”! Eva Alikaj rrëfen jetën e vështirë me fëmijë të vogël pas divorcit: Ishte një ndarje e dhimbshme , kalova në depresion!

11/11/2024
in Nostalgji
A A
Nga puthja e zjarrtë me Timo Fllokon tek buja në Pallatin 176! Eva Alikaj tregon mbresat e pashlyera të saj në skenë dhe ekran
18.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aktorja e njohur shqiptare, Eva Alikaj, ka rrëfyer si rrallë herë ndarjen nga bashkëshorti vite më parë dhe vështirësitë e rritjes të djalit të saj, Xhinos, për të cilin tha se ishte nënë edhe baba.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Eva është shprehur se divorci ka qenë i dhimbshëm për të, pasi dhe djali që kishe ardhur në jetë nga kjo martesë, ishte vetëm katër vjeç.

Ajo ka treguar se edhe sot, dajli i saj Xhino, nuk ka raporte me të atin, dhe pse ajo ka insistuar që ai të takohej.

“Isha dhe nënë edhe baba, sepse u ndamë me bashkëshortin. Xhino ishte katër vjeç. Ishte një ndarje e dhimbshme për mua. Nuk ka raporte me djalin. Kam dashur që Xhino të ketë kontakte me babain e tij, ai është austriak, por ai nuk e ndjen, nuk do, nuk mund të ndikojë. Para pak kohësh, Xhino erdhi në Vjenë, sepse rri në Zvicër, dhe prapë i thashë ‘takojë njëherë, si mik, pi diçka, mund të të bëj klik’, sepse unë e kam këtë, i fal njerëzit”, tha Eva.

Ndër të tjera, aktorja ka treguar se pengu më i madh që ka në jetë është fakti që nuk i ka dhënë më shumë përkëdhelje të birit dhe se nuk e ka shijuar sipas saj, rritjen e tij.

Eva rrëfeu se për shkak të kërkesës së llogarisë që kishte për të, që të ushtrohej në violinë, shpesh herë bëhej e bezdisur për Xhinon.

“Duhet t’i kisha dhënë më tepër përkëdhelje djalit, këtë e kam peng. Nuk ishte e mundur, isha nga Shqipëria, në Austri, një martesë një ndarje, ai ishte i talentuar për violinë. Nuk donte të ushtrohej, unë i rrija nga mbrapa, dhe ose do ta llastosh ose do ta nxisësh të arrijë diku për të ardhmen e tij. Nuk e kam shijuar rritjen e tij. Edhe kur më duhet të punoja, merrej mami im me të, ia lash asaj. Sikur ta ktheja kohën pas, dhe të isha në ato kushte, përsëri do bëja të njëjtën gjë, sepse nuk kisha mundësi tjetër.

Unë nuk është se merresha me jetën time, e kisha ardhur në Shqipëri për të luajtur. Pas shfaqjeve shkoja në shtëpi e kontrolloja nëse ishte ushtuar me instrumentin, kishte luajtur, isha e bezdisshme, dhe kisha grindje. Kur i rri një fëmijë kështu, natyrisht e bezdis, por isha dhe babi dhe mami.

I thosha tim ati “nuk bëra gjë, e kam mërzitur Xhinon”, më thoshte “po ç’të bësh më moj Eva, i dhe gjënë më të bukur, profesionin, atë për të cilin ai është i zoti, ta bësh pa para, se me para e bëjnë të gjithë’ më thoshte”, rrëfeu ajo mes emocionesh në emisionin “S’e Luan Topi”.

Pas ndarjes dhe lindjes së djalit, Eva ka treguar se ka kaluar një periudhë depresioni, nga i cili e shpëtoi një vajzë që i hapi një adresë në Facebook.

“Ka qenë një fazë shumë e vështirë, depresive, kur isha në Austri, mendova të dorëzohem. Ishte pas ndarjes, pasi kishte lindur djali. Por, një vajzë më ka hapur Facebook dhe aty filluan njerëzit “o Eva, o ikona”, aty thash që unë jam, se njerëzit nuk thonë kot. Që nga ai moment, e deri tani, vazhdoj të eci përpara, rrëzohem, çlodhem, vazhdoj prapë”, tha Eva Alikaj.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In