• Kontakt
Wednesday, September 24, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kuvendi voton nesër listat dhe koalicionet, SHBA i hap rrugën ndryshimeve kushtetuese: Por kjo s’i mbyll negociatat në Këshillin Politik

29/07/2020
in Aktualitet, Debat
A A
DOSJA 339/ Arrestimi i komisionerëve, reagon Yuri Kim: Reforma në drejtësi s’mund të ndalet. Edhe një gur
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë para votimit në Kuvend të nismës ndryshimet kushtetutese për hapjen e listave dhe koalicionet ka reaguar ambasada e SHBA-së në Shqipëri. Ambasadorja Yuri Kim zbulon diskutimet gjatë takimeve me kreun e shtetit Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Ambasadorja thotë opozita qe dogji mandatet e ka humbur te drejten per te pasur pretendime ne Kuvend, keshtuqe Marreveshja e 5 qershorit do te votohet, pas kesaj, partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim, pasi drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i parlamentit nesër nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve.

Kim thekson se ”edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, bazuar në përkufizimin e kësaj, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë”.

Pra, sipas ambasadores pavarësisht nëse nesër do të votohen ndryshimet kushtetuese pa pëlqimin e opozitës jashtë parlamentit, rëndësi kanë ligjet më pas në Kodin Zgjedhor që do të specifikojnë detajet për hapjen e listave dhe formulës së koalicioneve.

Deklarata:

“Gjatë javëve të fundit, Ambasadorja Kim ka pasur biseda të shumta mbi reformën zgjedhore me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha, anëtarë të Këshillit Politik mbi Reformën Zgjedhore, si dhe me një sërë ekspertësh e të tjerë.

Ajo ka nënvizuar tri pika: Së pari, marrëveshja e 5 qershorit, e cila u arria nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, duhet respektuar ashtu si u ra dakord për të. Së dyti, Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin.

Së treti, në të njëjtën kohë, edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, bazuar në përkufizimin e kësaj, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë.

Për këto arsye, ne e kemi lavdëruar marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur nëpërmjet bisedimeve ndër-partiake; përshëndetëm miratimin në Parlament në 23 korrik të kodifikimit të marrëveshjes së 5 qershorit; dhe nënvizuam gjithëpërfshirjen dhe transparencën me të cilat partitë arritën marrëveshjen e 5 qershorit duhet të jenë norma në marrjen e veprimeve të rëndësishme kombëtare. Partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim.

Drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nesër nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve. Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre.

Të gjitha partitë duhet të vazhdojnë të përfshihen, në mënyrë që ligjet të cilat do të miratohen në fund, të jenë rezultat i një procesi transparent dhe përfshirës, në interes të të gjithë popullit shqiptar, dhe që e çojnë vendin përpara në rrugën demokratike – ky është një detyrim që udhëheqësit shqiptarë e kanë përpara popullit shqiptar”.

Nesër është seanca e fundit e Kuvendit dhe në rendin e ditës është vetëm një cështje, miratimi i ndryshimeve kushtetuese që hap listat dhe për formulën e re të koalicioneve, me listë unike. Opozita jashtë parlamentit kërkon hapjen 100% të listave dhe jo me fashën e garancisë gjinore sikur kërkon PS-ja, po ashtu edhe një formulë të re të koalicioneve me listë unike, jo si tani. Por PD-ja është kundër. Megjithatë, nesër do të miratohen ndryshimet, nesër detajet do të reflektohen më pas në Kodin Zgjedhor. /Shqiptarja.com

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot ditëlindja e “Lokes”  ikonë, “Artistes së Popullit” Marie Logoreci

Sot ditëlindja e “Lokes” ikonë, “Artistes së Popullit” Marie Logoreci

23/09/2025
Katër vjet pa aktorin Ilia Dashi

Katër vjet pa aktorin Ilia Dashi

22/09/2025
Në kujtim të “Artistit të Merituar” Leka Kruta aktorit vlonjat të 800 roleve

Në kujtim të “Artistit të Merituar” Leka Kruta aktorit vlonjat të 800 roleve

22/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In