• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Lulzim Basha ka fituar kohë, por nuk ka fituar gjyqin

15/05/2020
in Blog
A A
Skandali i lobimit me kompaninë e Manduros, “meket” Basha: SHBA na ndihmon për të luftuar krimin e korrupsionin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Paligjshmëria e lobimit të Partisë Demokratike në Uashington me para të paguara nga një kompani ruse, i shpëtoi sot gjykimit nga drejtësia shqiptare, në pritje të fakteve të reja. Lulzim Basha nuk u shpall i pafajshëm, por Apeli pushoi çështjen, pasi dëshmia kryesore e lobistit të PD, Nick Muzin, në llogari të të cilit kanë mbërritur paratë ruse për llogari të PD, nuk ka mbërritur akoma.

Ky vendim plotëson biografinë e Lulzim Bashës, që i mbyll gjithë gjyqet me procedurë, por nuk e zgjidh problemin që ai ka me drejtësinë.

Në SHBA, lobisti Nick Muzin, i kontraktuar me firmë të Lulzim Bashës, është nën hetim, pasi në llogari të tij mes të tjerash kanë mbërritur para nga një kompani ruse për llogari të PD. Dhe ky hetim vazhdon.

Një ditë ai hetim do të përfundojë dhe do të përbëjë fakt të ri për drejtësinë shqiptare, për ta rihapur çështjen. Kështu që Lulzim Basha ka fituar kohë, por nuk ka fituar gjyqin.

Vendimi i Dhomës së Këshillimit në Gjykatë të Apelit në Tiranë, vetëm sa tregon lidhjet e forta të PD me drejtësinë e vjetër. Ai nuk përbën asnjë rrethanë lehtësuese për Bashën, pasi problemi i Bashës nuk është në Tiranë, por në Uashington.

Aty janë paguar paratë ruse, aty Lulzim Basha ka gënjyer që ato para i ka marrë nga një fond bamirësie shqiptarësh që kanë dhuruar gjoja 500 mijë dollarë, dhe po aty Lulzim Basha, kur është ballafaquar me faktet, ka deklaruar se nuk e di pse ja kanë paguar rusët paratë Nick Muzinit

Këto fakte janë në hetim në SHBA. Kur dëshmia e Nick Muzin të mbërrijë në Shqipëri, çështja do të rihapet dhe sa më vonë të mbërrijë, aq më keq është për Lulzim Bashën, pasi mund të bjerë në duar të drejtësisë së re dhe jo në dorë të së njëjtës gjykatëse që i ka mbyllur dhe rrugën Durrës- Kukës, dhe këtë çështje.

Ndaj Lulzim Basha nuk ka asgjë për të festuar dhe paditësit e tij asgjë për t’u mërzitur. Jemi në kushtet kur ai nuk është çliruar nga dejtësia për atë akuzë. Ai është lënë në pritje. Dhe një njeri që pret dhe pushtetin, dhe drejtësinë, e ka të vështirë të jetë fitimtar në të dyja.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In