• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Luli i vetmuar pa përkrahje tani e do vetëm gruaja dhe kunati

13/03/2022
in Aktualitet
A A
Luli i vetmuar pa përkrahje tani e do vetëm gruaja dhe kunati

Kryetari i PD, Lulzim Basha, Fatmir Mediu, Agron Shehaj, Gazmend Bardhi, gjate nje tubimi perpara Drejtorise se Policise se Tiranes, ku kane kerkuar lirimin e protestuesve te ndaluar pas protestes se djeshme te opozites./r/n/r/nDP leader Lulzim Basha, Fatmir Mediu, Agron Shehaj, Gazmend Bardhi, during a protest in front of Tirana's Police Headquarter, demanding the release of protesters detained after yesterday's opposition protest.

1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tre njerëzit më besnik në lidershipin e partisë, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj i kanë kërkuar Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen. Më saktë e kanë nënkuptuar kur i kanë kërkuar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së që ai të bëjë një hap pas. Por në të njëjtën kohë, kanë kërkuar që këtë gjë ta bëjë edhe Sali Berisha. Më shkoqur për këtë të fundit kanë folur Bardhi dhe Alibeaj

“Kryetar ju duhet të bëni një hap pas edhe Sali Berisha dhe të bashkohen demokratët”, është shprehur Alibeaj gjatë mbledhjes së grupit aktualisht kryetar i grupit parlamentar i PD-së.

Ajo që ka folur më gjatë ishte nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila ndër radhë shpjegoi arsyet se pse deri me tani nuk kishte folur.

Tabaku e tha qartë se Basha duhet të japë zgjidhje duke bërë një hap pas dhe se ajo vetë nuk ka ambicie për të garuar për postin e kryetarit.

Tabaku foli edhe për një situatë jo të zakonte të PD-së në terren kur foli për Voren zonë në të cilën PD-ja nuk kishte zbritur në terren që pas 25 Prillit.

“Nuk kam preferuar që diskutimin e brendshëm ta bëjmë mediatik. Nuk themi dot qe kemi bërë mirë

Falenderoj koleget që votuan edhe në parlament në komisionin hetimor. Do të kisha dashur që pavarësisht ndasive grupi të kishte mbajtur qëndrim atë ditë.

Në politikë na dallon qëndrueshmëria… Rezultati që morëm në terren, na dëmtoi. Edhe pala tjetër nuk arriti asgjë. Pra vetëm bashke dhe përtej nesh mund t’ia dalim. Në Vorë më thanë se nga 25 prilli nuk ka pasur njeri në terren nga PD. Ne nuk mund të jemi parti zyrash. Në cdo mbledhje, kam kërkuar që të mos përjashtojmë njerëz. Nuk jam në politikë për karrige. Jemi për të përfaqësuar njerëzit. Unë jam gati të iki dhe nga deputete. Nuk e konsideroj pozicionin si privilegj, por përgjegjshmëri. Nuk është karriera individuale në lojë, as e Bashës, e Joridës. Eshtë PD në lojë. Secili duhet të kalojë mbi vete dhe te shohim cili është ky hapi përbashkues.

Besoj kryetar që ju duhet të bëni një hap pas. Të gjejmë një mënyrë sesi faktorët në PD të bashkohen dhe ne të ecim përpara.

Besoj se ne duhet të ishim sot në protestë. Ata presin që ne të jemi përballë Edi Ramës, jo njëri tjetri. Na kanë votuar për alternativë qeverisëse dhe ne duhet të jemi një alternativë e tillë. Ne duhet të jemi një parti që mbështet qytetarët, të jemi në terren. Të jemi të thjeshtë… Sot beteja ime është me Edi Ramën. Nuk kam asnjë ambicie personale. Duhet të dalim mbi vete. E pamë se ku jemi. Duhet të shohim si të ringrihemi…”, mësohet të jetë shprehur Tabaku.

“Nuk di të them cili është mekanizmi, por di të them që ajo që ndodhi në këto muaj na solli në këtë situatë. Duhet ta tejkalojmë për demokratet dhe shqiptarët”, tha ajo.

Gjatë mbledhjes ka folur edhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Edhe Bardhi ka folur me termin një hap pas duke nënkuptuar dorëheqjen.

“Një hap pas i juaji që merr me vete edhe Sali Berishën, i hap rrugën një procesi bashkimi është shansi vetëm për t’i dhënë mundësi PD. Sepse rrezikojmë të copëzohemi akoma më shumë. Këtu jemi pak. Edhe me ata jashtë jemi pak. Pra na duhet te dimë tani hapin a, b dhe c. Mundësinë për të fituar demokratëve në 2023 ia japim duke pare interesin e PD. Hap para pa bërë kthim pas, sepse kështu nuk shkojmë askund…”, mësohet të jetë shprehur Bardhi.

Ferdinand Xhaferaj ka kërkuar ngritjen e një grupi negociator por pa Berishën si palë.

“Ky grup negociator duhet të ketë të qarte se Berisha nuk është zgjidhje për dy arsye baze: 1) opozita e 2025 nuk mund të shkojë në zgjedhje me një kryetar non-grada. 2) Edhe z. Berisha u provua me 6 Mars me evidence që qartazi na mundi ne po po qartazi u mund nga Edi Rama. Procesi do jete i gjatë dhe i vështirë por e vetmja rrugë shpresëdhënëse”, tha Ferdinand Xhaferaj.

Edhe nënkryetari i dorëhequr Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se në krye të partisë nuk Mund të vijë një person i shpallur non-grata nga SHBA.

“…Ju duhet të dorëhiqeni por duhet ta bëni këte duke ja kërkuar edhe Sali Berishës. Një komision i përbashkët me personalitete mes nesh dhe foltores të ngrihet për ta pajtuar partine dhe çuar drejt zgjedhjes se liderit me garë! SB mbase nuk e pranon po le ta mbaje ai barrën e refuzimit! PD është këtu prej Sali Berishës dhe prej jush ndaj ajo duhet ta gjejë zgjidhjen përtej të dyve”.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In