• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Histori

Kur thoshte heroina e revolucionit grek, Bubulina: Unë jam arvanitase!

12/01/2024
in Histori
A A
Kur thoshte heroina e revolucionit grek, Bubulina: Unë jam arvanitase!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Heroina e Revolucionit Grek, Laskarina Bubulina, një komandante detare greke dhe ruse vazhdon të jetë një figurë e admiruar.

Akademikja e njohur Elena Gjika, e njohur si Dora d’Istria rrëfen se ajo është në fakt një arvanitase dhe kjo pohohet me krenari edhe nga vetë Laskarina.

Dora d’Istria në gjurmët e Bublinës

Në fillim ndalova te njerëzit e familjes së Bubulinës, ku u prita nga nga një grua që mbante zi të madhe dhe që dukej që ishte shumë e bukur. Kur morëm të pinim kafetë dhe shijojmë glikotë e ëmbla, ajo i thotë të birit të na çonte te shtëpinë e Bubulinës. Hyra në një sallë të madhe të rrethuar me mindere.

Zoti Niko Boboli, djali i Bubulinës, mbante një veshje të banorëve të këtyre ishujve: fesin, një xhaketë të shkurtër, pantallona të mëdha blu e me shumë pala dhe një brez të kuq në mes. Edhe gruaja e tij ishte e veshur me kostumin e ishullit. Koka e saj ishte pështjellë me një shami të ngjyer lehtë në të verdhë e të kapur në mjekër, të dy cepat e së cilës i ishin lidhur nga pas.

Boboli më premtoi se do të vinte në Athinë dy ditë më pas, për të më treguar për jetën e nënës së tij si dhe të më sillte që të shikoja kafkën e saj. I ati, i cili ishte vënë në shërbim të Rusisë në fushatën ushtarake të 1812.

Meqë kishte shumë pasuri, sulltani e kuptoi se vdekja e tij do t’i krijonte rastin që të vinte dorë mbi pronat e tij, por vejusha e tij Bubulina, shkoi t’i mbronte të drejtat e saj në Konstandinopojë, ku ambasadori i Rusisë, konti Stregonof, një diplomat shumë i shquar, të cilin e kam njohur në Petërsburg, e mori atë në mbërritje.

Kur u kthye në Specia, Bubulina nuk gjeti qetësi. Marinarët e Spesias dhe Hidrës, shumë të bindur në det, në tokë ziheshin mes tyre, duke treguar kështu origjinën shqiptare. Gjaku i nxehtë i shqiptarëve, i çonte ata në zënka të përjetshme. Dhe Bubulina nuk ishte më pak se bashkëpatriotët e saj në këtë drejtim.

Edhe ajo u ngatërrua në grindjet e tyre, duke marrë armët për të mbrojtur miqtë e saj. Qeveria turke e thirri përsëri në Konstandinopojë. Por ambasada ruse e mori sërish në mbrojtje.

Në Specia flasin “arvanitka”, pra shqip, gjuhën tonë-, shkruan Michael de Greece përmes gojës së Laskarinës.

“-Në fakt nëna, ati im dhe unë ishim grekë pa qenë të tillë. Ishim grekë pa qenë të tillë. Ishim grekë me shpirt e me zemër; me fe dhe me ideal, dhe sigurisht grekë të sakrificës, sepse ne jepnim dhe jetën tonë për Greqinë, por jo grekë nga gjaku, sipas historianëve puristë.

Unë jam një arvanitase, me një fjalë, shqiptare. Që prej kohësh tepër të largëta, raca jonë ka pasur emra të ndryshëm. Vallë jemi pellazgë, ilirianë? Mos vallë gjuha jonë vjen dretpërdrejt nga sanskritishtja siç pohojnë ekspertët?

Di vetëm se ne kemi ardhur në Ballkan që prej mijëra vjetësh dhe jemi shpërndarë nëpër koloni, pothuaj ngado nëpër Greqi. Hidra është shqiptare. Specia po ashtu”./ ObserverKult

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In