• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Ky është kulmi”! Vdekja tragjike e aktorit shqiptar në SHBA dhe bashkëshortes së tij, Roland Bejko kap detajin dhe bën reagimin e revoltuar: Fëmijët kur të rriten…

08/08/2022
in Aktualitet, Debat
A A
“Ky është kulmi”! Vdekja tragjike e aktorit shqiptar në SHBA dhe bashkëshortes së tij, Roland Bejko kap detajin dhe bën reagimin e revoltuar: Fëmijët kur të rriten…
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-sekretari për Çështjet Vendore të PD-së, Roland Bejko ka reaguar për ngjarjen tragjike në SHBA, ku aktori shqiptar Florind Belliu dyshohet se ka hedhur nga ballkoni bashkëshorten e tij dhe më pas është vetëvrarë.

Bejko shkruan se nëse kjo ngjarje ka ndodhur vërtetë sikurse po përflitet në media, është tepër e rëndë. Mirëpo për të akoma më i rëndë është edhe fakti që po i mëshohet vetëm faktit që ka vdekur një aktor shqiptar, ndërsa për bashkëshorten e tij, për të cilën thuhet se ishte edhe shtatzënë, nuk po flet askush.

Kërkohet shumë nga të gjithë, këto janë vlerat e pabesueshme shëndetësore të çajit shqiptar të malit, mënyra e duhur e përgatitjes
“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta
“Iku në SHBA për të ndjekur ëndrrën e tij”, flet miku i aktorit shqiptar që hodhi bashkëshorten nga ballkoni dhe më pas u vetëvra

Postimi i plotë:

Dy fjalë për vrasje/vetvrasjen e çiftit shqiptar në Neë York, dhe reagimet e “miqve” në rrjetet sociale.

====================

Padyshim, që në krye të herës dëshiroj t’u shpreh ngushëllimet e mia familjeve të dy të rinjve që humbën jetën në Neë York.

Ishte një ngjarje e rëndë dhe që mbart shumë dhimbje brenda, në çdo pikëpapje humane.

Por, në një media lexova që bashkëshortja 28 vjeçare e zotërisë që mesa lexova paska qenë aktor i larguar në Amerikë në kërkim të ëndrës së vet, ka qenë edhe shtatzënë.

Gjithnjë sipas mediave, thuhet se ai përpara se të vetvritej, hodhi nga dritarja e katit të gjashtë bashkëshorten e më pas u hodh edhe vetë. Që ta formulosh lajmin kështu, i bie që dikush ka qenë dishmitar në vendin e ngjarjes dhe ka treguar për policinë a për mediat gjithë skenën si ka ndodhur. Përndryshe, nëse është trillim i gazetarit, kjo zonjë a zotëri qoftë duhet të heqë dorë nga profesioni pasi po bën një akuzë të rëndë për vrasje.

Po nëse ky lajm është i vërtetë, ky aktori ynë, në kushte depresioni a jo, na paska bërë një krim të shumfishtë.

Së pari i mori jetën një nëne që nëse ka qenë edhe shtatzënë, vrasje bëhet edhe më tragjike.

Së dyti, ai ka bërë krim ndaj fëmijëve të vet të mitur. Mirë pa baba që i la, por i privoi edhe nga e drejta natyrale për tu rritur nga një nënë.

Së treti, prindërve të vajzës u mori dritën e syve, u morri jetën e fëmijës së tyre të dashur duke u ngarkuar sot me një barrë të rëndë dhimbjesh.

Por përtej kësaj, ajo që unë nuk mund ta kuptoj dot në gjithë këtë histori, ka të bëjë me komentet plot dhimbje të shprehura nga miq, të afërm dhe të njohur të aktorit 35 vjeçar të cilët në shumicën e tyre me të drejtë vajtojnë humbjen e djalit, por nuk thonë asnjë fjalë për bashkëshorten e pafajshme të tij.

A thua se në vend të jetës së dy njerëzve të tjerë, nënës dhe fëmijës në barkun e saj, kemi të bëjmë thjesht me një zorë qore, me një apendiks, zgjatim të zorës së shëndoshë, që me vdekjen e pjesës së mirë, ky apendiksi e ka për detyrë të vdesë bashkë me të si një proces normal anatomik.

Çfarë dreq njerëzish janë këta që mendojnë kështu ?!

Ky është kulmi i narcisizmit, si për atë që vret gruan edhe për këta që e pranojnë këtë vrasje si diçka të zakonshme, normale, a thua se gruaja ishte thjesht një copë nga lëkura e tij për të cilën ai dhe vetëm ai, burri, ka të drejtë të vendosë nëse do jetojë a do vdesë bashkë me të.

Jo aktor të ketë qenë i ndjeri, por vet yll i rënë në tokë, nëse është e bërtetë se është ai që e ka hedhur gruan e vet me fëmijën në barkun e saj nga dritarja, duhet trajtuar si kriminel, si vrasës ordiner, pavarësisht 1001 arsyeve që mund të ketë pasur për të qenë i mërzitur nga kjo jetë.

Vrasja e dikujt tjetër, për më tepër e nëns së fëmijve të tu, nuk ka justifikim, dhe ata fëmijë kur të rriten, pavarësisht dhimbjes për të si baba, me siguri nuk kanë për t’ia falur vrasjen e nënës shtatëzënë.

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In