obin Williams i mori jetën vetes, sepse ishte diagnostikuar me demencën e Lewy.
Njëkohësisht dhe aktori Bruce Willis mësoi dy vite më parë, se gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua pasi vuante nga Demenca Frontotemporale (FTD) e lidhur me demencën e Lewy.
Një nga gjërat më të vështira për t’u përpunuar nga anëtarët e familjes të të prekurve nga kjo sëmundje është ndryshimi i ngadaltë tek dikush që do.
Të bëhesh një person krejtësisht i ndryshëm. Gjithçka ndryshon. Ndaj e quajn “Lamtumira e Gjatë”.
Truri vdes shpejt, ndjenjat zhduken, ashtu si dhe shumë funksione të tjera.
Pacienti ndryshon fizikisht dhe përfundimisht harron se kush janë të dashurit e tij… dhe humbasin veten.
Pacientët mund të mbeten të shtrirë në shtrat, të paaftë për të lëvizur, ngrënë, pirë ose folur me të dashurit e tyre.
Demenca, Alzheimeri ose Parkinson… shumë nuk e dinë se si është të kesh një të dashur në familje që ka luftuar ose po lufton këtë betejë.
Është një dhimbje e madhe e vazhdueshme, që vetëm ata që e përjetojnë mund ta kuptojnë.
Madje nuk mund të kuptohet që e gjithë familja dhe të dashurit e tij po sëmuren përreth tij nga dhimbja dhe përpjekja e madhe, duke tentuar t’ia lehtësojnë pacientit periudhën e fundit të jetës.