• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Kur edhe ky është profesor! Agron Gjekmarkaj “mahnitet” nga Voltana Ademi: Ka temp luftarak dhe bisedon ngrohtë! Gratë e PS e kanë zili dhe janë bërë nervoze

21/04/2020
in Blog
A A
Kush po luan me Shkodrën?!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agron Gjekmarkaj ka bërë një shkrim ku tregon se është mahnitur nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi.

Ai i thur një sërë elozhesh Ademit, duke përdorur edhe disa figura letrare për ta krahasuar.

Gjithashtu, analisti shprehet se ajo ka temp luftarak dhe se gratë e Partisë Socialiste, sipas tij e kanë zili.

Gjekmarkaj në shkrimin e tij në Panorama, thotë se Ademi nuk është si kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo që të bëjë propagandë.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Ndonëse e gjithë jeta sociale u mbyll në shtëpi, propaganda e qeverisë zuri kupën e qiellit, duke futur në mullirin e saj imazhin e Shkodrës dhe të kryetares së bashkisë. Gjithkush me kujtesë të packatun harrese e kujton sesi atje votimet moniste të Edi Ramës dolën më lakuriq se ai vetë në një resme të azdisur ashiku, vite më parë ranishtave të Francës tek lëpihej nga rrezet e ndezullohej hareje.

Shkodra u karantinua në shtëpi më 30 qershor të një viti më parë, teksa kandidati i Kryeministrit kthehej nga kishte ardhur i zënë në kurthin e ligjit të dekriminalizimit dhe të së kaluarës së tij, që e pat krypur si i kishte dashur zemra e hoveve djaloshare. Qyteti, i cili nuk është joshur kurrë nga asnjë ofertë e së majtës, as nga retorika e Ramës me Hilë Mos e Gjergj Fishtë, nga frika e pushtetit jo e jo, nuk begenisi t’i ndryshojë shijet e veta politike asnjëherë, i ka mbet eshkë në zemër “Odiseut” të Rilindjes. Po kaq, tempi luftarak i zonjës Voltana Ademi dhe mosimpresionimi nga përdorimi i Prokurorisë dhe banditëve ndaj saj asokohe e bën nervoz me gratë e Partisë e Qeverisë, të cilat trishtohen për trishtimin e tij, gëzohen për gëzimet e tij dhe qajnë nga qortimet e tij, po veç kaq.

Tani ia behu dushmani i vockël nga Kinë e largët me emrin Covid-19, tipike për një agjent sekret si emërtesë. U përhap ai kudo nëpër Shqipëri, aq sa çka bërë ymër Zoti, ku më pak e ku më shumë dhe pak më vonë ia behu në qytetin e veriut për të krijuar një novelë të re. Një plojë e madhe shpërtheu në Tiranë. A thua se shkodranët nuk janë njerëz si të tjerët?! A thua se ata nuk e kanë të drejtën e fatit të keq për t’u sëmurur si të tjerët?! A thua se ata janë fajtorë dhe e bëjnë me dashje për të dëmtuar Edi Ramën?! A thua se Aldo Bumçi, i veshur tebdil si shofer taksie me kasketë mbi krye dhe i porositur nga opozita, ka shkarkuar një thes më viruse në piacë të Shkodrës për të helmatisur miletin? Pandehma, hamendësime, shpifje, akuza, teori nga gjeneralët e deri të kapterët e agjitpropit qeveritar mbushen ekranet dhe mediat online.

U hiqej shkodranëve ajo që ata e kanë pasur më shumë se të gjithë të tjerët, qytetaria dhe edukata sociale, edhe kur ndokush tjetër flinte me dhinë ngjitur gërxheve. Cilësoheshin pothuaj si injorantë e mish për top, paçka se të gjithë proceset e mëdha kulturore, gjuhësore e kombformuese ishin mbrujtur në atë zonë që njihet si gropa e Shkodrës. Po ku i dinë të gjorët ato subjekte motmotesh të zënë me adhurimin e “Skënderbeut e Odiseut” të shkrirë në një.

E mbi të gjitha, akuzohej Zonja Ademi, e cila nuk sillej si Subashi vetulltrashë e ngrysur i Fierit apo Zigur Leli i Vlorës, Pandeli Filo i Korçës, të cilët një e dy falënderojnë Kryeministrin e Zotin për vënien tërbiet të koranavirusit. Ajo u rrëzoi propagandën e koronës, duke dëshmuar që në të vetmin vend ku kontrolli i qeverisë nuk është i plotë, kurba e virusit është një tjetër. Në Shkodër, drama e koronavirusit është shfaqur e plotë se atje e vërteta nuk u mbulua dot. Mërzi shkaktoi ekspozimi i saj! Plasi Ademi t’u u thanë se nga Hani i Hotit hyn një dynja e tërë e askush nuk merr masa, që testime bëhen pak, oh sa pak, që Policia nuk ndërhyn në përputhje me gjendjen e jashtëzakonshme, se diskriminimi në shpërndarje ndihmash bërtet me të madhe.

Një ditë, si “shtatë herë pika”, në Shkodër shkeli ministri i Brendshëm, i cili me shumë mundim gjuhësor këlthiti disa fyerje irrituese dhe u kthye në Tiranë, i bindur që ia kishte bërë zemrën mal shefit të tij.

Po ashtu nuk qe e thënë. Juri Kim qe vran e kthjellë mbi këto hone, bisedoi ngrohtë me Voltana Ademin, siç u pa nga deklaratat për shtyp. Ministri u zbyth e kafshoi gjuhën. Iu desh të bënte kurban Çesk Milljen e ngratë, mikun e vjetër të vetin, prefektin, i cili kishte zbatuar atë thënien humoristike “se komunistët e Shkodrës janë ma demokratë se demokratët e Skraparit”, me një mesazh në “Whatsapp”, ku e akuzonte për mungesë lidershipi me gjasë, duke çuar Lamellarin si turist. Shkodra i duhet qeverisë si tabelë qitjeje për të shkarkuar aty të gjitha dështimet e veta, kryetarja legjitime e qytetit po aq, me tahmahin e pastër për të bërë opozitën bashkëfajtore në menaxhimin e pandemisë. Kjo është një tjetër dëshmi për të gjithë koleksionistët e tyre sesi Rama dhe aparati i tij komunikativ nuk kursejnë asgjë dhe askënd për të mbuluar me gënjeshtra lakuriqësinë e fakteve”, shkruan Gjekmarkaj.

Share215Tweet134


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sa shpejt kaluan! 35 vjet pa një nga ikonat e skenës dhe ekranit, aktorin korçarë Thimi Filipi

Sa shpejt kaluan! 35 vjet pa një nga ikonat e skenës dhe ekranit, aktorin korçarë Thimi Filipi

01/07/2025
In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

28/06/2025
Gëzuar edhe 100 vite të tjera  Rajmonda Aleksi!

Gëzuar edhe 100 vite të tjera Rajmonda Aleksi!

28/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In