• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Like, duhet të ndërrosh shpirtin dhe jo klimën!

06/03/2020
in Blog
A A
Like, duhet të ndërrosh shpirtin dhe jo klimën!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I dashur Like!

Sipas një proverbi të vjetër fitorja e gladiatorit vendoset në arenën e ndeshjes. Ti beson se je i vetmi “gladiator” i politikës që ke grumbulluar kaq përvojë? Ti habitesh që një miting në shesh mund të ta shpërndajë atë trishtim që të ka pushtuar? Duhet të ndërrosh shpirtin dhe jo klimën.

Ti mund të organizosh mitingje e të shëtisësh qytete e fshatra të tera, të puthësh e tundësh flamuj sa të duash, por megjithatë veset e tua do të të ndjekin pas kudo. Përse habitesh që nuk ke asnjë përfitim nga mitingjet e veprimet që bën? Ti që endesh kudo, vuan pikërisht për atë që të bën t’i largohesh asaj ç’ ka të mundon. Ç’mund të të ndihmojnë për këtë mitingjet, Saliu, Luli, e të gjitha ato figura groteske që të rrethonin? Ç’kotësi! Like! Do të dish se pse këta skenarë me alibi, aktorë e faktorë politikë të mbaruar e të konsumuar nuk të qetësojnë? Sepse marrëzia jote shoqërohet me peshën që ke në shpirt.

Çlirohu nga kjo “peshë shpirtërore” dhe do ndjehesh në paqe e qetësi me veten. Pavarësisht se drejtësia nuk të ndëshkoi, por historia do të të gjykojë dhe Perëndia do të të dënojë! Çfarë do të thuash për videon me “presh në duar”, për vjedhjen e floririt si i dyshuari kryesor, për votat e blera, për aferat e mermerit, për vilat e apartamentet, për fëmijët jashtë shtetit etj.? E pra, duhet ta lësh diku këtë “peshë” të rëndë të shpirtit tënd. Sa kohë që nuk do ta bësh një gjë të tillë asnjë miting, asnjë Sali, asnjë Lul as të gjithë “lumpenët” e politikës e të mediave, kudo e ngado qofshin nuk do të të japin kënaqësi.

LIKE! Nëse do ta kishe kuptuar një gjë të tillë, ti nuk duhej të habiteshe që nuk ke gjetur “qetësi e dashuri” në asnjë vend dhe ke vazhduar të ecësh përpara i lodhur nga ajo që ke lënë pas. Në të vërtetë ti nuk di ku ndodhesh, ti endesh në errësirë si “lakuriq nate”, ti ndërron drejtim, ti kalon nga një vend në tjetrin, ndërkohë që ajo ç’ka ti kërkon nuk e gjen. Por nëse mund ta përgatitësh veten për çdo lloj paqeje e qetësie shpirtërore, ti duhet t’i largoheshe SHQUP-it dhe rretheve te tij. Sepse ai është një vend me klimë jo të mirë që dëmton edhe trupat më të fuqishëm. Kjo është e vlefshme edhe për shëndetin e shpirtit. Kur gjendja shpirtërore është e paqëndrueshme, këto vende janë të rrezikshme për ty.

LIKE! Nuk duhet të ngatërrohesh edhe me tepër, përndryshe nuk do të ketë shpëtim për ty, dhe jo vetëm kaq, por do të bëhet e qartë se rënia jote nuk do të qe e papritur. Asnjë nuk është i detyruar të vrapojë pas fitores. Përkundrazi, është më mirë të ndalesh në vend Like, se sa ta nxitësh fatin që të shtyn. Do ta kuptoje këtë që të them me dashamirësi Like, nëse do lexoje letrën që Epikuri i drejtohet Idomenës. Epikuri i kërkon asaj të bëjë ç’është e mundur për të ikur menjëherë para se një forcë tepër e fuqishme të hyjë në lojë dhe t’i heqë mundësinë për t’u larguar. Por si egoist që je ti ke frikë se do të të thonë: “Është turp të përkulesh nga pesha që ke në shpirt e në kurriz. Duhet të luftosh me to derisa i ke ngarkuar mbi vete. Ai që i bën bisht mundimit, është njeri pa energji dhe pa nismë, sepse vështirësia e situatës nuk ia rrit guximin”.

Por nëse ti kërkon të fitosh kohë për të marrë garanci apo të vendosësh se çdo të marrësh me vete dhe ç’sasi parash të duhen për të përgatitur tërheqjen tënde, ti nuk do të dalësh kurrë prej andej. Asnjë nuk shpëton nga përmbytja sëbashku me bagazhet. Dil nga uji për të filluar një jetë më të mirë!

LIKE! “Të ndërgjegjësuarit për gabimin e bërë është hapi i parë i shpëtimit”. Kjo vërejtje e Epikurit me duket e shkëlqyer: Ai që nuk e kupton se vepron keq, nuk ka dëshirë te korrigjohet. Ai duhet zënë në befasi. Disa mburren me veset e tyre. Po ti, a beson se ai që i merr për virtyte të metat e tij, ëndërron të korrigjohet? Vërtetoje me sa të mundesh fajësinë tënde. Heto vetveten. Së pari luaj rolin e fajtorit, pastaj të gjykatësit dhe më në fund të avokatit. Atëherë bëhesh i besueshëm. Po! Atëherë dil në shesh dhe mbroje demokracinë e Kushtetutën. Mbroje Shqipërinë e pasuritë e saj kombëtare që aq shumë të dhimbsen! Mbroji shqiptarët nga gjyqtarët grabitqarë të tipit Gjingjon! Atëherë puthe flamurin dhe përkulu para tij duke bërë shqiponjën! Po deri atëherë…/NGA JORGO MANDILI

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Si e nxorën në pension Vaçe Zelën në kulmin e karrierës?! Sëmundja dhe meraku para se të ndahej nga jeta!

Si e nxorën në pension Vaçe Zelën në kulmin e karrierës?! Sëmundja dhe meraku para se të ndahej nga jeta!

05/07/2025
Pak histori për ata që nuk e njohin: Kush është aktorja dhe mjekja Anisa Markarian?!

Mjekja Anisa Markarian, aktorja brilante festoi 63 vjetorin larg Shqiprisë

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In