• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mbrojtësit e Valbonës rrëfejnë se si janë sulmuar fizikisht dhe janë kërcënuar nga kompania “Gener 2” e biznesmenit Bashkim Ulaj

19/10/2021
in Aktualitet, Dosja X, Humor
A A
Mbrojtësit e Valbonës rrëfejnë se si janë sulmuar fizikisht dhe janë kërcënuar nga kompania “Gener 2” e biznesmenit Bashkim Ulaj
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Protagonistët e betejës ligjore kundër ndërtimit të HEC-eve në Luginën e Valbonës, shpallur Park Kombëtar që prej vitit 1996 thonë se janë paditur, sulmuar e kërcënuar nga kompania ndërtuese e këtyre HEC-eve, Gener 2.

Shtetësja amerikane Cathrine Bohne dhe ish-nënkryetari i Bashkisë së Tropojës, Kasmet Ponari, themelues të shoqatës “Toka” pohuan këtë gjatë një interviste për “Zona Zero” në Top News,

“Mua më kanë thënë personalisht: “Çfarë ke ti? Ti nuk je prej Valbone”. Gjëra të tilla në tentime për konflikte. Jo vetëm formë presioni, por edhe kërcënim. Unë kam bërë kallëzim dhe denoncim dhe një herë u bë mediatike, sepse isha me grupin e gazetarëve të Top Story ku jemi sulmuar verbalisht dhe fizikisht”, tregon Ponari.

Ai thotë se pikërisht kundërshtimi i HEC-eve në Valbonë ka qenë edhe arsyeja se përse e kanë shkarkuar nga detyra e nënkryetarit të Bashkisë së Tropojës.

Ndërkohë, shtetësja amerikane, Cathrine Bohne u shpreh se fakti që ka pasaportën amerikane e ka mbrojtur disi nga kërcënimet e drejtpërdrejta, por deklaron se është paditur në gjykatë për prishje imazhi.

“Janë pak më të kudesshëm ndaj meje, sepse kam pasaportë amerikane. Më kanë ngritur një paadi për dëmtim imazhi dhe kanë kërkuar dy milionë lek prej meje, sepse ka shkruar keq në Facebook dhe kam folur për mediat”, tha ajo për Zona Zero.

Shtetësja amerikane, që ka bërë Tropojën shtëpi të saj prej vitit 2009 thotë se gjatë të gjithë kësaj përplasje dhe kohe ka kuptuar se problemi është te mosfunksionimi i shtetit.

“Ne jemi në një pikë që HEC ka përfunduar. Sot është problem mjedisor, por ai ekziston, sepse shteti nuk funksionon, sistemi nuk funksionon. Kur HEC nuk kishte leje ndërtimi kemi bërë një denoncim për krim penal, sepse njëri u arrestua se po ndërtonte një stan pa leje. Por, prokurori i Tropojës ka dashur dy vite për të hetuar. Se ça kishte për të hetuar, që ka leje apo jo, kaq! Unë më vonë kam mësuar se ligji nuk lejon hetimet pas 3 muajsh”, shtoi Bohne.

Bohne dhe Ponari thanë se edhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë që u dha të drejtë shoqatës “Toka” po përballen me zvarritjet e zyrës përmbarimore shtetërore për të ekzekutuar vendimin. Sipas tyre, përmbarimi i shmanget detyrave që ka me arsyetime nga më të çuditshmet. Në një rast krejt absurd dhe joligjor u ka thënë se gjykata e Tropojës kishte marrë një vendim që kishte rrëzuar vendimin e Gjykatës së Apelit.

Në një rast tjetër i ka këshilluar që për të zbatuar vendimin e Gjykatës së Lartë të paguajnë një përmbarues privat për të kryer të njëjtën detyrë.

HEC-et në Valbonë kanë përfunduar, çfarë “pezulloi” Gjykata e Lartë?

Vendimi i Gjykatës së Lartë për të pezulluar punimet te dy hidrocentralet e ndërtuar në Lumin e Valbonës është shembulli më i mirë ilustrues i postulatit se “drejtësia e vonuar, është drejtësi e munguar”.

Absurdi është se Gjykata e Lartë urdhëroi pezullimin e punës për ndërtimin e HEC-it të Dragobisë dhe HEC-it të Ceremit, ndërkohë që puna për ndërtimin e këtyre dy HEC-eve ka përfunduar. Në raportin e Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2020, të dy hidrocentralet bëjnë pjesë në listën e HEC-eve që kanë lidhur marrëveshje për t’u lidhur me rrjetin brenda vitit 2021 dhe për të shitur energjinë. Në total, sipas ERE-s, dy HEC-et kanë një kapacitet prodhues prej 22 MegaËatt.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, shoqata “Toka”, që ngriti padinë fillestare kundër ndërtimit të këtyre HEC-eve mirëpret vendimin e gjykatës dhe pret zbatimin e tij.

“Një vendim i ngjashëm i bërë në 2018 nga gjykata e Apelit u injorua nga kompania dhe pronari i tyre Gener-2 bazuar në një padi kundër bërë në gjykatën e rrethit Tropojë të cilën Ministria e Drejtësisë në atë kohë e quajti “plotësisht e paligjshme”. Ministria megjithatë nuk ndërmori hapa të mëtejshëm për të siguruar që vendimi i gjykatës për ndalimin e ndërtimit të zbatohej”, thotë kjo shoqatë.

Padia kundër HEC-eve mori udhë në vitin 2017 dhe u deshën plot 5 vite që drejtësia të funksiononte në këtë rast. Emisioni “Top Story” i kushtoi vëmendje gjatë një dokumentari investigues në 2019, ku u vlerësua edhe me çmim nga BE.

Kompanitë që fituan të drejtën e ndërtimit të HEC-ve akuzohen se kanë falsifikuar procesverbalet e konsultimit me publikun. Banorët e 27 fshatrave të Tropojës dhe shoqatat pretendojnë se firmat janë falsifikuar dhe se në listën e firmëtarëve kishte persona të vdekur tre vjet para përpilimit të procesverbaleve dhe emra personash që as ishin në dijeni të konsultimeve.

“Dragobia Energy” është shoqëri koncesionare e themeluar për zbatimin e kontratës së hidrocentraleve në Luginën e Valbonës. Ajo është 100% në pronësi të “Gener 2” shpk. Gjithsej leje për ndërtimin e HEC në Luginën e Valbonës, sipas asaj që zbuloi Top Story ishin tre, dy në Lumin Valbonës dhe një në Lumin Cerem, me një fuqi të instaluar në total 47 Megawat, ku projektet nisën të zbatoheshin pa leje ndërtimi.

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

17/06/2025
Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In