• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

Ligjet e Karma-s, sipas budizmit. Mos e humbisni (Foto)

18/01/2020
in Kuriozitete
A A
Ligjet e Karma-s, sipas budizmit. Mos e humbisni (Foto)
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Karma është përvojë, përvoja krijon kujtesë, kujtesa krijon imagjinatë dhe dëshirë, dëshira krijon përsëri karma”

-Depako Chopra- 

Budizmi është një filozofi dhe një fe e përbërë nga mësime praktike, të tilla si meditimi, për shembull, që pretendon të nxisë një transformim të brendshëm të atyre që e praktikojnë atë. Promovon zhvillimin e mençurisë, ndërgjegjësimit dhe mirësisë, për të arritur një gjendje të iluminimit.

Në budizëm, ekzistenca paraqitet si një gjendje e përhershme e ndryshimit. Për të përfituar nga ky ndryshim duhet të zhvillojmë një disiplinë në mendjen tonë. Duhet të përqendrohemi në gjendje pozitive, përqendrim dhe qetësi.

Objektivi është që të arrini të thelloni emocionet që lidhen me të kuptuarit, lumturinë dhe dashurinë. Për më tepër, për budizmin, gjithë zhvillimi shpirtëror materializohet dhe përfundon me fusha të tilla si puna sociale, etika dhe filozofia.

Natyra e karma-s në budizëm

Fjala Karma nënkupton veprimin dhe përbëhet nga një forcë që tejkalon gjithçka materiale. Ky lloj i energjisë është i pafund dhe i padukshëm dhe është pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të qenies njerëzore. Karma bazohet në dymbëdhjetë ligje. Secili prej tyre na lejon të mësojmë kuptimin shpirtëror të ekzistencës.

 

Në budizëm nuk ka zot që kontrollon, këto ligje vijnë nga natyra (si ligji i gravitetit universal) dhe njerëzit kanë vullnet të lirë për t’i zbatuar ato ose jo. Rrjedhimisht, të bësh mirë ose keq varet vetëm prej teje dhe prej këtij vendimi, varen pasojat për të cilat jemi përgjegjës në pjesën më të madhe.

Dymbëdhjetë ligjet e karma-s

Këto janë dymbëdhjetë ligjet e karma-s, sipas budizmit:

1. Ligji i madh: ky ligj mund të përmblidhet në shprehjen: “ne korrim atë që mbjellim”. Ai njihet edhe si ligji i shkakut dhe i pasojës: ajo që ne i japim universit është ajo që universi na kthen, por nëse është gjë e keqe, do të kthehet e shumëzuar me dhjetë. Nëse japim dashuri, marrim dashuri; nëse japim keqdashësi, do të marrim keqdashësinë e shumëzuar me dhjetë.

2. Ligji i krijimit: ne duhet të marrim pjesë në jetë. Ne jemi pjesë e universit, kështu që ne jemi njësh me të. Rreth nesh gjejmë të dhëna për të kaluarën tonë të largët. Krijo opsionet që dëshiron për jetën tënde.

3. Ligji i përulësisë: ajo që ne refuzojmë të pranojmë do të vazhdojë të na ndodhë. Nëse jemi në gjendje vetëm të shohim aspektet negative të të tjerëve, ne do të ngecim në një nivel më të ulët të ekzistencës; anasjelltas, nëse i pranojmë me përulësi, ne do të ngjitemi në një nivel më të lartë.

4. Ligji i rritjes: kudo që të shkoni, aty do të gjeni veten. Përballë gjërave, vendeve dhe njerëzve të tjerë, ne duhet të ndryshojmë, jo atë që na rrethon, por të evoluojmë në spiritualitetin tonë. Kur ndryshojmë qenien tonë, jeta jonë ndryshon.

5. Ligji i përgjegjësisë: kur na ndodh një ngjarje negative, është për shkak se ka diçka negative tek ne, ne jemi reflektimi i mjedisit që rrethon. Si rezultat, ne duhet të marrim përgjegjësinë për veprimet në jetën tonë.

6. Ligji i lidhjes: gjithçka që bëjmë, pa marrë parasysh se sa e parëndësishme mund të duket, është në lidhje me universin. Hapi i parë çon në të fundit dhe të gjithë janë po aq të rëndësishëm, sepse së bashku ato janë të nevojshme për të arritur qëllimin tonë. E tashmja, e ardhmja dhe e kaluara janë të lidhura me njëra-tjetrën.

7. Ligji i fokusimit: nuk është e mundur të mendosh dy gjëra në të njëjtën kohë. Ne ngjitemi hap pas hapi. Nuk mund t’i harrojmë qëllimet tona, sepse pasiguria dhe zemërimi do të na pushtonin.

8. Ligji i dhënies dhe mikpritjes: nëse mendoni se diçka mund të jetë e vërtetë, do të vijë momenti kur mund ta provoni. Ne duhet të mësojmë të japim për të vënë në praktikë atë që kemi mësuar.

9. Ligji i “këtu dhe tani”: të kapemi në të kaluarën tonë na pengon të shijojmë të tashmen. Mendimet e vjetra, zakonet e këqija dhe ëndrrat e frustruara na pengojnë të përparojmë dhe rinovojmë shpirtin tonë.

10. Ligji i ndryshimit: historia do të përsëritet derisa ta asimilojmë mësimin që duhet të nxjerrim. Nëse një situatë negative ndodh në mënyrë të përsëritur, kjo është për shkak se ka një njohuri në të që ne duhet ta fitojmë. Ne duhet të drejtojmë dhe të ndërtojmë rrugën tonë.

11. Ligji i durimit dhe shpërblimit: shpërblimet janë rezultat i përpjekjeve të mëparshme. Një përkushtim më i madh, përpjekje më e madhe dhe, për këtë arsye, kënaqësi më e madhe. Eshtë një punë e durimit dhe këmbënguljes që sjell fryte. Ne duhet të mësojmë të duam vendin tonë në botë, përpjekja jonë do të nderohet në kohën e duhur.

12. Ligji i rëndësisë dhe frymëzimit: vlera e triumfit dhe gabimeve tona varet nga qëllimi dhe energjia që përdorim për këtë qëllim. Ne kontribuojmë individualisht në një tërësi, prandaj veprimet tona nuk mund të jenë mediokre: ne duhet ta vëmë zemrën tonë në çdo kontribut që japim. / bota.al

Share214Tweet134


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit me lot dhe dhimbje nga të afërmit miqtë dhe artëdashësit e shumtë

VIDEO/ Profecia e një skene…Vdekja le të presë! Filmi i fundit i Margarita Xhepës: “Si do që të vejë puna, ju nuk duhet ta ndërprisni”!

11/06/2025
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

11/06/2025
Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

10/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In