• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lulzim Basha, ky piroman “mashtrues” që përvetëson dhe hedh në “erë” kauzat e të tjerëve

16/05/2020
in Aktualitet, Blog
A A
Lulzim Basha, ky piroman “mashtrues” që përvetëson dhe hedh në “erë” kauzat e të tjerëve
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Rigels Seliman

Prej vitit 2013, kohë kur ish-kryeministri Sali Berisha hoqi dorë nga drejtimi i Partisë Demokratike për shkak se i dorëzoi pushtetin Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, në krye të PD u katapultua djaloshi Lulzim Basha.

Ky i fundit ka qenë në 8 vitet të qeverisë “Berisha” ka qenë tejet i përkëdhelur, duke shëtitur në disa poste kyçe ministrore. Edhe pse nuk kishte fare kontribut në Partinë Demokratike, pasi gjatë kohë që PD “rënkonte” në opozitë ai shijonte erën e tulipanëve holandezë në Holandë, u katapultua në Partinë Demokratike si pjesë e Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP) në vitin 2005.

Basha që prej 2005 ka dominuar në PD, duke qenë ndër më të përkëdhelurit e Berishës. Por me ngjitjen e tij në krye të selisë blu, kryedemokrati Basha me një të rënë të lapsit përjashtoi dhe syrgjynosi shumë prej figurave më të vyera dhe më me kontribut në Partinë Demokratike si Jozefina Topallin, Astrit Patozin, Majlinda Bregun apo Genc Rulin dhe Arben Imami.

Ishte qershor i 2017, teksa zoti Basha këtë asokohe e argumentoi se e mori për shkak se do t’i jepte frymëmarrje partisë dhe ishte listë fituese, pasi PD do të vinte në pushtet. Por asnjë nga këto premtime të tij nuk u bënë kur realitet, ndërkohë që Partia Demokratike vijon të jetë në opozitë, duke humbur për ditë terren dhe besimin e qytetarëve.

Kështu që, i ndodhur përpara këtij skenari që nuk e priste, Basha është “dorëzuar” dhe nga një lider i një partie që duhet të shpikte kauza, është shndërruar në lider që bashkohet aty ku dikush ka shpikur një kauzë.

Madje, Basha kur shkon dhe përvetëson kauzën e tjetrit, bëhet edhe “trim”, pasi shton dozën e reagimit kundër qeverisë “Rama”. Dakord jam deri këtu, që çdo lider duhet të bëjë protagonistin.

Mirëpo, këto thirrjet “kërcënuese” të artikuluara nga goja e kryedemokratit Lulzim Basha në adresë të kryeministrit Edi Rama, se: “Ta shikojë se çfarë e pret po preku godinën e Teatrit Kombëtar, Astirin apo nëse do të vendosë taksën e Rrugës së Kombit, madje se opozita e drejtuar nga PD nuk do lejojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit”, më kujtojnë ato zënkat fëminore, ku secili fëmijë premtonte pas debateve me bashkëmoshatarët e tij se: “Ta mbash mend, ta tregoj unë tek babi apo vëllai”!

Madje, për të hequr një paralele në rrafshin politik, deklaratat e Lul Bashës janë thuajse mishërim i atyre të lëshuara nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla përgjatë mandatit të tij se: “Shumë shpejt apo në shtator do të ketë arrestime “Peshqish të Mëdhenj” ose njohur ndryshe si arrestime “VIP”.

Por shumë shtatore ikën, Llalla u shkarkua e iku në ekzil, ndërsa nuk u arrestua asnjë cironkë, e jo më Trofta e Levrekë apo Koca. Kështu edhe këto premtimet e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili është shndërruar në një piroman “mashtrues” që përvetëson dhe hedh në “erë” kauzat e të tjerëve. Po pse kështu bëhet politikë dhe vihet në pushtet?!

P.S: Më korrigjoni nëse jam gabim!

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In