• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kushtetuesja para sprovës së madhe! Sot vuloset fati i Ilir Metës: Pas shkarkimit fillon ndjekja penale, presidenti në gjurmët e Llallës

07/02/2022
in Aktualitet, Debat
A A
Kushtetuesja para sprovës së madhe! Sot vuloset fati i Ilir Metës: Pas shkarkimit fillon ndjekja penale, presidenti në gjurmët e Llallës
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese pritet të vulosë sot fatin e presidentit Ilir Meta. Pas disa seancash maratonë, sot pritet të mbyllet shqyrtimi dhe gjykata do duhet të dalë me një vendim paraprak.

Për shkak se kemi të bëjmë me një çështje sensitive mund të merret edhe një vendim brenda ditës së sotme, por nëse nuk ndodh, brenda muajit gjykata do vendosë nëse presidenti shkarkohet ose jo.

Nëse kemi një vendim kundër tij, atëherë telashet për presidentit duket se vetëm sa kanë nisur. Gazeta e tha një ditë më parë se SHBA po pret këtë vendim për ta shpallur “non grata”, por duket se problem është dhe drejtësia e re.

Ajo që shihet javët fundit është se presidenti sulmon jo vetëm Kushtetuesen, por edhe Prokurorinë e Posaçme dhe reformën në drejtësi. Sinjalet janë se presidenti i druhet një lëvizje nga organi i akuzës. Arrestimi i Lefter Kokës dhe dënimi i Saimir Tahirit janë sinjale të qarta se iku koha kur i shpëtohej drejtësisë me manovra dhe ndërhyrje.

Presidenti momentalisht ka mbrojtje totale ndaj ligjit. Ai nuk mund të hetohet, nuk mund të përgjohet dhe po ashtu nuk mban përgjegjësi për dekretet që nxjerr. Momentalisht Meta ka një mburojë të fortë përballë ligjit dhe duket se kjo e nxit presidentin të kërkojë të mbyllë mandatin.

Në momentin që ai shkarkohet, nuk do ketë asnjë lloj mbrojtje politike. Meta mund të marrë kreun e LSI, por nuk është deputet, nuk është ministër dhe nuk ka asnjë lloj posti që i jep imunitet. Pra, Meta pas shkarkimit do të jetë politikani më i rrezikuar nga drejtësia e re.

Ai do të dalë si një qytetar i thjeshtë dhe mjafton një padi dhe SPAK ka të drejtë ta hetojë dhe pse jo ta përgjojë. Sinjalet janë se presidenti mund të ketë fatin e Saimir Tahirit apo Adriatik Llallës të cilët u hetuan nga SPAK dhe dënuan nga gjykata.

Situata në gjykatë

Ajo që vihet re është se presidenti i druhet një shkarkimi. Kur nis procesi i emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, Meta bëri luftë për të emëruar njerëzit e tij aty. Por pavarësisht kësaj beteje, duket se mundi nuk ja ka vlejtur.

Deri më tani e vetmja votë e sigurt pro tij është ajo e Sonila Bejtes, ndërsa gjyqtarët e tjerë nuk janë pozicionuar. Por nëse shohim pyetjet që i janë bërë përfaqësuesit të Presidencës nga ana e gjyqtarëve, duket se ka një farë irritimi prej tyre për shkak se Meta po i sulmon të gjithë, përfshirë dhe ata që emëroi vetë.

Sot përfaqësuesi i Presidencës duhet të përgjigjet për 72 pyetje që bënë gjyqtarët dhe pritet të ketë një seancë tjetër maratonë. Vetë Meta ka paralajmëruar se do i bëjë publike përgjigjet dhe për median, ndërkohë që pasi të mbyllet fjala e përfaqësuesit ligjor të Metës, gjykata me shumë gjasë do të mblidhet për vendim.

Sinjalet janë se mund të kemi një vendim gjatë ditës së sotme duke qenë se gjyqtarët kanë pasur kohë këto ditë të pozicionojnë veten, megjithatë mbetet të shihet. Ajo që është e sigurt, është se brenda muajit do kemi vendimin paraprak, i cili do jepet edhe sikur presidenti të japë dorëheqjen.

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

29/07/2025
Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

29/07/2025
“Sandër mafishja”,  Roland Trebicka  dhe  “Pallatit 176” në memorien e aktorit Ilir Bezhani

“Pallati 176” shfaqet në praninë e aktorëve protagonistë! Aktorët: Tejkaloi parashikimet e të gjithëve!

29/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In