• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Largimi i Trump, juristi Romeo Kara: U dha një mesazh që askush nuk mund të prekë sigurinë juridike, ndërsa ne ia kemi dhënë kurban politikës

14/01/2021
in Blog
A A
Largimi i Trump, juristi Romeo Kara: U dha një mesazh që askush nuk mund të prekë sigurinë juridike, ndërsa ne ia kemi dhënë kurban politikës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Juristi Romeo Kara përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se çfarë fshihet pas kërkesës për shkarkimin e menjëhershëm të Donald Trump nga detyra e Presidentit, ndërkohë që i kanë mbetur edhe vetëm 18 ditë derisa t’i mbarojë mandati.

Sipas tij, këto lëvizje po bëhen për të dënuar sulmin që ndodhin ditën e inaugurimit si president të Joe Biden dhe për të dhënë një mesazh të fortë të gjithë politikanëve në Europë dhe Ballkan, se për asnjë arsye nuk janë të justifikueshme kur cenohet siguria juridike.

“E kam vlerësuar Trumpin lidhur me rikthimin e investimeve në USA, uljen e papunësisë atje dhe gjallërimin e ekonomisë amerikane. Edhe pse i mbeten vetëm pak ditë qëndrimit të tij në krye të presidencës amerikane, establishmenti amerikan po merr në konsideratë një largim të parakohshëm të tij, lidhur me ngjarjen e Kapitolit në Uashinton.

A nuk mund të presin ata edhe 18 ditë derisa të mbarojë mandati i tij? Sigurisht që po. Atëherë cili mund të jetë qëllimi i një largimi të tillë? Unë mendoj se, është pikërisht dënimi i precedentit të ndodhur, që kurrë në të ardhmen, të mos përsëritet një dhunim i Kapitolit, një mosnjohje e rezultatit të zgjedhjeve dhe një tendencë për moskalimin paqësor të pushtetit nga njëri president tek tjetri.

Masë e tillë do t’i shërbente as më shumë e as më pak, asaj që politikanët skrupulozë e shikojnë si të paprekshme, sigurisë juridike”, shkruan ai. Këtu Kara ka përmendur vendin tonë dhe thotë se ne jemi shumë larg këtij sistemi drejtësie, duke theksuar se do vazhdojë të cenohet siguria dhe liria në vend për aq kohë sa sistemi drejtësisë tek ne është kapur nga politikanë të korruptuar.

“Edhe nëse kjo masë nuk do të bëhet realitet, mesazhi u dha: askush nuk duhet të guxojë të prekë sigurinë juridike. Fatkeqësisht në fshatin tonë, ku sundojnë tre sigurues juridikë, secili për hesap të tyre, vetëm siguria juridike e vendit, nuk është në rend të ditës.

Bëhet fjalë për sigurinë e jetës, shprehjes së lirë, pronës, fesë, organizimit politik, sindikativ, e shumë aspekte të tjera, të cilat mund të jenë në letër, por kurrë të realizuara në këto 30 vite të regjimit të oligarkisë së hajdutëve. Kështu do të ndodhë për sa kohë vendin ia kemi ofruar për kurban politikës”, u shpreh Kara.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In