• Kontakt
Monday, August 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Histori

Më 9 nëntor 1938 vdes në Stamboll, në moshën 57 vjeçare themeluesi i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk

10/11/2021
in Histori
A A
Më 9 nëntor 1938 vdes në Stamboll, në moshën 57 vjeçare themeluesi i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 9 nëntor 1938 vdes në Stamboll, në moshën 57 vjeçare themeluesi i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk. Ai ishte një ushtarak i lartë, burrë shteti, revolucionar, themelues i Republikës së Turqisë, duke shërbyer si Presidenti i saj i parë nga viti 1923 deri në vdekjen e tij. Mustafa Kemali ndërmori reforma gjithëpërfshirëse liberale, të cilat modernizuan Turqinë.

Fëminia

U lind më 1881 në Selanik, i biri i Ali Riza Efendiut i cili ishte shqiptar dhe Zybejde hanëmit. Në moshën 12 vjeçare është regjistruar me iniciativën e tij në shkollën ushtarake në Selanik. Në këtë shkollë ka marrë pseudonimin Qemal (“i përkryer”). Nga viti 1896 vazhdoi akademinë ushtarake në Manastir, ndërsa në 1899 u pranua në Akademinë Perandorake Ushtarake, Stamboll, të cilën e mbaroi më 1905 pasi kreu edhe një kurs special pranë Shtabit të Përgjithshëm. Që në moshë të re u interesua për letërsinë revolucionare, që konsiderohej e ndaluar nga autoritetet.

Karriera Ushtarake

Për shkak të aktivitetit të tij të jashtligjshëm me Xhonturqit të cilët luftuan kundër regjimit aristokrat të Perandorisë Osmane Ataturkun regjimi e dërgon në Siri në një regjiment kavalerie që luftonte me rebelët. Në Damask formon organizatën Vatan ve Hürriyet (Atdheu dhe Liria). Në vitin 1907 transferohet në Selanik dhe i bashkohet shoqatës Bashkim dhe Progres, të cilën e kishte themeluar Revolucioni i Xhonturqëve në korrik të vitit 1908. Ataturku merr pjesë në revulucionin xhonturk si shef i shtabit të Mahmut Shefqet-pashës, komandantit të ar matës turke të Maqedonisë dhe merr pjesë gjithashtu në shuarjen e kondërevolucionit të Abdyl Hamitit në Stamboll në vitin 1909.

Mori pjesë në luftë në Libi kundër Italisë (në vitin 1911-1912), ku u dallua për herë të parë si udhëheqës ushtarak i talentuar. Arrin një ndër fitoret e pakta turke në këtë luftë kur me batalionin e tij dhe disa qindra vullnetarë arabë arrin një fitore kundër një force italiane të konsiderueshme. Në kohën e Luftërave Ballkanike (1912-1913) organizoi mbrojtjen e Dardaneleve. Gjatë Luftës I Botërore, kur Turqia ishte në anën e Gjermanisë, Ataturku arriti një sukses të padiskutueshëm në Fushatën e Galipolit në vitin 1915, ku arrin të mundë forcat Aleate që donin të zbarkonin në Dardanele.

Veç kësaj mori pjesë dhe në Fushatën e Kaukazit, si pjesë e Ar matës së Kaukazit, komandant i Ar matës së Dytë (1916-1917). Në këtë fushatë arriti gradën e gjeneralit e në fund edhe atë të pashait. Më vonë u transferua në frontin Palestinez si komandant i Ar matës së Shtatë dhe pas nënshkruarjes së marrëveshjës për paqe kthehet në Stamboll.

Udhëheqës Popullor

Në vitin 1919, u largua nga ushtria dhe u vu në krye të Lëvizjes Kombëtare kundër pushtimit grek dhe i Lëvizjes për Pavarësinë e Turqisë të cilën pas thyerjes së Perandorisë Osmane në fund të Luftës I Botërore e kanë rrezikuar forcat fituese. Kjo shkaktoi luftën me Greqinë, të cilën Britania e Madhe dhe Franca e kishin ndihmuar me ar matime. Ushtria greke kishte kapur Izmirin dhe bregdetin e Anadollit më 15 mars 1919.

Ataturku menjëherë nisi të punojë për bashkimin Lëvizjes Kombëtare Turke dhe për krijimin e ushtrisë për mbrojtjen e vendit. Por së pari i është dashur të luftojë kundër regjimit të Sulltanit i cili kishte lejuar copëtimin e territorit. Atëherë kur qeveria e komprometuar u kishte lejuar Aleatëve të pushtonin disa pjesë të Turqisë, Ataturku në Ankara në maj të vitit 1920 kishte krijuar qeverinë e përkohshme, Kuvendi i Madh Popullor i së cilës e zgjedh kryetar qeverie më 2 maj 1920.

Lufta Greko-Turke dhe Presidenca

Pas disa humbjeve fillestare në luftë me grekët, arriti të shënojë fitore në betejat vendimtare në lumin Sakarja (korrik 1921) dhe në Dulminpar (korrik 1922), duke e marrë Izmirin. Fiton luftë dhe largon Greqinë nga Azia e Vogël. Kështu shmang vendosjen e marrëveshjës nga e cila Greqisë i jepeshin disa pjesë të Azisë së Vogël. Pasi shmangu rrezikun grek, Ataturku i kthehet rrezikut të brendëshëm dhe largoi nga pushteti sulltan Mehmetin VI.

Në gusht 1923 themelon Partinë Popullore. Më 22 tetor 1923 Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë shpallë Republikën, ndërsa Mustafa Qemali shpallet kryetar i parë i saj. Kuvendi ia dha edhe titull Gazi (fitimtar). Në vitin 1934 Kuvendi i Madh Popullor i jep emrin Atatürk (babai i Turqisë).

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In