• Kontakt
Thursday, August 28, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Kush je ti, çfarë kërkon nga ne”? Kërcënohet Artan Hoxha, zbulon çfarë i ka ndodhur

21/09/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
“Kush je ti, çfarë kërkon nga ne”? Kërcënohet Artan Hoxha, zbulon çfarë i ka ndodhur
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Artan Hoxha, ka denoncuar në emocionin “Procesi Sportiv” një ngjarje të rëndë që pason atë të ndeshjes Dinamo-Laçi të tre ditëve më parë. Hoxha bën me dije se është kërcënuar dhe për këtë ka bërë edhe një kallëzim në Polici.

“Publikova videon sepse ishte një ngjarje që dukej e rëndë për javën e dytë të kampionatit se si mundoheshin të ndikonin të pashqetësuar edhe në vendimin e VAR-it. Ajo që ndodhi është se menjëherë filluan telefonatat dhe kërcënimet : “Kush je ti? Çfarë ke me Laçin?”. Këto janë njerëz që i kanë krahët e ngrohta nga FSHF dhe nuk u ndodh asgjë ndaj janë mësuar të bëjnë gjëra të tilla.

Por jo vetëm kaq. Isha në stadium dje për të ndjekur ndeshjen Tirana-Egnatia dhe isha mes kolegësh në tribunën e mediave. Në pushimin e ndeshjes vijnë tre persona dhe më kërcënuan ndërsa bëja detyrën time. Një situatë absurde aq sa kolegët u kthyen nga ana tjetër. Po kush ishin këta? Ishte drejtori i klubit, ishte djali i presidenti, K. L, si dhe një person tjetër që shoqërohet me këta. Janë persona të cilët e them i kanë krahët e ngrohta e nuk i ndal kush. Nuk kam asgjë me Laçin, kanë ekip të shkëlqyer, por janë persona të tillë.

I kam bërë denoncim në polici. Por kur shkon puna pastaj atje ose do të kërkohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë që nuk t’i jep kush, ose të kërkohen dëshmitarë. Po kush të dalë dëshmitar aty, Ylli Aga që ishte ngjitur? Kolegët u kthyen nga ana tjetër në ato momente.

E kam pyetur shpesh veten se pse Gëzim Sinemati nuk shkon në stadium dhe në situatë si kjo e kuptova. Nuk shkon sepse atje të bëjnë agresion për atë që thua”, tregoi Hoxha këtë eksperiencë të fundit me personazhet e futbollit shqiptar.

Share215Tweet135


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Lajm i trishtë! Shuhet në moshën 66-vjeçare pas një sëmundje të rëndë aktori i njohur, Naun Shundi!

Lajm i trishtë! Shuhet në moshën 66-vjeçare pas një sëmundje të rëndë aktori i njohur, Naun Shundi!

28/08/2025
VIDEO/ Kush ishte Naun Shundi? Rolet e jetës në filma dhe teatër

VIDEO/ Kush ishte Naun Shundi? Rolet e jetës në filma dhe teatër

28/08/2025
2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

26/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In