• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

“Ky është skenari që do të pranojmë”, flet deputetja afgane dhe zbulon çfarë po përgatisin talebanët: Përndryshe ne…(Video)

21/08/2021
in Bota
A A
“Ky është skenari që do të pranojmë”, flet deputetja afgane dhe zbulon çfarë po përgatisin talebanët: Përndryshe ne…(Video)
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja afgane Farzana Kochai, ka folur për Reuters ku ka treguar dy skenarët që priten të vihen në zbatim në Afganistan.

I pari është ai që lejon gratë të punojnë dhe të shkojnë në shkolla, por me disa kufizime të vogla, të cilin ata janë të gatshëm ta pranojnë.

Mirëpo i dyti, i cili parashikon kufizime ekstrem si moslejimi i vazhdimit të shkollës përtej një moshe të caktuar apo ndalimi i grave të moshës së mesme për të punuar, nuk është i pranueshëm për ta dhe do të ketë rezistencë.

“Si një deputete, si një femër dhe si dikush që vjen nga aktivizimi i shoqërisë civile dhe të drejtave njerëzore, të drejtave të grave. Fakti që vij nga ky formim kulturor, sigurisht që kam frikë për veten , jetën time dhe lirinë për të punuar dhe për të shprehur mendimin tim lirshëm.

Nëse do të na lejojnë t’i bëjmë këto gjëra, pra mos të na pengojnë të shkojmë në shkolla, universitete dhe të gjejmë një vend pune, por të na vendosin vetëm disa kufizime është gjë e mirë.

Ndërsa skenari i dytë është ai që i heq gratë e moshave të mesme tërësisht nga shoqëria, duke i lënë në shtëpi dhe duke i thënë kjo mjafton për ju. Ose nëse thonë do të shkosh në shkollë deri në këtë klasë ose në këtë moshë. Ky është skenari që gratë në Afganistan nuk e tolerojnë.

Nuk mund të bëjmë një marrëveshje të mirë me Talibanët në këtë mënyrë. Nëse Talibanët nuk ja dalin të kënaqin popullin e Afganistanit paksa, atëherë do të kemi rezistencë. Është e vështirë të rritesh me flamurin e vendit tënd, me të gjitha vlerat ku ti beson, dhe një ditë shfaqet dikush që do të t’i marrë”, tha ajo.

Disa ditë më parë talibanët morën Kabulin më shpejt sesa ishte parashikuar, pasi kishin arritur më parë një marrëveshje me SHBA-të për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani dhe lejimin e tyre së bashku me bashkëpunëtorët të largohen. Marrja kaq shpejt në dorë e vendit ka sjellë një krizë në aeroportin e Kabulit, ku shumë njerëz të frikësuar tentojnë të largohen. Talibanët kanë premtuar se nuk do të sillen si në kohën para se të ndërhynte SHBA-ja, kur kishte shumë kufizime ekstreme.


Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

16/09/2025
Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

Reshat Arbana, nderi ynë mbarëkombëtar në 85-vjetorin e lindjes! Portreti i jetës së një artisti dhe njeriu të jashtëzakonshëm, shkruar nga prof. Kabo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In