• Kontakt
Thursday, July 31, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

Lindon Selahi: Pse zgjodha Shqipërinë, ky ekip mund të bëjë surpriza

20/12/2020
in Sport
A A
Lindon Selahi: Pse zgjodha Shqipërinë, ky ekip mund të bëjë surpriza
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lindon Selahi ka lindur në Belgjikë dhe është formuar si futbollist në akademitë më të mira belge. Ai e ka nisur karrierën te Standard Liege për të vazhduar më pas rrugëtimin e tij te Anderlehti e për t’u stacionuar te klubi holandez i FC Twente, ku aktivizohet aktualisht.

Pasi u aktivizua edhe me ekipet kombëtar të moshave të Belgjikës (U-14, U-15 dhe U-16) mesfushori i talentuar vendosi të dëgjojë zemrën e tij dhe zgjodhi përfundimisht të përfaqësojë Shqipërinë.

Në vitin 2018, Selahi u grumbullua me ekipin kombëtar U-21 të Shqipërisë dhe spikati menjëherë me aftësitë e tij në fushën e lojës. Thuajse një vit pas debutimit me fanellën kuqezi ai u ftua në kombëtaren A e që prej atij momenti ka qenë pjesë e vazhdueshme e grumbullimeve.

Selahi është pjesë e një brezi të artë të talenteve shqiptare dhe projektohet si një nga elementët më të rëndësishëm të mesfushës kuqezi. Në miqësoren e nëntorit ndaj Kosovës ku luajti si titullar, Selahi u tregoi të gjithëve se është një futbollist i perspektivës falë personalitetit që tregoi në fushë.

Në intervistën e tij për rubrikën “Talenti Shqiptar” në fshf.org, mesfushori 21-vjeçar flet për rrugëtimin e tij, pse zgjodhi të përfaqësonte Shqipërinë dhe objektivat që ka për të ardhmen.

“Që kur isha i vogël kam qenë gjithmonë i apasionuar pas topit të futbollit. Në fakt, e gjithë familja ime është e apasionuar pas sportit më popullor në botë. Vëllai im i madh dhe babai im më kanë ndjekur çdo herë dhe kanë besuar qysh në fillim se unë do të bëhesha një ditë futbollist profesionist”,- shprehet ai.

“Te Kombëtarja unë e konsideroj veten si pjesë të ekipit të parë. Trajneri Reja ka besim tek unë dhe ai e tregoi këtë në ndeshjet e fundit. U integrova shpejt në ekip dhe mendoj se kemi një atmosferë shumë të mirë.

Sa i përket ecurisë me klubin, vitin e kaluar isha një pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës time, por këtë vit ka ardhur një trajner i ri dhe nuk jam aktivizuar rregullisht. Mendoj se është këto janë gjëra që mund të ndodhin në karrierë, por unë vazhdoj të stërvitem edhe më shumë se më parë”,- thekson 21-vjeçari.

“Në fakt, unë kam pasur mundësi të luaja për ekipin kombëtar U-21 të Belgjikës dhe për Kosovën, por zemra ime zgjodhi flamurin tim. Ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë, isha shumë më i lumtur për familjen time sesa për veten”,- vijon Selah.

Ai shprehet opotimist për ecurinë e kuqezinjëve. “Sinqerisht mendoj se me këtë ekip që kemi mund të bëjmë surpriza. Ne kemi një ekip të ri me lojtarë shumë të mirë, të cilët luajnë edhe me klube të mëdha në Europë. Kemi diskutuar për objektivat, por do t’i marrim me radhë ndeshje pas ndeshjeje, duke u përpjekur t’i fitojmë të gjitha”,- thekson Selah.

“Momentin që kurrë nuk e harroj është kur shënova golin e parë me Twente. Në atë çast e gjithë familje ime ishte në stadium, duke ndjekur ndeshjen edhe ishte një gëzim i jashtëzakonshëm. Me kombëtaren kam dy momente, që nuk do më shlyhen kurrë nga mendja. Momenti i parë është miqësorja me Kosovën, pasi ishte ndeshja e parë që unë luaja në formacionin e parë me Kombëtaren A. Dhe momenti i dytë është ndeshja zyrtare në stadiumin “Air Albania” ndaj Bjellorusisë e vlefshme për UEFA Nations League. Shumë i lumtur që e fituam atë sfidë dhe u renditëm të parët në grup. Sigurisht, u ndje shumë mungesa e tifozëve në stadium, por gjithsesi ne e dinim që të gjithë shqiptarët kudo në botë po na mbështesnin nga larg në ato çaste”, shton djaloshi.

“Unë u largova nga shtëpia dhe familja për të ndjekur ëndrrën time kur isha 14 vjeç. Ishte shumë e vështirë për mua, por edhe për familjen time. Të mos shihja prindërit dhe vëllanë çdo ditë ishte e vështirë, por ky moment më bëri shumë të fortë nga ana psikologjike. Si çdo futbollist profesionist synoj që të kem një karrierë të madhe dhe të luaj në nivele të larta në Europë. Dhe me Kombëtaren ëndërroj të marr pjesë në finalet e Botërorit dhe Kampionatit Europian. Punoj çdo ditë fort për të arritur këto objektiva”,- rrëfen 21-vjeçari.

“Lorik Cana është idhulli im dhe mendoj se për shumicën e futbollistëve të rinjve ai është idhulli. Ai pati shumë sukses me kombëtaren. Në fushë ai jepte zemrën gjithmonë në çdo ndeshje. Kurse Luka Modriç është idhulli ime personal. Mendoj se jam i fiksuar pas mënyrës se si ai luan. Për mua ai është mesfushori më i fortë në botë, shikoj shpesh videot e ndeshjeve të tij”,- përfundon Selahi.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

29/07/2025
Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

29/07/2025
“Sandër mafishja”,  Roland Trebicka  dhe  “Pallatit 176” në memorien e aktorit Ilir Bezhani

“Pallati 176” shfaqet në praninë e aktorëve protagonistë! Aktorët: Tejkaloi parashikimet e të gjithëve!

29/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In