• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mazhoranca paralajmëron rrëzimin e dekretit të Presidentit dhe shpërthen ndaj Metës: Ligji i 4 rajoneve zhvillon Shqipërinë, pretendimet presidenciale lajthitje

20/08/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Mazhoranca paralajmëron rrëzimin e dekretit të Presidentit dhe shpërthen ndaj Metës: Ligji i 4 rajoneve zhvillon Shqipërinë, pretendimet presidenciale lajthitje
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar dje kthimin për rishqyrtim në Kuvend nga presidenti Ilir Meta të ligjit “Për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin”, ndërsa ka paralajmëruar rrëzimin e këtij dekreti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla deklaroi se argumentet e presidentit Meta nuk qëndrojnë dhe nuk janë të bazuara në asnjë dispozitë konkrete kushtetuese, ndërkohë që theksoi se ligji i 4 rajoneve zhvillon Shqipërinë, ndryshe nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim e dirigjuar nga Meta që mendojnë të kundërt, duke e kritikuar këtë ligj.

“LBPD vazhdon avazin e vjetër 7×7=42, duke ngritur balonë-tabakë në ajër për çështje që as nuk marrin mundimin të thellohen e të lexojnë. Në përgjigje të gënjeshtrave të LBPD por edhe të dekretit të Opozitës Presidenciale për të kthyer për rishqyrtim në Kuvend, Ligjin 102/2020 “Për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin”, bazuar në argumentet që synojnë të justifikojnë këtë qëndrim të Presidentit, sqarojmë më se gënjeshtrat dhe si dhe gjoja-arsyetimet nuk qëndrojnë dhe nuk janë të bazuara në asnjë dispozitë konkrete kushtetuese.

Së pari, në kushtet e hapjes së negociatave për të qenë vend anëtar në Bashkimin Europian, Shqipëria duhet të përgatitet për aksesuar, menaxhuar dhe përthithur fondet në dispozicion (si ato IPA aktualisht dhe fondet strukturore së shpejti). Për këtë arsye ligji për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin së bashku me dokumentet e tjera në zbatim të tij, përbëjnë një hap thelbësor drejt të ardhmes bazuar mbi një qasje të avancuar që përfaqëson zbatimin e politikës së zhvillimit rajonal sipas modeleve më të mira ndërkombëtare të BE-së, të themeluar mbi parimet e subsidiaritetit dhe qeverisjes së mirë udhëhequr nga partneriteti”, shkruan ai.

Më tej numri 2 i Partisë Socialiste teksa i konsideroi argumentet e kthimit të dekretit nga ana e presidentit Ilir Meta si lajthitje, e ftoj këtë të fundit si dhe Partinë Demokratike që të thellojnë leximit për këtë ligj të dobishëm.

“Së dyti, i ftoj të thellohen edhe LBPD edhe Opozitën Presidenciale në informacionin si më poshtë: Ligji për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin ka si objekt të tij përcaktimin e parimeve bazë, përgjegjësive dhe rregullave për zhvillimin rajonal dhe kohezionin në Republikën e Shqipërisë.

Ligji synon të përcaktojë: instrumentet e posaçme dhe kuadrin institucional e financiar; kuadrin strategjik; të sigurojë bashkërendimin dhe harmonizimin e strategjive sektoriale në një politikë të përbashkët zhvillimore rajonale, të mbështetur me buxhetin përkatës”, deklaroi Balla.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In