• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

LSI reagon pas akuzave të Lulzim Bashës, i kujton “nderet” që i ka bërë ndër vite: Ne nuk kemi asnjë rol në luftën politike në PD

06/02/2022
in Aktualitet, Debat
A A
Përçarja e opozitës: Basha mban komisionet, s’ka ndarje pushteti me LSI

Kreu i PD Lulzim Basha dhe Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi duke dale pas firmosjes se marreveshjes me sloganin 'Shqiperia, shtepia qe fiton', ku percaktohen piketat mbi te cilat do vijoje koalicioni mes tyre pas zgjedhjeve te 25 prillit. Kjo marreveshje permban 13 pika, ku kryesorja eshte nxjerrja e vendit nga kriza. Gjate nenshkrimit moren pjese Erisa Xhixho, Petrit Vasili, Gazment Bardhi, Grida Duma, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, /r/n/r/nDP leader Lulzim Basha and SMI Chairwoman Monika Kryemadhi leave after the signing of the agreement under the slogan 'Albania, the house that wins', which defines the points on which the coalition will continue after the April 25 elections. This agreement contains 13 points, the main one being to get the country out of the crisis. Erisa Xhixho, Petrit Vasili, Gazment Bardhi, Grida Duma, Albana Vokshi, Jorida Tabaku participated in the signing of the agreement.

1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas akuzave të PD se kandidatët e Berishës për zgjedhjet e 6 marsit janë të LSI dhe Ilir Metës.

Në një deklaratë për mediat, LSI thotë se distancohet dhe nuk ka asnjë rol në luftën e brendshme që deputeti Basha ka nisur ndaj liderit historik të PD si dhe ndaj deputetëve, drejtuesve e anëtarëve të PD, që kanë votuar shkarkimin e tij.

Sipas saj, luftra të tilla përçarëse brenda opozitës, i shërbejnë vetëm Ramës.

“Deputeti Basha nuk është opozitar i vërtetë, dhe nuk ka asnjë lidhje me opozitarët e vërtetë, brenda apo jashtë Partisë Demokratike.

LSI e ka bërë kryetar bashkie në 2011 deputetin Basha, e më parë Ministër në qeverisjen e suksesshme PD-LSI 2009-2013. LSI i ofroi bashkëpunim pa kushte deputetit Basha në opozitën 2017-2021.Nëse ai do t’i qëndronte fjalës me LSI dhe demokratët e protestave më madhështore që ka njohur Shqipëria, sot ai do të ishte kryeministër”.

Sipas LSI, deputetit Basha nuk i intereson largimi i Ramës.

“Sot interesi i vetëm i tij është të ketë një vulë, që përmes saj të vazhdojë ashtu siç ka bërë para dhe gjatë 25 Prillit, të firmosë marrëveshje financiare me Kryeministrin Rama.LSI do të vazhdojë të paraqitet para shqiptarëve si një opozitë e vërtetë.

Për të gjithë ata qytetarë, të majtë, të qendrës, demokratë apo pa parti, që shohin se si lidershipi i tyre ka tradhëtuar kauzat kombëtare për të pasuruar veten dhe bashkëpunëtoret pranë tyre”.

LSI thekson se bashkë me PDK i kanë mundësuar anën formale kandidatëve të Komisionit të Rithemelimit të PD, për tu regjistruar në zgjedhjet e 6 Marsit.

“Kandidatët e Shtëpisë së Lirisë janë kandidatë të Komisionit të Rithemelimit, të zgjedhur nga vetë anëtarët e PD përmes primareve të zhvilluara në partinë e tyre.Demokracia është garë dhe qytetarët meritojnë alternativa të vërteta ndaj qeverisjes, jo kandidatë fallco për një garë me rezultate të paracaktuara, si ajo e 25 prillit. Si në 25 Prill, ashtu dhe në 6 Mars, një gjë mbetet e sigurtë: Një votë për Bashën, është një votë për Ramën Kryeministër që mban me bukë Bashën në opozitë”.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

29/07/2025
Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

29/07/2025
“Sandër mafishja”,  Roland Trebicka  dhe  “Pallatit 176” në memorien e aktorit Ilir Bezhani

“Pallati 176” shfaqet në praninë e aktorëve protagonistë! Aktorët: Tejkaloi parashikimet e të gjithëve!

29/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In