• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mbyllet gjyqi! Izet Haxhia zbardh rolin e Berishës në vrasjen e Hajdarit: Telefonata që e nxori në pritë Azemin, përfshirja në trafiqe armësh dhe vjedhje bankash

08/02/2022
in Aktualitet, Dosja X
A A
Avokati Beqiri: Ja pse erdhi Fatmir Haklaj në Tiranë, video që donte të merrte
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 11 shkurt Gjykata e Tiranës do të japë vendimin final për Izet Haxhinë. Ish-truproja e Sali Berishës akuzohet për përfshirje në vrasjen e Azem Hajdarit dhe prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 25 vite burg. Dje Idajet Beqiri, avokati i Izet Haxhisë ka dhënë konkluzionet e tij dhe argumentet se përse klienti i tij është i pafajshëm. Gazeta më poshtë po publikon disa prej argumenteve të tij, ku përmenden disa prej arsyeve që mund të kenë sjellë vrasjen.

Përfshirja e Berishës

I pandehuri Izet Haxhia në deklarimet e bëra para kësaj Gjykate bëri përgjegjës kryesor, si

frymëzues, si urdhërues, si menaxhues, si “dirigjent” dhe si përfitues në vrasjen e Shkëlqim Haklaj, ish-presidentin e Republikës Sali Berisha. Ishte data 20 qershor 1997. Sali Berisha ishte ende President i Republikës. Ishin shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sali Berisha, i shoqëruar nga eskorta dhe mbështetësit e tij, shkuan në Tropojë për të bërë fushatë elektorale. Në dalje të Fierzës, autokolona që shoqëronte Berishën, është bllokuar nga malësorët anti-Berisha.

I ndjeri Halil Haklaj, njeri me influencë të madhe në Malësinë e Gjakovës, si një njeri që kishte mobilizuar shumë bijë të kësaj treve duke i vënë në shërbim të UÇK, e konsideroi veprim të gabuar, të pamoralshëm dhe të paligjshëm këtë veprim bllokimi rruge për të mos e lejuar Berishën të hynte në Tropojë.

Ai, jo vetëm që zhbllokoi rrugën, por edhe garantoi shkuarjen pa problem të Berishës në Tropojë. Në miting Sali Berisha filloi të fliste “si e ëma e Zeqos majë thanës”! Aludoi hapur kundër mbështetësve të alternativës që e urrenin atë, duke i konsideruar si “të shitur të Beogradit”, si të lidhur me UDB-në e Serbisë!

Shkëlqim Haklaj, një djalë trim dhe atdhetar, parandalues i planit të Berishës për të mobilizuar dhe çuar djemtë e Tropojës në marsin tragjik 1997 për të luftuar kundër djemve të Vlorës që ishin ngritur në protesta anti-Berishë, shkoi afër në podiumi, qëlloi në ajër me armë dhe i prishi imazhin e mitingut Sali Berishës.

Sali Berisha e konsideroi sfidë personale këtë akt të Shkëlqim Haklaj dhe pyeti tepër i revoltuar njerëzit pranë tij në podiumin e mitingut se cili ishte ky person. I thanë se ishte Shkëlqim Haklaj! Sali Berisha u dha shoqëruesve të tij urdhrin e prerë:

“Të gjallë apo të vdekur këtë person sillmani në Tiranë”. I gjithë ky moment u regjistrua në një video, e cila është bërë publike në të gjitha masmediat vizive dhe të shkruara të vendit dhe është administruar si provë prej organit të akuzës.

Vrasja e Shkëlqim Haklajt

Ishte data 4 janar 1998. Shkëlqim Haklaj kishte vetëm dy ditë që kishte filluar punën si polic në Doganën e Qafë Prushës. Në bazë të urdhrit të Sali Berishës, tre persona, Gani Neza, Rasim Lumneshi dhe burri i mbesës së Sali Berishës, Selim Hoxha, të armatosur “gjer në dhëmb”, i bënë pritë Shkëlqim Haklajt dhe e vranë.

Rasim Lumneshi kishte një telefon satelitor ditën e kësaj vrasje. Ky telefon ishte i Sali Berishës, i blerë në Zvicër nga ish-kryeministri në ekzil i Kosovës, Bujar Bukoshi dhe dhuruar Sali Berishës.

Ditën e ngjarjes së 4 janarit 1998, kur u bë vrasja e Shkëlqim Haklaj, këtë telefon të Sali Berishës e kishte me vete Rasim Lumneshi, njëri prej vrasësve të Shkëlqim Haklaj. Vrasja e Shkëlqim Haklaj u bë në orën 16.00 të datës 4 janar 1998.

