• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Ky ka për të qenë një dimër i vështirë për familjen Meta

08/10/2020
in Blog
A A
Ky ka për të qenë një dimër i vështirë për familjen Meta
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dritan Hila

Një nga kërcënimet që bëri Ilir Meta ndaj ndryshimeve të reja të Kodit Zgjedhor, ishte se do t’i shpallte luftë Edi Ramës nga çdo shesh i Shqipërisë.

Mitingu i marsit që shkoi, mesa duket i ka dhënë zemër, dhe beson se me një zinxhir mitingjesh të tillë, mund të destabilizojë vendin dhe detyrojë Ramën që të plotësojë kushtet e tij.

Por ka një problem. I duhen ushtarë që të mbushë sheshet. Pasi për të qenë të saktë, mitingu i marsit ishte një kontribut i përbashkët i LSI me PD.

Gjithashtu edhe në mitingjet e vitit të protestave, ata që mbushnin radhët, nuk ishin skuadra e gatshme që shoqëron Monikën. Por militantët e PD-së.

Madje prania e grupit kaçator të LSI-së, më shumë largonte militantë të PD që uthulloheshin nga kjo prezencë, sesa shtonin radhë.

Shumë prej tyre nuk janë të sigurt se në një situatë bllokimi numrash parlamentarë në legjislaturën e ardhshme, LSI nuk rrëshqet në krahun e socialistëve. Kuptohet, për të mirën e atdheut.

Të njëjtën gjë që premton Meta, tentoi Basha ta bënte vitin që shkoi, por e la pasi protestat nëpër rrethe ishin anemike.

Tani, kur një parti e madhe si PD, me prapavijë ideologjike, traditë dhe mbi të gjitha para dhe pushtet lokal në dispozicion, nuk ia doli të shkërmoqte periferinë, mund t’ia dalë LSI? Duhet të kesh kaluar verën në kampet e Jalës që ta mendosh këtë.

Presidenti mund të ketë dëshirë që ta terrorizojë Ramën, por e ka të vështirë. I mungojnë ushtarët. Dhe mbi të gjitha, PD nuk duket aspak e gatshme t’ia japë hua.

Ndaj në vend që të merret me mitingje fantomatike, do ishte mirë të përgatitet për fushatën dhe ringrinte strukturat në terren. Pasi ky ka për të qenë një dimër i vështirë për familjen Meta.(Dritare.net)

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

23/07/2025
“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In