• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Ky është inkuizicion ndaj modelit më të mirë të shkollës

11/11/2020
in Blog
A A
Ky është inkuizicion ndaj modelit më të mirë të shkollës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mentor Kikia

Prokuroria e Shqipërisë ka nisur një hetim për “pastrim parashë” ndaj rrjetit të shkollave “Turgut Ozal” në Shqipëri. Sipas dyshimeve, investimet janë më të mëdha se të ardhurat.

Por avokati i shkollave, ndërsa bëri një padi ndaj policisë, foli për shantazh, kontrolle të shuma, bastisje dhe turma policësh që mësyjnë në ndërtesa bashkë me kontrollorët. Këtë sjellje harbute të shtetit tonë, kur do të të bëjë gropën, ne e njohim shumë mirë.

Unë nuk e di se nga i merr paratë, dhe çfarë investimesh ka bërë ky rrjet shkollash. Por unë dhe shumë të tjerë këtu, dimë që kjo është shkolla më cilësore në Shqipëri. Përfaqësuesit dhe shpesh fituesit e olimpiadave në Shkencat e Natyrës, në nivel rajoni, janë nga kjo shkollë.

Sot, kur në shkollat tona e gjithë puna është përqëndruar tek mbajtja e maskave, në këtë shkollë po bëhet seleksionimi i nxënësve për olimpiadat e Matematikës, Fizikës dhe Kimisë(foto e mëposhtme, e datës 20 tetor 2020).

Por shteti e ka vënë në rreth për ta mbyllur. Me gjasë, pas urdhërit që erdhi nga Ankaraja, për të shfarosur të gjithë sistemin arsimor që kishte mbjellë Fetullah Gylen.

Shkollat e “Turgut Ozal” janë sot investimet më serioze në arsimin në Shqipëri. Ne nuk e dimë sa reale janë dyshimet. Por taborrët e policëve që shkojnë të marrin dosjet nuk justifikohen kurrësesi. Por, ta zëmë se aty janë pastruar para.

A kam të drejtë unë të them: Po në djall! Edhe në qofshin paratë e vetë Pablo Eskobarit, kur ndërtojnë shkolla, me standardin më të lartë, si ndërtesa e cilësi mesimdhënjeje, le ta bëjnë.(Ju lutem lëreni mënjanë shprehjen se para ligjit janë të gjithë njësoj).

Prokuroria, sikur ta niste hetimin per pastrimin e parave nga pallatet, rezortet turistike, kazinotë etj, nuk do të bënte keq. Jo më larg se një muaj më parë, FMN dha alarmin e pastrimit të parave në Shqipëri, përmes ndërtimeve, por asnjë se lëvizi gishtin. Ne mësojmë se dikush është “biznesmen i madh” ndërtimesh, ose kur e vrasin ose kur vret dikë për pazare droge apo prostitutash.

Në një vend ku ekonomia ka pluskuar mbi fekale informaliteti dhe krimi, shteti është lëshuar ti vërë kyçin një shkolle. Nuk është rezort turistik, as kazino, as hotel, as stadium, nuk është fabrikë konservash që i mbush me kokainë, por është SHKOLLË.

Ndërsa luftojmë të përmirësojmë cilësinë e mësimdhënies, po i vihet kyçi një shkolle model në këtë drejtim.
Ndërsa qeveritarët tanë krenohen në TV edhe kur lyejnë një shkollë me bojë, këtu po i vënë kyçin shkollave më infrastrukturën më të mirë edhe në rajon.

Unë mund të mbështes mbylljen që iu bë nja dy medreseve, që mund të konsiderohen si të dyshimta për çështje radikalizmi, por jo të shkollave, jo këtij modeli. Kjo është pasqyra ku ne duhet të vëmë arsimin tonë të shikojë veten.

Im bir dështoi të futej në atë shkolle vite më parë dhe unë mërzinë e ktheva në respekt për standardin e sj. Ndërsa sot nuk dua të hesht, dhe i ftoj të gjithë të mos heshtin. Nuk dua të ndez cigaren në turrën e druve që djeg një shkollë. Dhe shkatërrimi i një shkolle është inkuizicion.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

03/08/2025
Sot  dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

Sot dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

03/08/2025
Violeta Manushi, “Zonja nga qyteti” që “shkatërroi”… “Pallatin 176”,  ikona që sot ka ditëlindjen e perjetësisë

Ikona Violeta Manushi: “Publiku është si fëmija i vogël, nuk e gënjen dot! O të do, o nuk të do”

03/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In