• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mark Marku “koleksionist” viktimash: Ka më shumë vdekje, shifrat i prodhojnë si duan ata! Presidenti ka bërë kompromis, opozita po sillet si shtojcë

30/04/2020
in Aktualitet, Kronike
A A
Kështu ndodh kur e mëson teknologjinë në “moshë të harruar”! “Nesër do të dal pa leje nga shtëpia”! “Rebelohet” Mark Marku kundra vetes! Fton qytetarët që nuk kanë hallet e tij, të revoltohen kundra qeverisë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mark Marku ka shpërthyer në akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me numrin e të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri.

Sipas Markut, shifrat prodhohen ashtu si do qeveria duke mos treguar të vërtetën.

“Shifrat i prodhojnë si duan ata! Koronavirusi njëherë shpërthen në burgje, pastaj s’ ka asnjë, shpërthen në fasoneri pastaj s’ ka asnjë.

Menaxhimi është propagandistik.

Nuk mendoj se qeveria e ka menaxhuar mirë sitautën.

Se pas gjithë këtij karantinimi rezultatet janë njësoj si vendet e tjera të Ballkanit”, thotë Mark Marku

“Qeveria ka bërë vetëm menaxhim policor. Detyra e shtetit e bazuar në detyrën e policit është dështim. Pas 1 muaj e gjysmë që ishim të karantinuar në mënyrën më strikte, në pikun e fazës së parë ishin 29 në fazën e dytë numri i të infektuarve brenda një dite shkoi 34.

Nuk i besoj qeverisë se bën vetëm propagandë. Thuhet se ka rënë numri i të infektuarve të shtruar në spital. Në qoftë se nuk i shtron kur i sëmuri të merr në telefon ku e merr vesh ti nëse ka njerëz që duhen të ishin shtruar apo jo. Ka informacione se e kanë marrë 127 dhe askush nuk iu ka shkuar.

Çojnë në spital aq sa ka mundësi të mbajnë në spital, pjesën tjetër e lënë. Ka pasur disa raste vdekje të çuditshme. Kush iu ka bërë autopsinë nëse kanë vdekur nga koronavirusi? Jemi në terr informativ. Aty ku shifrat jepen vetëm nga një burim, është e predispozuar për të qenë mashtrim.

A keni parë një konferencë shtypi me gazetarë? Në Itali del Borreli bashkë me një përfaqësues të institutit të shëndetit publik të dy bashkë me gazetarët. Gazetarët kanë pasur dyshimet e veta e kanë ngritur pyetje.

Të gjitha qeveritë kanë luajtur në këtë kohë por këtu jemi në terr total informativ. Njëherë shpërthen infektimi në burg pastaj s’ka asnjë të sëmurë. Njëherë shpërthen në fasoneri, pastaj s’ka asnjë. Nuk besoj që e kanë menaxhuar mirë”, deklaroi Marku.

Sa i përket ndryshimeve në Kodin Penal dhe qëndrimit të Presidentit të Republikës, Marku tha se “nuk ka të drejtë as Meta, as opozita, as grupet e ndryshme shoqërore, nuk kanë të drejtë të heqin dorë nga liritë tona, nga e drejta për të bërë kritikë”.

Ndërkohë referuar ndryshimeve në Kodin Penal, Marku vlerësoi se ka një ndryshim në qëndrimin e Presidentit në raport me qeverinë, duke sjellë në vëmendje, manifestimin e 2 marsit. ‘Nëse kthejmë vëmendjen në manifestimin e 2 marsit, pamë një president të popullit, ndërsa tani po shohim një president në kompromis me qeverinë”- u shpreh ai.

Sa i përket opozitës, ai tha se fillimisht ka qenë një qëndrim konstruktiv në situatë emergjente, ndërsa më pas e sheh si një shtojcë të qeverisë.

“Në fazën e parë, dy javët e para opozita ka mbajtur qëndrim konstruktiv dhe me një konsensus që ta kërkojnë situata emergjente. Më vonë u fut në një situatë që u bë si shtojcë e qeverisë dhe mua personalisht nuk më ka pëlqyer. Unë besoj se dhe në çfarëdo situate lufte apo paqe opozitat duhet të ekzistojnë. Edhe në luftë, votohet, ekziston jeta parlamentare, ka oponencë.

Ne nuk jemi në luftë, është sëmundje s’mund të themi që është luftë. Opozita ka përgjegjësi para qytetarëve. Opozita duhet të bëjë opozitë të tipit strukturor. Duhet të shpjegojë çfarë nuk po funksionon mirë, si duhet të funksionojë, çfarë do bënte ajo dhe të tregojë që është e aftë të qeverisë vendin. Siç provohet qeveria në situatë të vështirë, ashtu provohet dhe opozita në situatë të vështirë”, deklaroi Marku.

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In