• Kontakt
Friday, June 20, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lubonja me shenja koronavirusi…fletë përçartë! Letër të hapur italianëve: Mos e besoni Ramën se ai është si Gadaffi, Shqipëria “Kolumbi e Evropës”! Ai vodhi zgjedhjet Nuk e vlerësoj BE-në

12/04/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Lubonja me shenja koronavirusi…fletë përçartë! Letër të hapur italianëve: Mos e besoni Ramën se ai është si Gadaffi, Shqipëria “Kolumbi e Evropës”! Ai vodhi zgjedhjet Nuk e vlerësoj BE-në
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjesti simbolik i kryeministrit Edi Rama me dërgimin e disa mjekëve dhe infermjerëve për të punuar në Itali, pavarësisht se bëri jehonën e mediave italiane dhe u përshëndet nga shumë personalite, ka hasur në kritikën e Fatos Lubonjës.

Shkrimtari dhe gazetari u është drejtuar përmes një letre të hapur italinëve, ditën e sotme duke i thënë se Rama është si Gadaffi dhe nuk duhet besuar prej tyre.

Ai thotë se Shqipëria është Kolumbia e Evropës ndërsa vendi ka veç drogë dhe krim.

Lubonja e nis letrën duke thënë se i kupton emocionet që ngjall gjesti i kryeministrit tonë, si dhe interesin politik italian që qëndron pas tij, por njëherësh i fton ata të zbulojnë kuptimin, i cili sipas tij është propagandë.

Shqipëria sipas tij për faj të Ramës ka humbur 1 milion banorë.

“E gjithë kjo sepse Shqipëria përfaqëson shembullin më dramatik midis vendeve ish-komuniste që kanë pësuar një kalim të shpejtë nga diktatura komuniste në kapitalizëm të egër, në një kohë të shkurtër pak oligarkë – këtu kryesisht eksponentë të krimit të organizuar – kapën shtetin duke i bërë institucionet e tij asgjë më shumë se mjete për të zgjeruar fuqinë e tyre ekonomike, duke e lënë pjesën më të madhe të popullsisë në varfëri ekstreme. Edi Rama, si menaxher i interesave të të paktëve, po e çon vendin drejt një sistemi gjithnjë e më autoritar, me hapësira demokratike të reduktuara gjithnjë e më shumë“.

Mandej analisti tregon se si Edi Rama grabiti zgjedhjet e vitit 2017 dhe se Shqipëria është “Kolumbia e Evropës”.

“Pushteti vendor është 100% në duart e partisë së vetme në pushtet. Hyrja në Parlament e trafikantëve dhe vrasësve vitet e fundit është një fenomen që as nuk mund të imagjinohej në vitet 1990. Media kombëtare dhe lokale pothuajse të gjitha kontrollohen nga oligarkia që e rrethon. Gjyqësori dhe sistemi i drejtësisë janë skllavëruar plotësisht nga pushteti”, citohet në letër.

Lubonja e krahason mënyrën se si u paraqit gjesti i Edi Ramës, me atë se si u prit Gaddafi në Itali disa vjet më parë, sipas tij “duke na bërë të ndihemi si anëtarë të një fisi të udhëhequr nga një kryetar dhe jo njerëz që aspirojnë të jetojnë në demokraci të vërtetë”.

“Urgjenca shëndetësore e koronavirusit në Shqipëri gjithashtu menaxhohet me metodat e një regjimi”, shkruan Lubonja duke shtuar: “Duke përdorur Edi Ramën gjuhën e regjimit të vjetër, tanimë fjalëkalimi: “Ne jemi në luftë dhe kush nuk zbaton rregullat është armik, tradhtar, sabotator”.

“Të dashur miq,

Si ju në Itali, edhe ne në Shqipëri po kalojmë një periudhë në të cilën, siç do të thoshte filozofi juaj Giorgio Agamben, na shfaqet spektri i “njeriut lakuriq”, njeriut të redukuar vetëm në bilogjik, që mendon të mbijetojë”, shkruhet në letër. “Tani për tani të gjithë jemi privuar nga shumë të drejta themelore, ne jemi pothuajse të zhveshur nga ato dimensione që na bëjnë njerëzor, ato politike, sociale dhe fetare, duke e pasur Parlamentin të zbrazur, kishat dhe xhamitë e zbrazura, shkollat dhe universitet e zbrazura. Qenia njerëzore është shumë e brishtë para të gjithë atyre që kanë etje për sundim dhe shtypje. Kam frikë, dhe nuk jam i vetmi, që disa metoda shtypëse që po përdoren për të menaxhuar urgjencën shëndetësore do të mbeten edhe kur urgjenca shëndetësore s’do të jetë më. Dhe vendet më të rrezikuara janë ato më të varfrat në antitrupa demokratikë si Shqipëria”, thekson Lubonja.

Në fund analisti shprehet se nuk e vlerëson aspak këtë Bashkim Evropian.

Ndërsa letra mbyllet me fjalët

“Fillim prilli 2020

Një përshëndetje të sinqertë me dashuri nga Tirana

Fatos Lubonja”

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kin Jaku Shiroka, grimieri i Teatrit “Migjeni”, “gjermani” më i mirëinterpretuar i kinematografisë shqiptare

Kin Jaku Shiroka, grimieri i Teatrit “Migjeni”, “gjermani” më i mirëinterpretuar i kinematografisë shqiptare

18/06/2025
Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

17/06/2025
Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In