Në orën 16.30, në Selinë e PD-së në Tiranë, te zyra e Sali Berishës, u bë i ditur ky njoftim. Ndërkohë Komisariati i Policisë Tropojë dhe Ministria e Brendshme ende nuk ishin njoftuar për këtë ngjarje, pasi rrjeti telefonik i kohës ishte shumë problematik.

Hajdari në Tropojë

Në datën 1 qershor 1998 Izet Haxhia ishte në Tropojë pasi kishte përvjetorin e parë të vdekjes së

vëllait të tij. Aty ka parë me sytë e tij dhe ka dëgjuar nga shumë burime të përgjegjshme se situata ishte tepër shpërthyese, posaçërisht kundër Sali Berishës dhe Azem Hajdarit. Sapo është kthyer në Tiranë, ka takuar vëllanë e Azem Hajdarit, të quajturin Sali Hajdari. Në këtë takim ishin të pranishëm Lulëzim Sterka dhe Dem Dollapi.

Izet Haxhia i ka thënë vëllait të Azemit, Sali Hajdarit që të mos e lejonin Azemin të shkonte në Tropojë, sepse situata atje ndaj tij dhe ndaj Sali Berishës është vërtetë tepër e rrezikshme. Vëllai i Azemit, Sali Hajdari, i thotë: “Azemi dhe ne shkojmë ku të duam dhe nuk kemi frikë askënd”!

Këtë fakt për situatën në Tropojë Izet Haxhia ia bëri me dije edhe Sali Berishës dhe të tjerëve në selinë e PD-së. Sali Berisha, në vend që ta ndalonte Azem Hajdarin për të shkuar në Tropojë, në datën 3 qershor 1998, e nxiti atë, Vili Minarollin dhe Bardhyl Pollon që të shkonin!

Në orën 22:30 të natës, kur Azem Hajdari, Vili Minarollin, Bardhyl Pollo, etj., ndodheshin në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Tropojë, u erdhi një telefonatë ultimatum se në rast se nuk largoheshin me urgjencë nga zyra e Bashkisë dhe nga Tropoja, një predhë kundër tank do hidhej mbi ta. Azem Hajdari dhe të tjerët dolën nga zyra dhe hipën në dy makina për të udhëtuar në drejtim të shtëpisë së tij në Bajram Curri.

Në makinën e dytë ishte Azem Hajdari dhe Bardhyl Pollo. Makina e parë kaloi pa asnjë problem, ndërsa makinës ku ishte Azem Hajdari iu bë pritë dhe në drejtim të saj u derdhën 160 plumba. Mbeti i plagosur Bardhyl Pollo në të dyja këmbët.

Azem Hajdari doli nga selia e PD pas telefonatës

Sipas informacioneve tona, ditën e ngjarjes, pra me 12 shkurt 1998, rreth orës 21:00, Azem Hajdari është ftuar me telefon për të biseduar rreth këtij problemi në vendin e kryerjes së krimit. Azemi ka dalë nga zyrat i shoqëruar prej dy badigardëve të tij, Besim Çerja dhe Zenel Neza.

Vrasja e tij është bërë nga një “Benz” me targa të Vlorës, por jo me atë numër targe që jep ish-presidenti Sali Berisha. Kjo makinë i është marrë Myftar Çulajt, pronar i një lokali tek “Menca e kinezëve”, me emrin “Tarzani”, nga grupi i mësipërm Myftarin, pas kryerjes së krimit e kanë marrë në telefon dhe në shkëmbim të makinës i kanë kërkuar që të shkojë në Tropojë për të marrë 30 milionë lekë.

Myftari i trembur, ka ikur në Itali bashkë me vëllain e tij. Në vrasjen e Azem Hajdarit ka marrë pjesë edhe një person nga Nikla e Krujës, i njohur si vrasës profesionist dhe po atë datë, rreth orës 24:00, është çuar i plagosur në spitalin e Tiranës ku dhe ka vdekur. Në xhep i është gjetur një pasaportë e firmosur nga Fatmir Meta, ish-shef i komisariatit Tropojë.

Ky person dyshohet të jetë plagosur rëndë në momentin e përplasjes mes dy grupeve nga Azem Hajdari ose është vrarë nga grupi i Jaho Mulosmanit, për të humbur gjurmët e krimit. Ekzekutorët e vrasjes së Azem Hajdarit kanë udhëtuar për tërë natën në drejtim të Tropojës, ku kanë mbërritur rreth orës 05:00 të datës 13 shtator 1998.

