• Kontakt
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lulzim Basha mes dy zjarreve për rikandidimin e Berishës, rrezikon të hyjë në luftë me amerikanët, SHBA kundër ish-kryeministrit

23/09/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Lulzim Basha mes dy zjarreve për rikandidimin e Berishës, rrezikon të hyjë në luftë me amerikanët, SHBA kundër ish-kryeministrit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rikandimi i Sali Berishës në zgjedhjet e ardhshme rrezikon të fusë Bashën në luftë me amerikanët. Ish-kryeministri është një ndër armiqtë më të mëdhenj të reformës në drejtësi dhe nuk ka kursyer në asnjë moment sulmet ndaj ambasadorëve amerikanë. 3 paraardhësit e Yuri Kim kanë ikur nga Shqipëria mes sherreve me Berishën.

Basha në një studio televizive tha se do të rikandidojë Berishën, por një lëvizje e tillë mësohet se ka shkaktuar fërkime mes tij dhe amerikanëve. Berisha është shpallur non grata nga SHBA. Ambasada i ka refuzuar atij vizën dhe kjo do të thotë se rikthimi i tij në politikë është i papranueshëm për ta.

Gazeta ka mësuar se Basha ka marrë informacion për një gjë të tillë dhe nëse ai e rifut, PD dhe vetë lideri demokrat mund të penalizohen nga amerikanët. Por Basha ndodhet mes dy zjarreve, pasi nëse nuk e rikandidon Berishën mund të bëjë për vete SHBA, por mund të hyjë në një luftë për “jeta a vdekje” me të. Berisha e bëri Bashën kryetar me shpresën se përmes tij do vijojë të mbajë PD nën kontroll.

Sokol Olldashi ia kishte bërë të qartë se nuk ishte mashë e tij dhe Berisha ja dorëzoi partinë Bashës. Gjithë këto vite ish-kryeministri ka pasur shumë ndikim në parti. Madje në mjaft raste Basha është tërhequr falë ndërhyrjeve të tij. Pra nëse Basha e lë jashtë listave atëherë Berisha mund t’i kthejë kundër të besuarit e tij dhe do të kemi një betejë shumë të fortë në PD.

Sipas informacioneve, Basha ndjehet në një pozicion shumë të vështirë. Në Shqipëri dihet që në pushtet nuk vjen dot pa mbështetjen e ndërkombëtarëve. Nga ana tjetër Jozefina Topalli i ka dhënë sinjalet dhe nëse Berisha mbetet jashtë, atëherë ai pritet që të gjithë gardën e vjetar ta vërë kundër Bashës.

Berisha në luftë me amerikanët

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është e vetmja diplomate nga SHBA, e cila ka vendosur të mos takohet me Sali Berishën. Të gjithë ambasadorët para saj, më parë shkonin në zyrën e tij sesa në atë të Bashës. Madje Donald Lu para se të ikte u takua me Sali Berishën.

Yuri Kim nuk ka pasur asnjë takim me të dhe ky është një fakt mjaft domethënës. Sulmet ndaj reformës në drejtësi i kanë hapur shumë telashe Sali Berishës. Ai nuk ka lënë njeri pa akuzuar dhe anatemuar, ndërsa një numër i madh i qëndrimeve të amerikanëve i janë referuar dhe akuzave të tij. Pak kohë më parë ishte kryeministri Rama, ai i cili dha sinjale se Berishës i është refuzuar viza.

Po ashtu dhe familja e tij nuk lejohet të shkojë në SHBA. Mirëpo nëse analizojmë situatën në PD duke qartë se pas djegies së mandateve diçka u thye në raportet Basha-Berisha. Në atë kohë u fol se ky ishte skenar për të nxjerrë jashtë loje Berishën. Ish-kryeministri nuk e lejonte Bashën të miratonte reformën zgjedhor dhe e vetmja mënyrë ishte djegia e mandateve. Sot reforma u bë sipas interesave të PD e PS.

Po ashtu Berisha nuk mund të largohej nga politika pa u djegur mandatet. Basha bëri shumë protesta dhe në fund ndryshoi strategji. Berisha donte kaos e luftë, gjë që Basha e refuzoi falë ndërhyrjeve të SHBA. Pra duket qartë se gjatë gjithë këtyre muajve sjelljet e Berishës nuk janë pëlqyer dhe për ndërkombëtarët ai nuk duhet të jetë më deputet.

Sinjalet e Bashës

Basha i dha sinjalet se mund ta lërë Berishën jashtë listave përmes Genc Rulit. Ky i fundit në një intervistë i dërgoi mesazh Berishës se është e mira që të tërhiqet vetë nga lista pasi nuk mund të qëndroj përjetë aty. Edhe pse Basha javën e parë tha se do e kandidojë Berishën, sinjali i Rulit nuk ishte i kotë. Tani lideri i PD duhet të vendosë, nëse do mbajë krahun e SHBA dhe ndoshta të marrë pushtetin, apo të rrijë peng i Berishës. /Kliti Topalli

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Në kujtim të aktorit të humorit tiranas Vegim Xhanit në 9 vjetorin e ndarjes nga jeta

Në kujtim të aktorit të humorit tiranas Vegim Xhanit në 9 vjetorin e ndarjes nga jeta

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In