• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Loja e Sigurimit të Shtetit me arrestimin e aktorëve Justina Aliaj e Rikard Ljarja

23/04/2024
in Nostalgji
A A
Loja e Sigurimit të Shtetit me arrestimin e aktorëve Justina Aliaj e Rikard Ljarja
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Janë arrestuar Rikard Ljarja dhe Justina Aliaj! Ky lajm kishte hapur panik në Tiranë dhe në Shkodër në vitin 1973. Lajmi kishte qarkulluar nga Teatri Kombëtar në Kinostudio, në rrethet artistike në Shkodër e deri në kupolën më të lartë të regjimit komunist.

Një shkresë e datës 4 korrik 1973 në Komitetin Qendror zbardh gjithë ngjarjen alarmante. Pas furtunës në rrethet e artistëve pas festivalit të 11­të në RTSH, dhe fjalimit të famshëm të Enver Hoxhës në mars 1973 për të luftuar çdo shenjë modernizmi, dënimet e artistëve dhe shkrimtarëve u bënë më të shpeshta. Por në këtë rast lajmi i arrestimit të Rikard Ljarjes e Justina Aliajt ishte një lajm i rremë.

Në Komitetin Qendror ishte ngritur si shqetësim qarkullimi i këtij lajmi. Shkresa e Komitetit Qendror zbulon detaje mbi ngjarjen:

“Me datën 28/VI 1973 në mbrëmje dy punonjës të Kinostudios Sonja Mamaqi dhe Dallëndyshe Baboçi marrin në telefon në shtëpi aktoren Tinka Kurti dhe mes të tjerash i thonë se janë të shqetësuara për arrestimin e Justina Alisë dhe është shqetësim e ka edhe Viktor Gjika, regjisor i një filmi ku merr pjesë Justina, sepse ka frikë mos po i anullohet filmi. Nga ana tjetër edhe dy punonjës të Teatrit Popullor që kanë ardhur për turne këtu në Shkodër konfirmojnë qarkullimin e fjalëve të tilla.

Nga ana jonë këtë problem ia kemi ngritur shokëve Naim Frashëri, sekretar partie në Teatrin Popullor dhe Endri Keko sekretar Partie në Kinostudio”.

Nuk zbulohet se nga e kishin origjinën këto lajme mbi arrestimin e dy artisteve të famshëm. Me shumë gjasa e gjithë fushata e thashethemeve ishte ndonjë lojë e Sigurimit të Shtetit, për të krijuar gjendje terrori në rradhë te artistëve, pikërisht në këtë periudhë kur fushata për tu ulur kokën të gjtihë artistëve modernist kishte arritur kulmin.
letra-kq

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In