Haklaj dhe Hajdari, trafik armësh në Kosovë

Isamedini dhe Halil Haklaj, vëllai i Fatmir Haklajt, zhvillonin së bashku trafik armësh nga Gramshi në Tropojë me objekt Kosovën. Për këtë qëllim ishin lidhur në Gramsh me Rudi Bardhoshin, subjekti i ynë në gjurmim për trafik armësh. Me këtë ofertë ishin përzier edhe Azem Hajdari e Ahmet Kraniqi, ministër i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës. Rrugën e tretë të ngarkesës me armë nga Gramshi për në Tropojë arrestohet nga policia e Gramshit Halil Haklaj dhe Isamedin Haxhiaj. Me ta ndalohet dhe më pas lirohet edhe pritësi i tyre nga Gramshi, Rudi Bardhoshi, i cili sipas informacioneve tona ka biseduar në telefon dhe ka dhënë

informacion për trafikun e armëve. Ky fakt është marrë vesh nga Halili e Isamedini, të cilët janë liruar nga burgu në datën 4 shtator 1998 dhe ka acaruar më tej situatën midis tyre. Grupi i vrasësve të Azem Hajdarit dyshohet se është edhe autori i vjedhjes së fundit të Bankës së Tropojës, ku janë vjedhur rreth 600 milionë lekë, të cilat i mbajnë në shtëpi si dhe autorë të grabitjes së makinave të OSBEE-së, Kryqit të Kuq, me të cilat shëtisin lirisht në Tropojë.

Theksojmë se, ky grup në vazhdimësi ka shfaqur dëshirën për të vrarë edhe ish-presidentin Sali Berisha, gjë për të cilën ky i fundit ka dijeni.” Një provë tjetër e rëndësishme ku provohet se Izet Haxhia nuk ka asnjë lidhje me kryerjen e veprës penale kundër ish-deputetit Azem Hajdari, është edhe Relacionin zyrtar i PD, të nënshkruar nga kryetari i saj Sali Berisha, të konfirmuar nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA, Frouik në datën 11 korrik 1999, e cila u administrua si provë në këtë gjykim.

-Provat e pakontestueshme që vërtetojnë plotësisht faktin që Azem Hajdarin e

vrau politika

E para, në dosjen hetimore dhe gjyqësore keni të provuar faktin që bashkëpronar i lokalit

“Murataj” në Linzë ishte edhe Kleo Murataj, shoferi i ish-ministrit të drejtësisë Arben Imami. Provohet plotësisht se Kleo Murataj i ka raportuar ish-ministrit Arben Imami për këtë fakt, sepse i kishte rënë në sy ardhja nga Tropoja e Fatmir Haklaj, person në kërkim, Jaho Mulosmanit dhe shumë të tjerëve. Ky dëshmitar e kishte vlerësuar këtë grumbullim të këtyre kaq shumë personave nga Tropoja, kundërshtarë të Sali Berishës, si jo normale. Këtë informacion ish-ministri Arben Imami ia ka përcjellë Ministrit të Brendshëm Perikli Teta. Në dosje keni ditarin dhe shënimet e të ndjerit Perikli Teta për këtë ngjarje, dhe aty figuron raportimi për këtë

ardhje të dyshimtë të këtyre njerëzve nga Tropoja. Lind pyetja: Përse ish-ministri i Brendshëm nuk mobilizoi strukturat e Policisë së Shtetit për të mbajtur nën mbikëqyrje këta persona, dhe kur të shihte që makina ku ndodheshin ata, do të dislokohej dhe do të qëndronte në pritje për më shumë se dy orë pranë selisë së PD-së të bënte ndalimin e tyre dhe të sqaronte situatën në dhomat e izolimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës?!

E dyta, mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani ishte te lokali pranë PD-së, me pronar Guxim Byberaj. Lokali i Guxim Byberaj ishte vetëm 5 metra larg autoveturës me targa VL 0676 ku brenda të cilës ishin Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani dhe Naim Çangu.

Në vendin e shoferit ishte Jaho Mulosmani, i cili dukej qartazi prej lokalit ku ishte Shpresa Breçani. Ajo pa Jaho Mulosmani, Fatmir Haklaj dhe Nazmi Çangu afro një orë para ngjarjes. I njihte shumë mirë ata dhe ka shkuar në zyrën e Berishës tre herë, sikurse pohoi edhe në dëshminë e saj para kësaj Gjykate.

Shkuarjen pranë Berishës në këtë ditë të ngjarjes ajo e motivoi para jush me faktin se ishte anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së dhe hynte e dilte në këtë seli dhe te Sali Berisha sa herë të donte. Shpresa Breçani ka vënë në dijeni Sali Berishën se Jaho Mulosmani, Fatmir Haklaj dhe një person tjetër janë duke qëndruar pranë Selisë së PD-së.

Share226Tweet141


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In