• Kontakt
Monday, May 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re kameramani shqiptar dhe babai i pesë fëmijëve, mesazhe prekëse nga kolegët: Lamtumirë miku dhe kolegu ynë!

27/06/2020
in Aktualitet, Kronike
A A
Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re kameramani shqiptar dhe babai i pesë fëmijëve, mesazhe prekëse nga kolegët: Lamtumirë miku dhe kolegu ynë!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë me anë të një postimi ka ndarë një lajm të dhimbshëm, për ndarjen nga jeta të Alket Metkos, operatori me eksperiencë disa vjeçare në disa media audiovizive të vendit.

Unioni i Gazetarëve ka përcjell edhe ngushëllimet për familjen, miqtë dhe të afërmit e tij.

“U nda sot nga sëmundja e pashërueshme, duke lënë në pikëllim të thellë familjen, të afërmit, miqtë, kolegët dhe dhjetra bashkëpunëtorë të tij”, thuhet në postimin e UGSH.

“Ai ishte prind i dashur dhe i dhembshur i pesë fëmijëve të tij, nga të cilët u nda në moshë të re, duke i lënë në një kohë të vështirë”. Ngushellime e mesazhe prekese kane postuar ne rrjetet sociale edhe koleget e miqte me te cilet ai punoi.

POSTIMI I PLOTE

Lamtumirë miku dhe kolegu ynë Alket Metko!

Deklaratë ngushëllimi e UGSH-së

Tiranë më 27.06.2020

Me dhimbje dhe ndjenjën e miqësisë si bashkëpunëtor i respektuar dhe mik i të shumtëve, ndahemi sot nga Alket Metko. Njeri ndër operatorët më aktivë dhe me kontribute disa vjeçare në disa media audiovizive të vendit, u nda sot nga sëmundja e pashërueshme, duke lënë në pikëllim të thellë familjen, të afërmit, miqtë, kolegët dhe dhjetra bashkëpunëtorë të tij.

Alketi ndau përvoja profesionale me disa kanale dhe studio të prodhimit televiziv në vend. Ai konsiderohet si njeri ndër operatorët e papërtuar që mbajti në fokusin e kamerës së vet ngjarje, episode, protagonistë dhe detaje imazhesh që kanë lënë gjurmë në mendjen dhe kujtesën e audiencës shqiptare.

Alketi ka qenë ndër bashkëpunëtorët e paharruar për shumë gazetarë të redaksive te ndryshme televizive si dhe për dhjetra homologë të tij në mediat e vendit.

Ai ishte prind i dashur dhe i dhembshur i pesë fëmijëve të tij, nga të cilët u nda në moshë të re, duke i lënë në një kohë të vështirë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndan dhimbjen me familjen Metko dhe gjithë të dashurit e Alketit. Shprehim ngushëllimet tona dhe bindjen se do të jemi pranë fëmijëve të tij të dashur dhe gjejmë rast për t’u kujtuar institucioneve dhe punëdhënësve të Alketit të bëjnë kujdes e dëshmojnë interesim për mbarëvajtjen e fëmijëve të tij.
Me dhimbjen e largimit të parakohshëm nga jeta dhe me forcën e solidaritetit si koleg e miq, i shprehim familjes Metko ngushëllimet për të gjetur forca dhe kurajo në përballimin e kësaj humbjeje të pazëvendësueshme qe la Alketi i dashur dhe i respektuar nga të gjithë. I paharruar qoftë kujtimi i tij!

Zyra e shtypit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In