• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Makina Porsche, trendi i trafikut të emigrantëve në Shqipëri?! Historia e fundit e djaloshit që nuk i ndaloi policisë

01/05/2022
in Aktualitet, Kronike
A A
Makina Porsche, trendi i trafikut të emigrantëve në Shqipëri?! Historia e fundit e djaloshit që nuk i ndaloi policisë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në jo pak raste policitë lokale kanë zbuluar tentativa për të transportuar emigrant ilegalë me makina Porsche siç ka ndodhur kur u arrestua D.Xh në Çorovodë me 7 emigrantë në makinë, apo një tjetër në Korcës me 12 emigrantë.

Një makinë e tillë i shpëtoi policisë edhe në Tiranë.

Por oficërët zbuluan targat dhe gjetën se i përkiste një të riu nën masën e arrestit shtëpiak në Kukës.

Në kërkim të së vërtetës dhe se përse makina nuk ndaloi, hetimet e policisë duket se i ka ndihmuar hileja e në tjetër djali që është nën moshë për t’u marrë në përgjegjësi penale.

Ai vetë shkoi në drejtorinë e policisë së Tiranës në rrugën “Myslym Shyri” dhe u dorëzua. Aty deklaroi se do jepte disa sqarime për një ndjekje policore që kishte ndodhur pak orë më herët në rrugët e kryeqytetit.

G.M sipas burimeve të gazetës ishte nën shoqërinë e një avokati dhe për shkak të moshës së mitur atij ju atashua edhe një psikologe.

17 vjeçari tregoi se një ditë më parë policia i ishte vënë në ndjekje dhe se ai nuk kishte ndaluar nga frika e tyre dhe se nuk kishte as leje drejtimi.

“U nisa nga Kukësi së bashku me një shok me emrin A. dhe makinën porsche ia mora në mirëbesim shokut tim që gjendet nën arrest shtëpiak”’- tha policisë 17 vjeçari.

Ai ka përshkruar targat dhe ngjyrën e të njëjtës makinë që prej orësh po verifikohej nga uniformat blu

“ Pasi dolëm xhiro nga darka vendosëm të ktheheshim në Kukës. Diku pranë ish doganës kemi parë disa shtetas të huaj që na i bënë me shenjë të ndalonim. Ndaluam dhe fola anglisht me ta. Më erdhi keq për ta dhe nga keqardhja thashë t’i merrja deri në Kukës”.

17 vjeçari ka vazhduar udhëtimin për në qytetin e tij vetëm disa metra. Në afërsi të qendrës tregëtare “QTU” ai u shkëmbye me një automjet policie

“ Sapo i pashë u tremba mbasi nuk kam patentë dhe i dhashë gaz makinës. Aty na u vu në ndjekje policia dhe vazhdova udhëtimin me shpejtësi. Nga frika kur u shkëputa prej tyre e braktisa automjetin diku. Shoku im zbriti dhe së bashku zbritën edhe emigrantët e huaj që nuk e di se nga shkuan”

Djali i tha policisë se nuk kishte patur asnjëherë ndërmend që të krijonte konflikte me policinë apo të shkelte ligjin. Por megjithatë policia thotë se ka dyshimet e saj se si ka ndodhur ngjarja dhe se do të bindet që ai thotë të vërtetën mbasi të kryejë disa veprime të tjera ekstraproceduriale.

Djali e ka gënjyer policinë se asnjëherë nuk e ka shkelur ligjin.

“ 17 vjeçari rezulton të jetë shoqëruar 7 herë në polici dhe ne nuk duam të mendojmë që ai po gënjen dhe se mund të mos ketë qenë fare në timon, por që po përpiqet të shpëtojë një të rritur nga akuzat” tha jo zyryarisht policia.

Ndërkohë një agjent ka kryer një tjetër veprim hetimor.

Ai ka marrë kontakt me pronarin e makinës i cili rezulton te jëtë vërtetë nën arrest shtëpiak prej vjeshtës së 2021 , në shtëpinë e tij në Kukës.

Ai i tha policisë se “ e kam patur nën pronësi mjetin porsche dhe ja kam shitur G.M . Nuk kam dalë për asnjë moment nga shtëpia mbasi jam nën arrest. Mbasi e kam shitur makinën nuk kam bërë ende një kontratë noteriale thotë ai

Policia tha se pas kësaj dëshmie çështja po hetohet për dhënie ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit dhe mos bindje ndaj policisë.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In