• Kontakt
Monday, August 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Histori

Mbretit Gent iu gjet fundi i mbretërimit

11/03/2022
in Histori
A A
Mbretit Gent iu gjet fundi i mbretërimit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 2007, Banka e Shqipërisë nderoi figurën e Mbretit Gent, i cili është mbreti i fundit i Ilirisë dhe sovran i fisit të Ardianëve me kryeqendër Shkodrën, duke e vendosur për herë të parë portretin e tij në kartëmonedhën e 2 mijë lekëshit.

Vendim, i cili u konsiderua i drejtë, sepse përveç rëndësisë historike që mbart figura e tij, ai ishte dhe reformator në fushën e prerjeve monetare, kryesisht të monedhave prej argjendi.

Por, këtu lind dhe kontradikta: viti i fundit si Mbreti i Ilirisë, në 2 mijë lekëshin e emetuar në vitin 2007 është 167 p.e.s, kurse në 2 mijë lekëshin e emetuar në vitin 2022, viti i fundit i Mbretit Gent në pushtet është 168 p.e.s.

Interesimit të redaksisë së Albanian Post, Banka Shqiptare iu përgjigj me anë të një email-i, duke sqaruar gjithë situatën e krijuar.

“Nga emetimi i parë i 2 mijë lekëshit, në vitin 2007 periudha e mbretërimit të Mbretit Gent ka qenë një çështje e diskutueshme”, sqaron Banka e Shqipërisë.

“Vendosja e kësaj periudhe në kartëmonedhën e prerjes 2000 lekë ka hapur debate në median e shkruar dhe atë on line nga historianë dhe studiues të veçantë”, ravijëzon Banka.

Megjithatë, nëse shfletojmë librin e Historisë së klasës 11, të përpiluar nga autorët Menduh Derguti, Ledia Dushku, Ferit Duka dhe Sonila Boçi, shkruhet se “Mbreti Gent në vitin 168 p.e.s kërkoi armëpushim, ndërsa një vit më pas, 167 p.e.s, u mor rob nga romakët dhe u dërgua në Italinë e sotme”.

Bazuar në këtë libër të Historisë, fundi i mbretit Gent, si mbret i Ilirisë është viti 167 p.e.s, ashtu siç shkruhet në prerjen e 2 mijë lekëshit të emetuar në vitin 2007.

Duke marrë shkas nga debatet e kaluara, Banka Shqiptare, shkruan në email, për emetimin e 2 mijë lekëshit në vitin 2022, kërkoi nga Institucionet akademike opinionin për periudhën e saktë të mbretërimit të Mbretit Gent.

“Në përgjigje të kërkesës sonë, Akademia e Studimeve Albanologjike na informon zyrtarisht se periudha e mbretërimit të Mbretit Gent është periudha 181-168 p. e. s, periudhë e cila është vendosur në prerjen 2000 lekë të Serisë se Re të kartëmonedhave”.

Të paktën, institucionet përgjegjëse e dhanë një përgjigje. Çka duhet vlerësuar, pasi figurat e larta kombëtare duhen studiuar, vlerësuar dhe respektuar, në mënyrë që trashëgimia e tyre të mos i dorëzohet kohës.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In