• Kontakt
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Luli dhe Mona si Robert Çamçakizi, dy familjet më pasanike të Shqipërisë nuk strehuan një njeri

06/11/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Luli dhe Mona si Robert Çamçakizi, dy familjet më pasanike të Shqipërisë nuk strehuan një njeri
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga fushat e reja të sportit në Laprakë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkoi mbështetjen e qytetarëve të Njësisë 11 për një mandat të tretë qeverisës për Edi Ramën dhe PS-në. Duke e krahasuar Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën me personazhin e famshëm Robert Çamçakizi, Veliaj tha se ata janë kthyer në brigadierë komunalë.

“Lulit e Monës do i gjejmë një punë, meqë ambicja e tyre është ende te bashkia, te punët e komunales. Do i marrim si Robert Çamçakizi, si inspektorë komunalë, të vijnë vërdallë nëpër kantiere, për sa kohë që na e bënë të qartë se fiksimi i tyre është të punojnë në bashki e të mbikëqyrin punimet. Kurse qëllimi i Edi Ramës dhe PS-së është të transformojë Shqipërinë nga cepi në cep”, tha ai.

Veliaj shtoi se Partia Socialiste e Shqipërisë është motori i ndryshimit, që sot është i prekshëm në Laprakë, në Kodër Kamëz dhe në të gjithë Shqipërinë.

“Ne do të vazhdojmë përpara kudo me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. E keni parë që pasi iu sulën shkollave, tani iu sulen shtëpive, rrinë tërë ditën tek “5 Maji”, ku kanë filluar themelet e shtëpive të reja. Rrinë tërë ditën aty dhe mundohen të injektojnë frikë, përçarje, dyshim, shpifje.

Teksa ne japim përditë nga një shtëpi, përditë fillojmë një punë të re, dy familjet më të pasura të Shqipërisë, familja e Monës dhe familja e Lulit, nuk strehuan një njeri, nuk dhanë një palë çelësa. Kanë bërë para pa fund, kanë shtuar vila pa fund”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku u bëri thirrje demokratëve dhe anëtarëve të LSI-së që janë zhgënjyer nga Basha dhe Kryemadhi, t’i bashkohen PS-së.

“Kur ishim në Farkë, takuam kryetarin e PD-së, i cili na tha: Do të bëhem me ju se më bëtë shtëpinë, do bëhem më ju se u interesuat kur ra tërmeti.

Partisë time nuk i ra në mend a jam gjallë a kam vdekur. I thashë normal, Lul Basha u bë me 4 vila nga tërmeti, hapi edhe panik tek pallati vet, ndërkohë që pallatin e ka për bukuri”, deklaroi Veliaj.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100! Një urim sot për aktorin e shquar Ahmet Pasha në 78 vjetorin e lindjes

Gëzuar edhe 100! Një urim sot për aktorin e shquar Ahmet Pasha në 78 vjetorin e lindjes

07/02/2026
Sot Mjeshtëri i madh, aktori, regjisori, producenti, Mevlan Shanaj feston 81 vjetorin e lindjes

Sot Mjeshtëri i madh, aktori, regjisori, producenti, Mevlan Shanaj feston 81 vjetorin e lindjes

07/02/2026
Një rrëfimi i pabotuar i “imperatorit” të kinemaografisë shqiptare Kadri Roshit sot në 101 vjetorin e ditës së lindjes

ot mbushen 19 vjet që është ndarë nga jeta “Artisti i Popullit”, Nderi i Kombit Kadri Roshi

06/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In