• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kush është ministri socialist që i shiti dosjen e “Inceneratorëve” Monika Kryemadhit?! Ja si qëndron e vërteta e intrigës nga Kryemadhi, Meta dhe Basha

28/02/2022
in Aktualitet, Debat
A A
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Skandali me aferën e inceneratorëve duket se ka dalë nga Partia Socialiste. Prej disa muajsh vendi zien nga debati për inceneratorët, ku sipas mashtrimeve të opozitës, janë plot 430 milonë euro që iu janë vjedhur qytetarëve shqiptarë. Shifër që as nuk ekziston gjëkundi por teorikisht do përdoret për pastrimin deri në vitin 2047. Për këtë arsye me iniciativën e Partisë Demorkatike u ngrit një komision hetimor, i cili hetoi aferën e inceneratorëve dhe pritet që gjetjet e tij të përmbledhura në raport do të votohen në seancën plenare të 7 marsit.

Por paralelisht çështja e inceneratorëve është nën hetim edhe nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërkohë që denoncime për këtë aferë ka bërë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Kjo e fundit dhe presidentit Ilir Meta ishin të parët që e denoncuan këtë megaaferë në media dhe në SPAK, ndërsa ra në sy fakti se ata kishin dijini të plotë për gjithçka kishte të bënte për ndërtimin e tre inceneratorëve, sikundër janë ai i Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.

Në fillim u duk sikur çiviti presidencial Meta-Kryemadhi po e përdorte aferën e inceneratorëve për kredo politike, duke qenë se shumicë e denoncimeve dhe akuzave ndaj mazhorancës socialiste qeverisëse i bën para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Ndërsa kishte nga ata që mendonin se Meta dhe LSI, e kishin ndërmarrë këtë fushatë sulmesh dhe denoncimesh sa i takon dosjes së inceneratorëve si presion ndaj PS, me qëllim që kjo e fundit ta amnistonte kreun e shtetit, duke mos e shkarkuar para kohe nga posti i Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Megjithatë këto aludime të gjitha qëndrojnë, se kushdo të jetë në rolin dhe pozitën e Monika Kryemadhit, Ilir Metës dhe partisë së tyre Lëvizja Socialiste për Integrim, do të lëvizin të gjithë gurët, më qëllim që të mbijetojnë në relievin e ashpër të politikës shqiptare.

Kush është 1 ministër socialist që shiti dosjen e “Inceneratorëve

Por pavarësisht për sa më sipër kemi thënë, gazeta “SOT” ka mësuar se e vërteta për aferën e inceneratorëve është më e thellë se sa duket.

Sipas informacioneve të sigurta, mësohet se lepuri për skandalin me inceneratorë fle diku tjetër dhe ka dalë nga Partia Socialiste. Kështu burime të sigurta nga selia rozë dhe opozita, bën me dije se personi që ka plasur skandalin e inceratorëve është një ministër i qeverisë “Rama 3”.

Mësohet se ky i fundit ka lidhje të forta dhe gëzon respektin e presidentit Ilir Meta dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, ndërkohë që si rezultat i këtyre raporteve të shëndetshme, ai në mirëbesim iu ka dhenë atyre, të gjithë dosjen e inceratorëve, tek e cila janë të gjitha detajet, nga hartimi i projektimeve për ndërtimin e 3 inceratorëve, tek mbledhjet që ka marrë qeveria “Rama 1 dhe 2” dhe procedurat që janë ndjekur.

Pra duhet theksuar se meritën për zbardhjen e kësaj afere imagjinare që iu ka kushtuar qytetarëve shqiptarë plot 86 milion euro milonë euro, e ka pikërisht ministri socialist, i cili zgjodhi t’i ngulte thikën pas shpine qeverisë dhe partisë së tij, duke i dhënë Lëvizjes Socialiste për Integrim dosjen e “inceneratorëve” me fantazi shpifje dhe gënjeshtra.

Megjithatë, për të treguar se ishte pikërisht LSI dhe presidenti Meta, ata të cilët ishin të partë që denoncuar aferën e inceneratorëve, duke qenë se kishin dijini të plotë për të, e tregon fare qartë edhe një deklaratë që e bërë nga kreu i shtetit pak ditë më parë, kur tha se ishte ai dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ata që kanë monopolin dhe ekskluzivitetin, që zbardhën dhe denoncuan këtë aferë.

Sidoqoftë, mbetët të shihet në ditët në vijim nëse kjo pikëpyetje e madhe do të marrë përgjigje dhe do të zbulohet çfarë ka ndodhur në prapaskenë duke pritur që Lefter Koka ish ministri i Ilir Metës që doli tradhëtarë të flasi për pjesën e luanit që ka ndarë me Ilirin dhe Monikën. Por a është ky vetë që në mirëbesimapo në bashkëpunim i ka hapur barkun çiftit të hajdutërisë politike? Koha do e tregoj, por edhe çifti Meta janë po aq të rrezikuar sa zoti Koka, që ndoshta sot po paguan për intrigat e tyre.

I

Share196Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In