• Kontakt
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Media britanike tallet me Ilir Metën: Çe lidh presidentin e Shqipërisë me ekipin Celtic, që dhe në takime zyrtare ulëret “Urra, urra”?!

17/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Media britanike tallet me Ilir Metën: Çe lidh presidentin e Shqipërisë me ekipin Celtic, që dhe në takime zyrtare ulëret “Urra, urra”?!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat britanike janë habitur me shfaqjet e presidentit të Shqipërisë, si ultras i Celtic. Ndaj dhe kanë bërë një shkrim me nota ironie për Metën.

Ai ka shpjeguar për Sky Sports News se si filloi pasioni i tij për ekipin skocez Celtic dhe si shikimi i ekipit në TV ndihmon në lehtësimin e “stresit” në punën si president.

Shkrimi në median britanike

Presidenti i Shqipërisë dhe Celtic është lidhja e dashurisë që ka hutuar shumë tifozë të futbollit në Skoci.

Ilir Meta, i cili është president i shtetit Ballkanik që nga viti 2017, poston vazhdimisht fotografi dhe video të tij me një fanellë të Celtic dhe reagimet e tij sa herë sheh ndeshjet e këtij ekipi.

Postimet e tij në Twitter duken mjaft të çuditshme për një udhëheqës botëror. Në të njëjtën ditë, ai mund të fotografohet duke marrë pjesë në takime të rëndësishme presidenciale dhe më pas mund ta shohësh duke vrapuar në plazhet e Shqipërisë me fanellën e Celtic, duke bërtitur për ekipin e tij të zemrës.

Presidenti Meta ka dhënë një intervistë për median skoceze “Sky Sports News”, ku ka shpjeguar arsyet e simpatisë së tij për kampionët skocezë, e cila shkon deri në nënshkrimin e e-maileve dhe mesazheve me tekst për udhëheqësit e tjerë të botës me parullën kelte “Urra Urra”.

Ai tha: “Për herë të parë, e pashë ekipin e Celtic në televizor kur erdhën për të luajtur me Partizanin në Tiranë më 1979. Këto ndeshje ndërkombëtare ishin shumë të rralla gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri. Më kujtohen futbollistët e mëdhenj si (Kenny) Dalglish dhe të tjerët.

Më vonë, kapiteni i ekipit tonë kombëtar Rudi Vata filloi të luante për Celtic dhe unë e kisha mik, ende e kam. Ai më fliste se sa krenar ishte që kishte luajtur për Celtic.

Por simpatia ime për Celtic u bë më e fortë kur isha për një vizitë zyrtare në Sarajevë një vit më parë. Isha në qendrën kryesore të qytetit dhe pashë një grup njerëzish, shumë entuziastë, duke pirë birrë e kishte brohorima. Nuk ishte shumë e qartë se çfarë po ndodhte. Më pas pashë kombinimin e shkëlqyeshëm të ngjyrave dhe kuptova që Celtic ishte aty.

Shkova te tifozët dhe i përshëndeta. Ishte një atmosferë fantastike. Mora një reagim të shkëlqyeshëm nga ata dhe më folën për respektin për Rudi Vatën. Dhe kjo më bëri të përqendrohem shumë te Celtic dhe tani është ekipi i vetëm që unë ndjek.”

Presidenti Meta, 51 vjeç, krijoi një Klub të tifozëve të Celtic në Tiranë me ish-lojtarin Vata, në verë.

Ai është përpjekur ta transmetojë pasionin e tij edhe tek zyrtarë të tjerë qeveritarë në Shqipëri dhe në të gjithë botën duke përdorur një slogan kelt për të nënshkruar autografe e mesazhe.

Ai tha: “Urra, urra” tani është shumë i zakonshëm këtu në Shqipëri dhe shumë njerëz më përshëndesin në këtë mënyrë. Në këto kohë, na duhet kjo energji dhe optimizëm.

“Puna ime si president nuk është aq e lehtë. Je nën stres dhe nën presion për të bërë shumë gjëra. Kështu që kur ndjek Celtic, më ndihmon të marr më shumë energji pozitive dhe të harroj dhimbjet e kokës dhe të frymëzohem.

Celtic më jep kënaqësi dhe motivim të madh dhe më pëlqen ta tregoj atë.

Do të më pëlqente të shkoja të shihja një ndeshje në stadium. Nuk kam pasur kohë, por së shpejti do të vij dhe do të bashkohem me të gjithë tifozët e Celtic, jo në VIP”, tha Meta.

Presidenti Meta shpreson shumë se Celtic të arrijë 10 tituj historikë me radhë këtë vit.

Ai tha: “Tani ne kemi një tjetër shqiptar, Alban Ajetin. Ai do të jetë një makinë golash. Dhe në të ardhmen ne shpresojmë të shohim Rocco Vata (djali i Rudi, i cili është në ekipin e të rinjve Celtic), duke luajtur për ekipin e parë.

Shpresoj që të gjithë ekipet e Celtic të tregojnë karakterin e tyre më të mirë pasi ky sezon është më i rëndësishmi, sepse këtë vit ne duam të kemi 10 tituj rresht. Kjo është arsyeja pse fanella ime e Celtic ka numrin 10. Unë jam optimist që do ta arrijë.”

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In