• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Kur Sali Berisha i vë zjarrin edhe slitës së Babagjyshit

10/12/2020
in Blog
A A
Kur Sali Berisha i vë zjarrin edhe slitës së Babagjyshit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Carlo Bollino

Si do të ishte protesta e sotme nëse mijëra të rinj do të ishin ulur me orë të tëra para Ministrisë së Brendshme, në heshtje, pa thënë asnjë fjalë, secili me një qiri në dorë, duke shfaqur vetëm fotografinë e Klodjan Rashës?

Si do të kishte reaguar qeveria nëse një turmë e të rinjve pa një parti pas tyre do të kishte përmbytur derën dhe shkallët e Kryemistrisë me kurora dhe qirinj në kujtim të Klodjan Rashës, duke mbushur ndërtesën me një lumë mesazhesh dashurie?

Kurrë nuk do ta dimë, sepse u ndëzën shashkat në vend të qirinjve, sepse fotografia e Klodjan Rashës shpejt u shkel nga vetë demonstruesit dhe në vend të luleve u hodhën gurë dhe çadra dhe çfarëdo sendi që ata militantë të partisë kishin nëpër duar. Nuk kishte idealistë të rinj për të udhëhequr protestën, por Sali Lushaj dhe djali i tij, Stresi, ndërsa ushtria e tyre e zemëruar u vuri flakën pemëve drerët plastikë dhe slitën e Babagjyshit të vendosura në trotuare për të zbukuruar qytetin.

Ajo që pamë sonte në Tiranë nuk ishte dhimbja qytetare për vdekjen e padrejtë të Klodjan Rashës, por zemërimi i zakonshëm politik i shprehur nga ata që gënjejnë veten e tyre duke menduar ende qe mund ta rrezojne qeverinë duke përdorur dhunën.

Në fillim në shesh kishte edhe të rinj normalë, ata të shëndetshëm dhe të indinjuar, ata që u përpoqën të vepronin si një mur kundër barbarëve që në vend të tyre thjesht donin të thyenin, digjnin, shkatërronin. Përfundimisht krahu i moderuar i sheshit, si gjithmonë, duhej të tërhiqej dhe para policisë mbeti grupi i zakonshëm prej pak qindra huliganësh të gatshëm për të bërë luftë guerile, që në vend të maskës anticovid, kishin atë të keqbërësve.

Zjarri i vendosur kudo, i cili mund të vështrohej pas reve të gazit lotsjellës, mban vulën e pangatërrueshme të bëmave të Sali Berishës dhe piratëve të tij. Këmbëngulja përpara radhëve të policisë mban vulën e zemërimit dhe të vendosmërisë së Ilir Metës dhe krahut të tij të armatosur. Të dy janë fajtorë për zhytjen e të gjithë opozitës në humnerën e përbuzjes popullore. Sepse nuk ka asnjë shqiptar qytetar, dhe ata janë shumica, të cilët nuk mund të durojnë më skenat e dhunës urbane të shkaktuara nga uria për pushtet.

Kohët kanë ndryshuar por Berisha, Basha dhe Meta nuk e kanë kuptuar. Dhe kështu, ndërsa ata u përpoqën me një pretekst tjetër për të sulmuar ndërtesën e qeverisë, duke arritur vëtëm të shuanin zbukurimet per Vitin e Ri të mbetura të pambrojtura, Edi Rama nga Shtetet e Bashkuara njoftoi marrëveshjen me gjigantin farmaceutik Pfizer për të marrë vaksinat anti-covid për Shqipërinë që nga muajt e parë të vitit të ri.

Dy muaj para votimit. Janë dy botë dhe dy vizione të kundërta, ndoshta të dyja mënyra propagande. Por Rama e përdor atë për t’i bërë njerëzit të harrojnë gabimet e tij, ndërsa opozita, edhe një herë tjetër, arriti t’i bëjë njerëzit të harrojnë arsyet e saj. Në fund të ditës askush nuk e mban mend pse nisi protesta, por të gjithë do të kujtojnë se kush janë Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilir Meta dhe se si kultura e tyre e hakmarrjes dhe dhunës nuk ka ndryshuar ende.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In