• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Letra e plotë e Elsës për Midhat Frashërin: Zemrën time e ke rrëmbyer ti ndaj nuk mund t’ia filloj nga e para

20/01/2024
in Nostalgji
A A
Letra e plotë e Elsës për Midhat Frashërin: Zemrën time e ke rrëmbyer ti ndaj nuk mund t’ia filloj nga e para
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrih 15 dhjetor 1914

Mit’hat i dashur, dje në mbremje mora letrën tënde të datës 28 nëntor. Nuk e kuptoj përse nuk e ke marrë letrën e dytë dhe 2 kartolinat nga Lozana? Unë i kam marrë të tuat.

Mit’hat po t’i hidhje një sy zemres sime do shihje katastrofe, dëshpërim, vuajtje. Kur më shfaqesh para sysh, me hipen gjaku në kokë, shpirti më digjet, pasioni i vjetër me rrëmben, qaj, prej vetes më vjen turp, por kjo nuk më lehtëson, nuk më ngushëllon. Gjithçka që më rrethon ngrihet kundër teje. Më mungon edhe kur vërtit në duar korrespondecën tënde…
Sa për përgjigjen e tim eti, nuk po marr mundimin të shpjegohem, por mendoj se ka të drejtë dhe në të njëjtën kohë gabohet.

Gjate qendrimit këtu, Mit’hat, nje mik yni erdhi për vizitë në shtëpinë tonë. Është duke u divorcuar nga e shoqja. Njeri i mirë dhe mbi te gjitha është në gjendje të mire financiare. Më kërkoi te martohem. Nuk do habitesha sikur të ndodhe për Krishtlindje, unë dyshoj, ndërsa ime me është mëse e sigurtë.

Nëse vërtet ky njeri më kërkon për grua, besoj se do të më bënte të lumtur. Me njeh qysh fëmijë dhe e di sa kam vuajtur. Unë nuk e dua, thjesht më duket simpatik, e vlerësoj dhe mendoj se pas këtij divorci me të shoqen, ai meriton të jetë i lumtur. Por, zemrën time e ke rrëmbyer ti dhe nuk mund t’ia filloj nga e para.

Ndoshta, kjo dashuria ime për ty është marrëzi. Mes nesh ekziston një mister i thelll, raca, besimi dhe sekretet e të kaluarës tënde. Natyra jote, ti që aq shumë do lirinë, udhëtimin, njohjen e botës, ndryshimin, jetën pa angazhime, pa kokëçarje. Oh Mit’hat, sikur të mund të shihja në zemrën tënde, një lidhje të përjetshme me mua, ashtu siç e dëshiroj.
Mit’hat i dashur, dashuria jonë është një çmenduri e tmerrshme. Më shkruaj hapur dhe qartë për të gjitha ndjenjat. Do doja i dashur, që gjithë shqetesimet e mia të gjenin mbështëteje në shpatullat e tua, të kisha mbrojtjen tënde. Dhe, të jetoja veç për ty, me ty, si një femije që nuk mendon veç për mësuesin e tij, dhe jeton veç për të, dhe bota të mos me hyje më në punë. Të të ndjek kudo, të ndaj me ty çdo gjë, gëzimin dhe hidhërimin. Oh! Mit’hat, kur çoj ndër mend dashurinë tënde, përkëdheljet dhe puthjet e tua, as shoh dhe as dëgjoj gjë ç’bëhet rreth meje, është njëlloj sikur të të bjere të fikët me sy hapur…

Zonja P.më ka thene shpesh se jam e marrë që një burrë si ty e paskam njohur në kaq pak kohë. Më tha edhe se në praninë e saj nuk i ke dhënë të kuptoje asfarë dashurinl tënde për mua. Për çfarë arsye e paske fshehur kaq bukur, kur ajo e di tashmë se duhemi? I dashur Mit’hat, nuk po të qortoj.

Është thjesht një pyetje nga ana ime. Kur madam P. po më thoshte këtë, ndjeva të thoshte të verteten, dhe u bëra keq… I kam folur tim eti për ty, për dashurinë tonë. Më pyeti, nëse kam ndërmend të martohem me ty. I thashë pikërisht atë çfarë kemi biseduar mes nesh, se ti vërtet më dashuron, por as që bëhet fjalë për fejesë a martesë dhe se ti nuk ishe tipi, që krijon familje.

Por, i vogli im Mit’hat, qenka vërtet monotone, të besh çdo ditë të njejten gje, të mendosh për ty, të ëndërrosh, të flasësh për ty, të të shkruash dhe të qash për ty.

Të puth fort Elsa

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In