Aktori i madh, Robert Ndrenika, një nga kolosët e skenës dhe kinemasë shqiptare feston sot 84-vjetorin e lindjes.
Ndrenika është një nga emrat e shquar që i dhuroi xhevahire skenës dhe kulturës shqiptare.
Robert Ndrenika lindi më 10 Janar të vitit 1942, me origjinë nga Vunoi i Himarës. Në vitin 1992-1996 ka qenë anëtar i Parlamentit të Shqipërisë.
Më shumë se gjysmë shekulli në skenë/ Kolosi i
Në vitin 1998, Ndrenika u nderua me dekoratën e Artistit të Popullit të Shqipërisë, duke u bërë një nga aktorët e paktë që e mori këtë dekoratë.
Në vitin 2012, ai u dekorua me Urdhrin Nderi i Kombit nga presidenti Bamir Topi për kontributet e tij në kinematografinë shqiptare.
Ai shquhet për larminë e roleve, për kalime të natyrshme nga drama dhe tragjedia në komedi dhe grotesk, është lehtesisht i transformueshëm, i vërtetë, i besueshëm, me sens të spikatur realist, skicues i karaktereve të goditura.
Ka qenë ndër aktorët që ka pasur ngarkesën më të madhe në teatër dhe kinematografi.
Më shumë se gjysmë shekulli në skenë/ Kolosi i
Ndrenika numëron dhjetëra role në karrierën e tij shumëvjeçare, ku disa prej tyre në filmat si:
Kronikë provinciale (2009)
Ne dhe Lenini – (2008)
Tifozet – (2004) komedi
Ishte koha për dashuri – (2004)
Njerez dhe fate – (2002–2003) miniserial
Tiranë, Viti Zero – (2001) Kujtimi
Parullat – (2001) Lleshi
Bolero – (1997)
Nata e dymbëdhjetë – teatër-komedi
Botë e padukshme – (1987) Iliazi
Përrallë nga e kaluara– (1987) Vangjeli
Vrasje në gjueti – (1987)
Dhe vjen një ditë – (1986) Vëllai i Llano Bletës
Gurët e shtëpisë sime – (1985)
Tre njerëz me guna – (1985)
Shirat e vjeshtës – (1984)
Kohë e largët – (1983) Anastas Grigori
Besa e kuqe – (1982)
Era e ngrohtë e thellësive – (1982) (TV)
Nëntori i dytë – (1982)
Shi në plazh – (1982)
Vëllezër dhe shokë – (1982)
Një shoqëri nga fshati – (1980)
Ditët që sollën pranverën – (1979) (TV)
Mësonjëtorja – (1979) Kosta
Në shtëpinë tonë – (1979)
Koncert në vitin 1936 (1978) Fotaqi (n/prefekti)
Shembja e idhujve – (1977) Kapteri
Emblema e dikurshme – (1976) (TV)
Duke kërkuar 5-orëshin – (1974) Zeqo
Rruga e bardhë – (1974)
Shtigje të luftës – (1974) Shabani
Kryengritje në pallat – (1972)
Odiseja e tifozëve – (1972)
Kapedani – (1972) i biri i xha Sulos
I teti në bronx – (1970) Xhemali
Horizonte të hapura – (1968) Azemi
Oshëtimë në bregdet – (1966)…









