• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Luftë me mullinjtë e erës”, Berisha po lobon dëshpërimisht në SHBA kundër shpalljes së tij non grata

08/06/2021
in Aktualitet, Debat
A A
“Luftë me mullinjtë e erës”, Berisha po lobon dëshpërimisht në SHBA kundër shpalljes së tij non grata
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shumëkush ka mbetur i befasuar të hënën, kur ka parë kongresmenin republikan të Nju Jorkut, Lee Zeldin, të shfrytëzojë një mbledhje të Komisionit të Jashtëm të Kongresit ku duhej të diskutohej për buxhetin e Departamentit të Shtetit, që ti kërkonte Antony Blinkenit informacione specifike për vendimin e shpalljes non grata të Sali Berishës.

Ndërhyrja e tij ishte jashtë rendit të mbledhjes, tema e së cilës ishte krejt tjetër. Më pas, kur u ftua nga sekretari Blinken që të shkojë në zyrat e Departamentit të Shtetit për t’u njohur nga afër me dosjen ndaj Sali Berishës, ai ka publikuar një letër në media, me anë të së cilës kërkon jo vetëm pse Berisha dhe familja e tij u shpallën non grata nga SHBA, por dhe procedurat që janë ndjekur në këtë rast.

Shqetësimi i papritur i një kongresmeni për fatin e Berishës dhe familjes së tij, natyrisht që ka pas lobimin e vetë Berishës dhe njohjeve të tij.

Aq më tepër që dihet lidhja e Zeldin me një pjesë të komunitetit shqiptar në SHBA, të cilët kanë mbledhur para për rizgjedhjen e tij kongresmen.

Por ofensiva e Berishës nuk është ndalur këtu. Ai ka angazhuar edhe një gazetë lokale me emrin “Washington Times”, e cila herë pas here shkruan në mënyrë të habitshme për hallet e opozitës shqiptare.

Me këtë, Berisha kërkon të tregojnë se problemi i tij ka zënë vend edhe në shtypin amerikan.

Por kuptohet, “Washington Times” nuk është “Washington Post”, por një gazetë periferike, që përdoret si në këtë rast, për halle e qoka.

Ajo e quajti Berishën një mik të administratave Bush dhe pretendoi se për faktet që ai akuzohet, mungojnë provat.

Edhe pak ditë më parë ajo i kishte marrë një intervistë Berishës, ndërsa dje shkruante:

“Ky debat u hap afërsisht një javë pasi Z. Berisha, një njeri me kohë të gjatë i qendrës së djathtë i skenës politike post-komuniste të Shqipërisë, i tha Washington Times në një intervistë se ai besonte se Departamenti i Shtetit ka “zero prova” për të mbështetur pretendimet kundër tij.

“Është bindja ime e thellë që kjo deklaratë kundër meje është mbështetur tërësisht në keqinformim që z. sekretari i Shtetit Antony Blinken ka marrë nga një proces i korruptuar lobimi që përfshin [kryeministrin aktual shqiptar] Edi Rama dhe George Soros, të cilët janë miq të ngushtë,” tha për këtë gazetë Berisha në fund të majit.

“Ata nuk kanë prova. Aspak. Nëse ata do të deklaronin një të vetme, unë do të isha shumë mirënjohës. Por ata nuk kanë asnjë provë konkrete të bazuar në fakte, e jo manipulim apo shpifje”, vijoi Berisha.

Gjithashtu “Washington Times” pretendon se ka intervistuar edhe një zyrtar amerikan për Euro Azinë, i cili ka mbetur i befasuar nga proceduar që është ndjekur për shpalljen non grata të Sali Berishës.

“Një ish- zyrtar i lartë i SHBA, i cili foli në kushte anonimiteti, vuri pikëpyetje dëshminë e sekretarit të Shtetit.

-Mënyra me të cilën ai tregoi se u mor ky vendim nuk është e qartë, tha zyrtari, i cili kërkoi të mos përmendej me emër në këtë artikull sepse ata nuk ishin të autorizuar të flisnin për këtë çështje”, shkruan kjo gazetë.

“Ky pretendim kundër z. Berisha që Z. Blinken shpalli i befasoi të gjithë në zyrën evropiane”, tha pretendon kjo gazetë, se ka thënë ky zyrtar, por që nuk identifikohet.

“Nëse procesi që përshkroi Z. Blinken kishte ndodhur në të vërtetë, të tjerët nga lart dhe poshtë zinxhirit komandues diplomatik të SHBA do të ishin përfshirë në verifikimin e një pretendimi si ky përpara se të bëhej publik,” tha pretendohet se ka thënë po ky zyrtar, që vijon: “Por këto pretendime erdhën nga lart poshtë, jo nga poshtë lart”.

Gazeta është marrë gjithashtu edhe me pretendimin e Blinken se kush do më shumë informacion për këtë çështje duhet t’i drejtohet Deparatamentit të Shtetit.

Por ajo pretendon se e ka kërkuar këtë dhe nuk ka marrë përgjigje.

“Z. Blinken, ndërkohë, e orientoi Z. Zeldin në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Legjislative dhe anëtarët e medias në Zyrën e Zëdhënësit.

-Unë mendoj se sigurisht, çdokush nga media mund të bëjë pyetjen, për shembull, në informimet që bëjmë çdo ditë në Departamentin e Shtetit dhe të marrim çfarëdo informacioni që është në dispozicion të publikut, tha ai.

Sidoqoftë, Departamenti i Shtetit nuk pranoi të jepte detaje për të mbështetur pretendimin kundër z. Berisha kur u pyet nga The Times përpara botimit të artikullit të gazetës më 28 maj bazuar në intervistën me ish-kryeministrin shqiptar” shkruan Washington Times.

Por, a do të arrijë dot Berisha të mbrohet nga SHBA me lobing? Natyrisht që jo.

Edhe ai me siguri e di këtë gjë, por thjesht është duke bërë zhurmë, për të krijuar idenë se e kanë shpallur kot non grata, pa pasur fakte, por se thjesht kështu ka vendosur Edi Rama me George Soros./TemA

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In