• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Më i keq si xhelat i demokracisë, se sa si përndjekës diktaturës

08/12/2021
in Blog
A A
Më i keq si xhelat i demokracisë, se sa si përndjekës diktaturës
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Dokumentari investigativ i “Fiks Fare” mbi rolin e Sali Berishës si sekretar partie në dëbim internimin e çiftit të mjekëve Margarita e Milto Kostaqi, është më i rëndë se sa duket, për Sali Berishën “demokrat”, se sa për Sali Berishën komunist.

Sali Berisha mund të gjejë plot justifikime pse i internoi dy kolegët e tij, me shpresë që t’i hapej rruga për mjek në Bllok, por ajo që ka ndodhur me dokumentarin dhe historinë e transmetimit të tij është dhe më e rëndë.

Siç shikohet në dokumentar, ai është përgatitur në vitin 2010-2011, me një këmbëngulje për të takuar çdo personazh të asaj mbledhje, çdo operativ Sigurimi që kishte njohuri për ngjarjen, dhe personazhe publike në dijeni të saj. Siç shikohet në dokumentar, vetëm tre vetë kanë guxuar të flasin para kamerës. Të tjerët janë rregjistruar në momente rrëfimi me kamerë të fshehtë.

Arsyeja ishte se ata ishin të frikësuar nga Sali Berisha.

Ata tregojnë ngjarjen në bisedë normale, por kur u thoshe që kjo na duhet për një dokumentar tmerroheshin dhe të tregonin se kush ishte Sali Berisha dhe çfarë mund t’u bënte atyre.

Në të vërtetë ishte koha kur Sali Berisha sapo kishte vrarë në Bulevard dhe terrori që ngjallte tek njerëzit që e kishin njohur si sekretar partie, ishte real.

Për gati dhjetë vite dokumentari bëhej gati për transmetim dhe sapo të intervistuarit e merrnin vesh, alarmoheshin dhe përgjëroheshin të mos jepej. Tani Margarita, Miltua dhe disa personazhe të frikësuar kanë ikur nga kjo botë, të tmerruar nga Sali Berisha. Aty ku janë nuk shikojnë më gjë.

Sot shikojmë vetëm fytyrën e ndyrë të një përndjekësi të diktaturës, me pengun që ata njerëz nuk i çliruam dot nga frika prej Sali Berishës.

Pra, historia e rëndë është se 20 vjet pas rënies së komunzimit, ata kishin ende frikë Sali Berishën si sekretar partie dhe si kryeministër.

Kjo është një akuzë shumë më e rëndë për Sali Berishën, se sa ajo që ka bërë me Margarita Kostaqin dhe Milto Kostaqin.

Imazhi i tij si një njeri hakmarrës dhe shkatërrues jetësh njerëzore, është portreti real i tij.

Ndaj kur SHBA e ka damkosur atë si minues të demokracisë dhe shantazhues të sistemit gjyqësor, ka parasysh pikërisht pafuqinë e shoqërisë dhe institucioneve për të reaguar kundër tij. Ndaj tij nuk u arrit të hapet asnjë gjyq, edhe pse faktet janë sheshit dhe viktimat e tij ishin të tmerruar prej tij, derisa ishin gjallë.

Alarmi i doktoreshë Margaritës kur gazetari i “Fiks Fare” i thotë që mund të japësh intervistë për dokumentarin, është i dhimbshëm. Ajo përgjërohet se “ju nuk e njihni atë, ai të vret”.

Është pikërisht ky terror psikologjik mbi viktimat, që e bën Sali Berishën jo vetëm një përndjekës të diktaturës, por dhe një xhelat të demokracisë. Fakti që ai ka imponuar terror mbi rrethin e njerëzve që e kanë njohur dhe i ka detyruar ata të heshtin dhe të shmangin denoncimet për të, është një fakt më i rëndë se sa internimi i çiftit Kostaqi.

Fakti që shumica e tyre janë rregjistruar me kamerë të fshehtë pasi nuk kanë guxuar të flasin përballë kamerës, tregon vërtet fytyrën e një xhelati në demokraci, më shumë se sa fytyrën e një përndjekësi të shpifur të diktaturës.

Share207Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In