• Kontakt
Friday, August 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mediat turke hedhin dritë mbi vizitën e Erdogan, përveç gylenistëve në fokus të diskutimeve edhe baza e Pashalimanit?

15/01/2022
in Aktualitet, Debat
A A
Mediat turke hedhin dritë mbi vizitën e Erdogan, përveç gylenistëve në fokus të diskutimeve edhe baza e Pashalimanit?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vizita e presidentit turk Recep Tayyip Erdo?an në Tiranë ditën e hënë vijon të komentohet nga mediat turek. Përveç inaugurimit të banesave në Laç dhe vizitës ndoshta në spitalin e Fierit, apo diskutimet për gylenistët, sipas medieve turke, në fokus pritet të jenë dhe çështje ushtarake.

Portali “Balkan Günlü?ü”, shkruan se nuk përjashtohet mundësia që të diskutohet për bazën ushtarake të Pashalimanit. Pak muaj më parë u hap si debat se kjo bazë do të vihej në dispozicion të Turqisë, por qeveria e mohoi. Madje në atë kohë Ministria e Mbrojtjes tha se i është bërë një propozim NATO-s që të kthehet në bazë detare prej tyre.

Mirëpo sipas medieve turke, momentalisht në këtë bazë janë instaluar ushtarët turq. “Ndërkohë, le të japim një informacion interesant. Turqia “ka” një bazë detare në Orikum, pranë qytetit shqiptar të Vlorës (Avlonia). Një bazë ushtarake e vogël, por shumë strategjike.

Pashalimani ishte baza e vetme e Bashkimit Sovjetik në Mesdhe në vitet 1950. Pas shteteve të Bashkimit Sovjetik, baza u rindërtua nga Turqia sipas marrëveshjeve dypalëshe dhe Marina Turke ka të drejtën e përdorimit të saj”, thuhet në shkrim. Madje sipas portalit, në këtë bazë janë rreth 20 detarë turq që shërbejnë duke bashkëpunuar me ushtrinë shqiptare, ndërsa përmendet dhe një vizitë e ambasadorit turk pak ditë më parë.

Ndërkohë gazeta pas verifikimeve konfirmoi se në datën 1 tetor 2021, në Bazën e Pashalimanit ka kryer një vizitë ambasadori turk Murat Ahmet Yörük. Në atë kohë ambasadori Yörük ka deklaruar se ekipi turk në Bazën Detare Pashaliman është i pranishëm në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e ushtarake.

“Mësova me kënaqësi që të gjithë pjesëtarët e forcave tona këtu janë mirë dhe janë me moral të lartë, si dhe se janë të lumtur që ndodhen në Shqipëri”, u shpreh ambasadori Yörük. Sipas medieve turke, ekipi turk në Bazën Detare Pashaliman vepron në kuadër të bashkëpunimit në fushën ushtarake midis Shqipërisë dhe Turqisë, sipas një protokolli të veçantë të nënshkruar mes dy vendeve.

Qeveria ka mohuar kalimin e bazës te turqit

Por pavarësisht se çfarë shkruajë mediat turke, pak kohë më parë ministria e Mbrojtjes reagoi lidhur me të tilla lajme duke bërë të ditur se Shqipëria i ka propozuar NATO-s që të ndërtojë një bazë aty dhe jo Turqisë.

“Në tetor të vitit të shkuar, ministrja Xhaçka i është drejtuar përmes një letre zyrtare komandantit të Komandës Supreme për Europën, gjeneralit amerikan Tod D. Ëolters, duke i parashtruar planin e qeverisë shqiptare për modernizimin e bazës detare të Pashalimanit, me qëllim përdorimin e saj nga NATO.

Ministrja Xhaçka u ka bërë të ditur drejtuesve të NATO-s se Shqipëria është gati për zbatimin e një plani të përbashkët për zhvillimin e bazës detare për Aleancën e Atlantikut të Veriut. Nëse do të pranohej një kërkesë e tillë nga NATO atëherë do të ishte e vetmja nga Aleanca në Ballkan për t’iu përgjigjur sfidave të emigracionit apo sigurisë nga kërcënimet”, shprehej ministria kur në krye të saj ishte Olta Xhaçka.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

Kujtojmë aktorin vlonjat Llambi Kaçani: Një yll i kinematografisë dhe teatrit shqiptar që u shua shpejt

20/08/2025
Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

Urojmë sot në ditën e lindjes, aktoren e njohur Ema Andrea.

19/08/2025
Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

Lamtumirë Zija Grapshi! Shuhet në moshën 94-vjeçare “gjyshi i përrallave”

19/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In